Rikonstruktohet kopshti nr. 39, Veliaj: Kushte edhe për fëmijët me aftësi ndryshe

May 16, 2016 12:15

Rikonstruktohet kopshti nr. 39, Veliaj: Kushte edhe për fëmijët me aftësi ndryshe

Kopshti Nr. 39 në zonën e Shkollës së Bashkuar ka marrë një pamje të re. Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar plotësisht godinën ekzistuese, duke krijuar kushte dhe standarde bashkëkohore për fëmijët që e frekuentojnë atë.

Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili falënderoi sipërmarrësit që iu përgjigjën thirrjes për të adoptuar kopshtet e Tiranës.

“Nuk besoj se ka bekim më të madh për ata që kanë dhuruar diçka për fëmijët se sa të marrësh uratën e gjysheve dhe gjyshërve. Në një vend si Tirana, ku jetojnë një milion banorë, ka mjaftueshëm mundësi për të bërë biznes, për të qenë të suksesshëm, por ka edhe shumë mundësi për të qenë bujarë, zemërgjerë dhe për t’i kthyer diçka mbrapsht komunitetit”, tha Veliaj. Ai bëri të ditur se kopshti Nr. 39 ofron kushte edhe për fëmijët me aftësi të veçanta, duke u krijuar atyre mundësi për të qenë të barabartë me fëmijët e tjerë.

Veliaj te Kopshti nr. 39 (2)“Për herë të parë kemi një kopsht ku fëmijët me aftësi ndryshe ose me sindromën down apo autikë trajtohen nga njerëz të specializuar.

Ne besojmë se të gjithë fëmijët janë të përsosur, është vetëm çështje mundësish dhe ndihme. Duke krijuar kushte dhe grupe të veçanta për fëmijët që kanë nevojë për më shumë kujdestari dhe asistencë, kemi sjellë një model të ri në qytetin e Tiranës”, shtoi kryebashkiaku Veliaj.

Ai ka rikonfirmuar edhe njëherë vendosmërinë e tij për të mbajtur premtimin e dhënë për të rikonstruktuar të gjitha kopshtet e Tiranës brenda këtij viti.

May 16, 2016 12:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim