Rihapja e garës për KLGJ, Gjykata e Lartë: Asnjë gjyqtar s’aplikon

August 27, 2018 15:44

Rihapja e garës për KLGJ, Gjykata e Lartë: Asnjë gjyqtar s’aplikon

Gara për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor ka një javë që është rihapur, por deri më tani asnjë gjyqtar nga Apelet e Rretheve nuk ka aplikuar.

Administrata e Gjykatës së Lartë, e cila më 22 gusht rihapi garën, konfirmon për Report Tv se nuk ka asnjë garues.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili me Reformën në Drejtësi zëvendëson KLD-në, përbëhet nga 11 anëtarë.

Nga 10 anëtarë mungon një, pasi gjyqtari i Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva u shkarkua nga Vetting-u duke e lënë vendin vakant.

Të drejtën për të garuar për vendin në fjalë e kanë gjyqtarët e Apelit të Vlorës, Shkodrës, Korçës, Durrësit, ndërsa ata të Tiranës nuk mund të kandidojnë pasi e kanë përfaqësuesin e tyre në këtë këshill.

Afati i fundit i aplikimit për gjyqtarët e Apeleve në rrethe është data 6 shtator.

Operacioni i Vettingut për të pastruar sistemin e drejtësisë nga ata që konsiderohen si të papërshtatshëm, rezulton se ka bllokuar edhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED).

s.a/dita

August 27, 2018 15:44
Komento

7 Komente

  1. Drejtesi alla berishiane August 27, 16:25

    Kjo tregon se kane frike se jane te korruptuar.
    Sillni gjyqtar nga jashte ti kalojne ne site te gjithe hajdutet.
    Per nje ndeshje futbolli kerkohen gjyqtar nga jashte per keto ceshtje jetike nuk ndihet njeri.

    Reply to this comment
  2. ZULLUMI August 27, 16:48

    merni magjistrate te rinj me rezultate max. ska nevoje per eksperienca plepash…..

    Reply to this comment
  3. Olimpia August 27, 17:00

    Zgjidhja ideale …jo investime por 500 gjyqtare dhe prokurore nga BE..te paguar nga BE per 10 vjet.Dhe cdo gje mbyllet ne favor te shqiptareve dhe humbje te politikaneve dhe oligarkeve.

    Reply to this comment
  4. KORÇARI August 27, 21:14

    Kuptohet lehtë se sa të “PASTËR” JANË LEGENAT QË DUAN TË QUHEN GJYKATËS.
    ..

    Reply to this comment
  5. SS August 28, 10:09

    pse nuk vini ate k/sekseren MARSIDA XHAFERLLARI QE SLA KORRUPSION PA BERE……

    Reply to this comment
  6. Bureto August 29, 12:41

    Mund te kete edhe ndonje marreveshje e heshtur, qe te bllokojne ose te shtyjne sa me shume Reformen. Djajte punojne.Prisni deri me 6 shtator, pastaj organizoni nje short ku te zgjidhen 3 nga gjithsejt numri i gjyqtareve te Apelit te rretheve qe nuk besoj sa jane me shume se 20-25 te tille. Ata qe do te dalin nga shorti t’i neneshtrohen vettingut dhe ai qe kalon vettingun te plotesoje numrin 11. Deri sa Reforma eshte unike ne Europe, sado te afte te kene qene ata qe e hartuan, nuk mund te parashikonin edhe te tilla mistrecelleqe shqiptare. Problemi do zgjidhje, dhe nese kjo menyre eshte ligjerisht korrekt, atehere edhe kjo mund te perdoret dhe jo vetem per kete rast.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*