Rikthehen tërmetet, regjistrohen 5 lëkundje të forta në Gjirin e Lalzit

July 15, 2018 15:04

Rikthehen tërmetet, regjistrohen 5 lëkundje të forta në Gjirin e Lalzit

 

Prej dy javësh vendi ynë është përfshirë nga tërmetet të përsëritura.

Pjesa më e madhe e këtij aktiviteti sizmik e ka pasur epiqendrën në Gjirin e Lalzit.

Vetëm ditën e sotme (e diel) janë numëruar 5 tërmete në këtë vend.

Tërmeti më i fortë është regjistruar në orën 12:21 me një magnitudë prej 3.6 ballë të shkallës rihter. Megjithëse më i dobët se ai 5.1 ballë që u ndie edhe në kryeqytet më 4 Korrik, ai raportohet të jetë ndjerë nga banorët dhe pushuesit që ndodheshin në plazh.

Ndërsa më herët, gjatë orëve të para të mëngjesit janë regjistruar edhe 4 lëkundje të tjera në me epiqendër fshatin Kuraten në Durrës, Kashnjet në Lezhë dhe në Delvinë, por me intensitet të dobët, nga 2.1 deri në 2.7 ballë i shkallës rihter.

Deri më tani nuk raportohen për dëme, ndërsa ekspertët bëjnë apel të shmanget paniku.

Sipas tyre, lëkundjet e mëdha kanë kaluar, edhe pse nuk përjashtohet mundësia e tërmeteve më të vegjël në javët në vijim. Prej datës 4 Korrik numërohen mbi 600 tërmete, të përqendruar kryesisht në zonën e Durrësit, Lezhës dhe Fushë Krujës.

Sizmiologu Rrapo Ormeni deklaroi në një bisede telefonike për mediat se nuk ka vend për panik.

“Është një pasgoditje, mbas datën 4 korrik. Këto mund të vazhdojnë me javë. Por kjo ka qenë me intensitet më të lartë. Është magnitudë që ndjehet vetëm në zonën central. Në sezonin veror nuk ka vend për panik, lëkundjet janë rrafshuar dhe nuk kanë intensitet”

Nga 4 korriku e deri më sot, plot 11 ditë, në kryeqytetin e vendit Tiranë por edhe në Durrës regjistrohen lëkundje të lehta tërmeti.

l.h/ dita

July 15, 2018 15:04
Komento

4 Komente

  1. Une... ti... ne te gjithe... July 15, 15:19

    Ne dark, ne dark. Kur te je te gjith neper vilat e lalzi atehere ta bej reafsh

    Reply to this comment
  2. likaderte July 15, 15:29

    Aman jo more, se atje kemi presidentin, e po te vritet ai ku do ta gjejme tjeterin per ta zevendesuar? Keshtu edi rama te ndaloje menjehere termetet se mbeti pa president e pa ish kryeminister, pa llogaritur ketu vasillaqet e paloqet.

    Reply to this comment
  3. Sali bolleku per familien e tij July 15, 17:23

    Duhet rrafshuar ai vend ku jan mbledh njerzit me maskarenj te vendit me hajdutet me kriminelet.

    Reply to this comment
  4. h July 15, 20:11

    Termeti si ndeshkim ndaj mafjozeve,hajduteve,grabitjeve.
    Termeti si vetting ndaj korrupsionit,aleat i te shtypurve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*