Rikthehen reshjet e borës në verilindje

Redaksia Online January 12, 2013 08:59

Rikthehen reshjet e borës në verilindje

Rikthehen reshjet e borës në verilindje të vendit. Pas mesnatës së të premtes, në qarkun e Kukësit kanë nisur reshje bore me një intensitet të ulët. Sipas banorëve të qyteteve Kukës, Has dhe Bajram Curri, reshjet e borës vijojnë në lartësitë malore, ku trashësia është 10 cm.

Por pavarësisht se bora vijon të bjerë, rrugët në zonat malore janë ende të kalueshme. Në disa prej akseve që kalojnë në lartësi të mëdha këshillohet përdorimi i zinxhirëve nga drejtuesit e automjeteve. Kështu, për shkak të shtresave të akullit dhe borës që i mbulon, këshillohet përdorimi i zinxhirëve në akset Kukës -Qafë Prush, Kukës – Krumë, Krumë – Bajram Curri, Bajram Curri – Qafë Mali.

Ndërkohë, autoritetet lokale bëjnë të ditur se të gjitha komunat rezultojnë të lidhura me qendrat e qyteteve, me përjashtim të komunës Arrën në Kukës, e cila është e bllokuar prej disa javësh.

 

Redaksia Online January 12, 2013 08:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*