Rikonfirmohet në detyrë kreu i Gjykatës Administrative, Eriol Roshi

February 7, 2019 09:12

Rikonfirmohet në detyrë kreu i Gjykatës Administrative, Eriol Roshi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë kryetarin e Gjykatës Administrative Tiranë, Eriol Roshi.

Seanca dëgjimore me Roshin u fokusua te burimet financiare për blerjen e një apartamenti 110 metra katrorë në Tiranë si dhe në një denoncim mediatik mbi mënyrën e hedhjes së shorteve në Gjykatën Administrative të Tiranës, të drejtuar prej tij.

Sipas KPK, subjekti zotëron një apartament me sipërfaqe 110m², të marrë me një kredi bankare. Apartamenti është shitur në shumën 55.500 euro. Gjithashtu gjykatësi Roshi ka makinë të blerë në 2014 6 mijë €.

Ndërkaq përfaqësuesi i ONM ka pyetur Roshin për apartamentet, se si është bërë transaksioni për blerjen e banesave.

“Jo përmes bankës, kanë qenë në shtëpi. Ka qenë dëshirë e prindërve të më përfshinin në apartamentin e parë, por që unë nuk kam paguar”, ka thënë ai.

Në sajë të deklaratës së pasurisë, Roshi nuk ka kryer deklarim të rremë. Po kështu sipas DSIK, është i përshtatshëm për vijimin e detyrës.

Eriol Roshi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe punoi fillimisht në Gjykatën e Durrësit. Në tetor të vitit 2006 ai u emërua gjyqtar në Gjykatën e shkallës së parë në Berat, ndërsa në vitin 2013 u emërua gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Tiranës. Aktualisht Roshi mban pozicionin e kryetarit të gjykatës.

l.h/ dita

February 7, 2019 09:12
Komento

1 Koment

  1. Drejtesia do te behet,doni apo nuke doni ju o mije kenetash. February 7, 15:09

    Ja dhe i nformacioni sensacional;na doli i virgjer gjykatesi qe per nga “zotesia”si refleks i lekeve te piset nendore i grabiti miljona dollare taksapaguesve ,duke i demshperblyer e rikthyer ne detyre ish zyrtare te qeverise se superkorruptuar ne dite e vite,aqe shume sa detyroje Sovranin,USA,e BE-ne te kerkojne me force Reformen ne Drejtesi, Vettingu dhe ligjin e Dekriminalizimit.Dhe ky frut vendim po nga soi i tyre i denoncuar me ze,figure e deshmi te gjalla,sa medjatike,aqe dhe me shume poullore.Turp,marri e bashkefajesi sebashku,qe do te thote nje krim ne vazhdim,qe nuke duhet injoruar,por hetuar dhe ndeshkuar ne sherbim te nje Shqiperie vertete te lire e demokratike dhe nje bote ne progres njerezore .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim