Rikonfirmimi i mandatit të Ramës duhej të qe bërë qysh në 2013-n

Arben Duka March 7, 2016 11:36

Rikonfirmimi i mandatit të Ramës duhej të qe bërë qysh në 2013-n

Në fakt jam me Blushin,
dhe po e mbështes,
por Rama mandatin,
s’mund ta lërë në mes!

Unë gjithnjë mundohem,
të jem i përpiktë,
që sot me Statutin,
është në kontradiktë!

Para nja dy vjetësh,
kur u mbyll sipari,
quhej i rizgjedhur,
edhe kryetari!

Teorikisht,
kjo s’përbën skandal,
po duhej të bëhej,
dhe akti formal!

Duhej qysh aherë,
kongresi të mblidhej,
dhe të thosh-se Rama,
nuk kish pse rizgjidhej!

Nuk kish pse vazhdonte,
hiq e mos këput,
duhej që të shtohej,
pika në statut!

Kur e majta kapi,
një super fitore,
parti e statut,
u lanë krejt pas dore!

Nëse do qe bërë,
një kongres jashtë radhe,
nuk do ishte sot,
kjo çështje e madhe!

Një pikë që mungon,
nuk interpretohet,
dhe sot si një bisht,
nuk mund që të shtohet!

Duhet-apo s’duhet,
që të rivotohet,
me interpretim,
nuk mund të kalohet!

Në të gjithë PS-në,
po ndjek sot zhvillimin,
dhe s’besoj që Rama,
ka frikë konkurrimin!

Ai një fitore,
prapë e ka garant,
ndaj s’kuptoj pse është,
sot kaq arrogant?!

Në favor të tij,
do jetë rezultati,
ndaj nuk e kuptoj,
ç’është ky lloj inati?!

Ai s’e pranon,
konkurrimin sot,
se mendimin ndryshe,
nuk e honeps dot!

Sot PS-ja ka,
ngjallje të vërtetë,
është një lumë që rrjedh,
nuk është një kënetë!

PS-ja po rritet,
kjo është gjë e mirë,
po ka shumë probleme,
me fjalën e lirë!

Dhe për mua është,
në ditë kiameti,
kur një hapësirë,
s’ka as deputeti!

Kur as deputetët,
s’mund të flasin dot,
them se gjithë të tjerat,
janë përralla kot!

Arben Duka March 7, 2016 11:36
Komento

11 Komente

  1. BLACK SWAN March 7, 16:34

    per nder te partise ,sot te lexova me vemendje
    2 here e lexova dhe asgje nuk mora vesh ….se ne fakt dhe kur e marr vesh ,jam gjithmone dakort me kete ….
    nuk ka dale as biroja e komentuesve ,te me spjegoje ndonje gje 😛
    tani ti mbeshtet Blushin dhe Rama mandatin nuk mund ta leri ne mes ?? ti si tip birbo me je dukur gjithmone ,po kaq hapur nuk kishe dale
    ne 2013 korret vertet fitore ,aaaa partia me 99.99 % i ka fituar gjithmone votat ,sidomos kur ha ngjala ,po pr ngelet cfare beret me ate fitore …Blushi kete po thote
    Rama nuk ka frike konkurrimin ,por se lejon ate ??
    kjo me coroditi fare
    ore je mire nga mendja ti ?
    Ps po rritet po ka pr me fjalen e lire ??
    kjo duket si raportim nga dr i burgut …realizuam pllanin e te burgosurve me 150% …si kongreset cdo 5 vjecar
    zbulim i armikut te kllases ahahahahhaahha ti me gajas

    Bejtexhiu , partia jote nuk eshte nje kenete , eshte nje mocal i qelbur shushunjash ,gjakpires jeni !
    ti dhe garda e vjeter e PS , beni gabim qe e mbeshtesni ate proletrarin , eshte totalisht i paafte
    degjo mua ,ai dhe Koqo duan pushkatim !
    hall i madh ju ka zene , semure shume jeni ,2017 do ju ngordhi perfundimisht ,nga pushteti dmth …pastaj merruni me kryetaret ,por me gjasa nga 2025 e ndiqni Ramen [do e blej Veliaj,do bej ca lek ne bashki]
    …..se ateher do jemi lodhur me Lulin
    te thashe ne 2013 kendo kengen “Lumi qe mori Vunone …he te thashe ….s’doje te kendoje …kerce tani 😛

    Reply to this comment
  2. N.VJOSA March 7, 17:22

    E Zeza Sorrë Black!…
    I mbeti Goja hapur…
    Po pret si Dhelpra , ti bien Koqet Rames, por ato i tunden dhe i shkunden , por Saliut dhe ty Sorre nuk te bienë qe nuk te biene ne goje…
    Ha më mire nje Ngjale, se me duket se te kashka shkuar mendja keq …Me sa duket, ai Merhumi qe ke nuk eshte izoti te te bej tegel … apo je shume e uritur?!…
    Partia Socialiste eshte nje Det i Madh dhe njelloj si Deti i nxjerr Levozhat ne breg, nuk i mban brenda…Ja do ta shohesh dhe ne Kongres, se çfare votbesimi do ti jape Ramës…
    Dhe ma sa duket , PS, keta Karieristat i ka shume qef , diskretiton sa ua mer frymen…
    Dhe per çudi, jane nga ata qe u fillon emri me K…
    Kaçi zi…Kiço Koqja, Karabushi, Kurva…
    Te them te drejten kete koment desha ta bej me poezi, se Kaçi, Kiço Koqja Karabushi, dhe K… Si ty, te japin shume dore, jane të pershtatshem si rimë…
    Natyrisht , duke perdorur si Refren Sali K…,
    Aman aman çfare poezie rimuar del…,!!!!
    …por ka kohe, heren tjeter…
    Me Duken, mos e kruaj shume se ta ka kenduar nje here dhe besoj nuk perton ta kendoje prapë…
    Rrofsh o Sorre, se na na nxit humorin dhe fantazine, por humori yt eshte Humor i zi…me sa duket gjendja jote po keqsohet pa kthim dhe kam frike se as keta nxenesit e zellshem te Frojdit nuk te bejne dot derman…
    Ti vazhdo fantazo, SekretariAmerikan i Shtetit dhe Zyrtarja e larte e EU-s, z. Mogerini, thane fjalet me te mira per Qeverine e Rames…por …
    Perroit tend Psiqik dhe atij te Saliut nuk u ben dot derman Robi, ndoshta Zoti po…
    Po arrini fundin, ose siç thone ne Vlore, keni marrë Kum tek Bova, te Uji Ftohtë…

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 March 15, 10:29

      o neti një gjë nuk kuptoj unë mor shpirt!!flas për ato që shkruan ti!!
      çfar të bën që ulëret e shkumon kundër zbatimit të rregullave brënda partisë që ti simpatizon??
      nuk i di qëllimet e blushit.ti i quan karrieriste!?që për mëndimin tim është një idiotësi!!
      karrierën duhet dhe e bëjnë të gjithë!!karriera është motori i lëvizjes së politikës,për këtë rast!karrierë ka bërë dhe i mbrojturi tënd!!ai për të cilin ti po shkumon!!ramën nuk e polli aneta në karriken e kryetarit,por duke i ngjitur shkallët 5 e nga 5 u bë kryetar!!kështu që dhe të tjerët kanë të njëjtën të drejtë!!megjithëse po i ngjisn shkallët një e nga një!!
      përse çdo gjë e lidh me saliun??çlidhe ka saliu me zgjedhjet në PS?
      kjo që po bën rama është e gjitha në favor të salitu dhe jo ajo që thotë blushi!!
      neto nuk e di përse të leverdis kaq shumë diktatura??ke 20 vjet në austri,jeton i lumtur në demokraci dhe kërkon të na lësh në diktaturë ne në shqipëri!
      po si mor net ke jetuar në diktaturë,njohe në kurriz diktaturën e proletariatit,diktaturën e “demokracisë”,atë islamike po e shikon në turqi,përse të pëlqen kjo e palloshit të tironës??
      vetë duka po ta thotë troç në pes strofat e fundit!aq fortë sa të shpërthen koka!!bile më rëndë se gjoja e zezë!përse nuk e quan atë zëdënës të saliut??
      përse mor njerëz nuk shkëputeni dot nga zgjyra juaj??përse!!
      demokracia në parti,PS,PD a YZH qoftë nuk i prish punë askutjt!!ajo vetëm mirë bën!!vetëm përfitim kemi ne si njerëz!!demokracia është liri!
      diktatura,autokracia janë dhunë janë mashtrim ajnë gënjeshtër!!
      askush nuk përfiton,jo vetëm ne që dot ë shtypemi por dhe vetë shtypësit nuk ftojnë dhe ata janë të dhunuar nga vetja,dhunohen kur nuk kanë më fuqi nga dhunuesi i radhës,ndonjëherë dhe nga populli!!
      hapi sytë or njeri dhe mos u kacafyt si kalamajt e lagjeve!!kot më kot!pa asnjë përfitim!!
      duhet të kesh lindur me shpirt demokrat,dhe jo të jetosh në një vënd demokrat për të qënë i tillë!!
      ti je një nga shëmbujt!!nuk ke mësuar asgjë në vitet e jetës në austri!!

      Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 March 15, 14:42

      neti një gjë nuk kuptoj unë mor shpirt!!flas për ato që shkruan ti!!
      çfar të bën që ulëret e shkumon kundër zbatimit të rregullave brënda partisë që ti simpatizon??
      nuk i di qëllimet e blushit.ti i quan karrieriste!?që për mëndimin tim është një idiotësi!!
      karrierën duhet dhe e bëjnë të gjithë!!karriera është motori i lëvizjes së politikës,për këtë rast!karrierë ka bërë dhe i mbrojturi tënd!!ai për të cilin ti po shkumon!!ramën nuk e polli aneta në karriken e kryetarit,por duke i ngjitur shkallët 5 e nga 5 u bë kryetar!!kështu që dhe të tjerët kanë të njëjtën të drejtë!!megjithëse po i ngjisn shkallët një e nga një!!
      përse çdo gjë e lidh me saliun??çlidhe ka saliu me zgjedhjet në PS?
      kjo që po bën rama është e gjitha në favor të salitu dhe jo ajo që thotë blushi!!
      neto nuk e di përse të leverdis kaq shumë diktatura??ke 20 vjet në austri,jeton i lumtur në demokraci dhe kërkon të na lësh në diktaturë ne në shqipëri!
      po si mor net ke jetuar në diktaturë,njohe në kurriz diktaturën e proletariatit,diktaturën e “demokracisë”,atë islamike po e shikon në turqi,përse të pëlqen kjo e palloshit të tironës??
      vetë duka po ta thotë troç në pes strofat e fundit!aq fortë sa të shpërthen koka!!bile më rëndë se gjoja e zezë!përse nuk e quan atë zëdënës të saliut??
      përse mor njerëz nuk shkëputeni dot nga zgjyra juaj??përse!!
      demokracia në parti,PS,PD a YZH qoftë nuk i prish punë askutjt!!ajo vetëm mirë bën!!vetëm përfitim kemi ne si njerëz!!demokracia është liri!
      diktatura,autokracia janë dhunë janë mashtrim ajnë gënjeshtër!!
      askush nuk përfiton,jo vetëm ne që dot ë shtypemi por dhe vetë shtypësit nuk ftojnë dhe ata janë të dhunuar nga vetja,dhunohen kur nuk kanë më fuqi nga dhunuesi i radhës,ndonjëherë dhe nga populli!!
      hapi sytë or njeri dhe mos u kacafyt si kalamajt e lagjeve!!kot më kot!pa asnjë përfitim!!
      duhet të kesh lindur me shpirt demokrat,dhe jo të jetosh në një vënd demokrat për të qënë i tillë!!
      ti je një nga shëmbujt!!nuk ke mësuar asgjë në vitet e jetës në austri!!

      Reply to this comment
  3. N. March 7, 18:44

    O Dita,
    Me shume respekt per ndjeksit tuaj!
    Te pakten thoni arsyen e refuzimit te komentit , qe te mos harxhojme kohe kot!…
    Kur botoni kete paçauren ketu me lart, te pakten merr i mundimin te sqaroni, ne respekt te Lexuesit!…

    Reply to this comment
  4. Bilbil Sulovari March 7, 19:35

    Ju petshendes z. Duka ,gjithmone kenaqèsi dhe frymezim,per te gjithe me perjashtim te fekaleve te zeza qe nuk vlejne as per te pleheruar ato qe gjoja mbjellin ……Te pershendes edhe ty z. Neti por mos i ngacmo sorrat te qukasin ne te zezat e jashteqitjes kombit ne perditesine e saj.

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN March 7, 23:01

      Bilo
      qafsha partine ,ti mos na hyj ne mes . aaaaaaaaaa me mua dhe Netin nuk ke pune .mos shiko cfare me shkruan keshtu ,po thelle ,thelle me do me shume nga te gjithe
      ka nja 6 vjet qe vetem mua me shkruan , poezi nga ato qe ta heqin kapakun e kokes dhe te wc
      po ti per te miren tende ,qendro jashte ….jam nje e keqe e domosdoshme ,do fillosh dhe ti te merresh vetem me mua …mos me lexo me ,kaq kisha 😛

      Reply to this comment
  5. katarakti March 7, 21:10

    Blushi ka plotesisht te drejte. Rama eshte nje karabush kokebosh qe i ka hypur vetja ne qef. Ndermjet Rames dhe Blushit une mbeshtes 100 here Ramen, por kjo nuk me pengon te them se ai po ben perseri gabimin e rradhes. Dhe gabime deri me tani ka bere jo pak.Psh a ka njeri te me thote se kush e transformoi PS-ne sot ne as te majte dhe as te djathte?! Ose pertej se majtes dhe te djathtes?! A mund te me thote njeri se perse qeveria e sotme “rilindase” eshte e mbushur me njerez pa reputacion, pa dinjitet, pa aftesi dhe pa autoritet?! Si spjegohet qe lugati i Viçidolit ben ligjin ne parlament, megjithe krimet dhe shkaterrimet qe ka bere dhe gjasme socialistet rrine si mut?! Si erdhi kjo dite qe i çmenduri i Viçidolit i akuzon sot paralamentaret socialiste si hajdute dhe te kriminalizuar?! Kush e ka fajin per te gjitha keto?! Blushi?!

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN March 7, 23:13

      i nderuari kapter Katarakti
      do te spjegoj nja dy gjera dhe ty ,se kam hall se ngelesh ….kapter
      teza “pertej te majtes e te djathtes ” do behet gjithmone dhe me e forte ne kohet qe do vijne , para syve e keni pasur ,por pak e kuptojne qe politika nuk ka te majte ,e aq me pak te djthate ,politika e jone ka vetem autokrate dhe zaptues karrigesh ….u be Kaqi demokrat
      me pak fjale ,zboristet ,kapteret , kokepalaret ,jane lodhur me kahe politike ,duan thjesht shtet ,
      nje cop buke dmth ,se shtet nuk beheni me
      dhe nuk eshte ide e keqe kjo e piktorit , ju bunkeristet duhet dhe te mesoheni qe duhet votuar programi ,njeriu i paster ,me moral ,me shkolle ,mundsisht jo tutor e pistolier .Piktori keshtu ne teori e thote ,por ne praktike kesaj i thone modifikim te kodit zgjedhor ,lista te hapura e ka shume pune
      dhe une nuk po dua te te bej me dhimbje koke ,se aq tru ke ,por ne fakt ,kjo na duhet
      ja psh nqs ti i heq flamurin e antikomunizmit Sales ,iku ai ,vdiq . …ja si ty pa bunker ,si Bejtexhiu pa enferr
      ndjese ,se u zgjata ,por besoj se do degjohet me shume ,ndoshta jo me keto fjalet e mia popullore
      qe ju prekin telat e zemres juve
      por ama duhet vertet dicka
      Pertej te majtes e te djathtes !

      Reply to this comment
      • shqipe March 8, 12:25

        E dashur Love,apo Black!

        Ne me pene ti me kthetra
        Jemi larg’ e dshur shtrige!
        Ti me llafe ne me vepra
        T’i ngritem kembet ne big!…

        Andaj, mos na qaj hallin
        Ne gjithnje t’a demi hipur!
        Shatedhjet’ e pese vite,
        Qe na ke persiper…

        Edhe ne zgjedhjet qe vijne
        S’fiton ti,as Sal mandata.
        Bora zbardh e rron me gjate
        Ku eshte maja,me e larta!

        Vazhdoe o Love, vjelljen…
        Shpif, o pordh’ e asaj porte…
        Qe nga sot, s’t flas ne emer
        Do te flas vec “Hanko shkope!”

        Kaq dhe bujrem se te pres
        (Jam i malluar qyqari…)
        Nese me vjen me “Perona”
        Do te vi me gozhde trari…

        Reply to this comment
  6. anticensurë 25642654 March 15, 09:33

    kërkesa e blushit për zbatim statuti nuk është detyrimisht ndërprerje mandati!!
    si duken punët nuk ka asnjë dyshim që rama do të fitojë prap!kështu që mbetet pa diskutim dhe k/ministër!!
    por dhe sikur të humbë si k/partie!?nuk është e thënë që të mos jetë K/ministër!!ashtu si nuk është e thënë që K/partisë të jetë K/ministër!
    me një parti të udhëhequr nga një kryesi e fuqishme vendimet i mer ajo në kolegjalitet dhe jo kryetari si person i përveçëm!!kryetari është zëri i partisë por jo kryesia e aq më pak nuk është partia!!
    sot ne kemi pasur K/partie pa parti!!partia ka shërbyer vetëm si mbledhëse e votave në fushatë dhe asgjë më tepër!!ndonjëherë dhe për tu çuar mish për top,por nuk ka ndodhur shpesh!
    sidoqoftë beo tie e ke shkruar bukur.
    përse rama i shmanget debatit,zgjedhjeve kur,si e thua ti,PS është një lum që rrjedh dhe jo një kënetë që qelbet??
    të jetë thjeshtë egua e të “padiskutueshmit”,e pamë tek berisha për 2 dekada me rradhë?!
    të jetë frika për pazotsinë e tij të lindur!?i pazoti të bëjë asgjë në jetën e tij!!
    të jetë shpirti i diktatorit që ka pasur tërë jetën dhe e ka ushtruar aty ku ka mundur??
    ka shumë arsye që të bëjnë të mendosh se ky K/ministër me të meta të theksuara në respektin e lirisë së individit dhe me prirje ego-autoritariste nuk është personi i duhur për postin që ka!për atë që shpresojmë ne si popull!për atë që kërkojmë ne si popull!!
    nëse në kongres të PS do të kemi ndryshim statuti pa bërë zgjedhje!?
    atëherë mund të themi se ky ja ka kaluar dhe berishës!!
    duhet të presim vrasjet e para të tij!!
    është e vetmia gjë që ka më pak se berisha!!
    sot kemi akoma pak deputetë që arinë të thonë diçka për të!
    nesër a do ti kemi akoma??
    nuk ma merr mëndja!!
    kemi një opozitë që vetëm opozitë nuk mund të quhet!kemi vetëm një njeri që e kritikon brënda partisë së tij dhe një popull tuaf që nuk di se çbën!!
    harrova për pak të shkruaj për elitën e arsimuar që shitet tek blersi i parë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*