Rikthehen testimet për t’u pranuar në Universitet?

May 2, 2015 09:04

Rikthehen testimet për t’u pranuar në Universitet?

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule i ka qëndruar besnik qëndrimit, se ligji i Arsimit të Lartë e shndërron universitetin në jo eficent.

“Varianti para se të kalonte në qeveri është konsultuar me aktorë e universitete të ndryshme dhe së fundi, ditën që ne shkuam ramë dakord dhe nuk gjetëm argument kundër përballë propozimeve tona, dhe fatkeqësisht në qeveri ka kaluar një variant me problem, sidomos në disa pika që janë vërtet shumë shqetësuese”.

Gjatë një interviste për gazetaren Ilva Tare, Kule ka lajmëruar se vitin e ardhshëm akademik do të rikthehen konkurset për në Universitet: “Heqja e Maturës Shtetërore nuk do të rikthejë konkurset. Do kthehet truri në Universitet, një lëndë e parë siç e ka gjithë bota, sepse Matura Shtetërore shkaktoi dëme të mëdha.

Universietet do të hartojnë kriteret si do të pranojnë studentët” Duke iu rikthyer ligjit të arsimit të lartë, që ka zgjuar një debat të nxehtë në rradhëte akademikëve, rektori i Universitetit të Tiranës, u shpreh se “ky ligj ka tashmë shuëm sëmundje dhe se me propozimin e ri jemi përballë një rreziku duke e bërë Universitetin antikushtetues”.

May 2, 2015 09:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*