Rikthehen reshjet intensive, Bashkia e Tiranës thirrje qytetarëve

November 25, 2015 09:21

Rikthehen reshjet intensive, Bashkia e Tiranës thirrje qytetarëve

Janë rikthyer reshjet intensive thuajse në të gjithë vendin, ndërsa sasia më e madhe pritet të bjerë në pjesën qendrore dhe jugore të vendit.

Kjo shton rrezikun për të tjera përmbytje. Situata pritet të jetë e vështirë edhe në Tiranë, e disa rrugë pritet të bllokohen gjatë ditës, ose qytetarët duhet t’i shmangin ato. Bashkia e Tiranës bën me dije se ka marrë të gjitha masat për të patur nën kontroll situatën.

Bashkia e Tiranës këshillon qytetarët që të minimizojnë lëvizjet e tyre ditën e sotme, për të shmangur trafikun e rënduar që mund të krijohet për shkak të rreshjeve, si dhe bllokimin e rrugëve.

Për të lehtësuar transportin e qytetarëve, Bashkia e Tiranës u ka kërkuar linjave të transportit publik që të shtojnë numrin e autobusëve në qarkullim.

Bashkia e Tiranës ka evidentuar se rrugët më problematike dhe me mundësi më të lartë për t’u bllokuar janë:

Rr. Siri Kodra (segmenti te Frigoriferi)
Rr. Don Bosko
Rr. e Kavajës
Rr. Imer Ndregjoni
Rr. Bardhyl (segmenti ku kryqëzohet me rr. ‘Qemal Stafa’)
Unaza (segmenti ‘Vasil Shanto’ – ‘21 Dhjetori’)
Rr. Myslym Shyri
Rr. e Dibrës

Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin kalimin pranë lumenjve në zonat periferike të Tiranës.

Në raste emergjencash, ju lutemi të kontaktoni Bashkinë e Tiranës në numrin 0800 0888 (nga numrat fiks), Policinë Bashkiake në numrin 04 24 19 465, Zjarrfikëset në numrin 129 ose administratorin e njësisë tuaj administrative.

 

November 25, 2015 09:21
Komento

3 Komente

  1. Kariz Matik November 25, 10:24

    Qeveri fare e papergjegjshme!!! Asnje investim serioz ne sherbim te qytetarit. Asnje nderhyrje ne kanalizime. Tubacione te bllokuara shkarkimi nga vendosja pa kriter e tyre ne qender te Tiranes. Jashteqitjet e qelbesirave po lundrojne si anije me vela rrugeve te kryeqytetit per tu derdhur te Lana e Qelbur e “metropolit”. Bashkiake te paafte qe hiqen gjoja sikur duan te mbrojne popullin nga permbytjet, por nuk pranojne te shpjegojne, se ku perfundojne milionat e marra borxh nga bota. Per dy vjet nuk eshte ndertuar as edhe nje meter rruge. Nje qeveri qe e ka perqendruar vemendjen jo ke ndertimi i nje urbanistike bashkekohore, por ke ngritja e flamureve, ke bandserolat propagandistike, ke bojatisjet e fasadave, shtepive me gjethe, dhe bunkarteve, eshte e destinuar te mbathe opingat. Nje milion shuplakat e 2013-es per dy vjet do kthehen ne dymilion grushta. Gjysmat majtas, e gjysmat djathtas

    Reply to this comment
    • asd November 25, 13:11

      Ke te drejte o miku mire…

      E harrojne miletin,hallet e tij,sepse edhe vet mileti u mesua me to, si sindroma e te burgosurit me qeline…

      Dy tre vite i kalojme me te thene kush e ka fajin,dy tre te tjerat me te thene se si do i bejme…dhe zgjedhje prape…

      Permbytjet po te ishin nje fenomen i ri,hajde se po e pranojme,i paparashikuar…por kur ka kaq vite sa jane harruar fillesat s’ka justifikime…por pergjegjesi…

      Jo pergjegjesi politike si ‘autokritike’…as si LejFen…

      Hapni arkivat e permbytjeve dhe te shpenzimeve te kryera nga taksat tona qe po ngrihen dita dites dhe do te kuptoni sa produktive kane qene…

      Ah sa mire te jetoja ne nje planet tjeter dhe te shikoja poshte sesi shtepite-kuti shkrepse do i merrte Bregu Lumit dhe banoret do te rendnin spitaleve me plevit nga kembet ujrave te bardhe e te zeza dhe kryetarin e bashkise maje kodres se diellit duke tundur flamurin e paqes…me shkerrdhaterine…

      Reply to this comment
  2. fllad November 25, 14:48

    Po prisni o shqiptare, ka radhe puna, ne fillim jane palmat, pastaj parate do shkojne per bunkartet. pastaj per shtepite me gjethe, .. 200 miljone sikur thane?!, pastaj do kemi shpenzime perseri per artin. laboratori i hidronergjitikes ..poshte diges se liqenit mbasi u shurrua 25 vite me rradhe, tani atje mbasi te hidhet beton ( ne betonin e kemi ne vend te ajrit) do “performojne” bythjashte ajka e kombit.

    Prandaj u be reforma ne arsim, te mbyllet universiteti publik qe prodhonte inxhiniere minierash HEC-esh. TEC-esh (ata private prodhojne vetem bythlepirsa social model TIP CILI& Co) sepse tani nuk duhen me. Minierat , HEC-et, TEC-et po jepen me koncension, punojne te huajt doemos, ndersa femijet e shqiptareve mbasi dhane prinderit e tyre gjithe kursimet (shiten edhe shtepite) per piramidat e saliut, tani ti japin per piramidat-universitete private te Piktorit
    Keta duhen varur nga k… deri sa te thahen, por hashashi qe pushteti shperndan me anen e mediave kryesisht elektronike e ka bere punen e vet.
    Te presim qe populli te behet esell..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*