Rikthehet ‘babai’ i Brexit: Po vonohet ikja nga BE, duhet t’i tregojmë vendin klasës politike

August 18, 2018 16:40

Rikthehet ‘babai’ i Brexit: Po vonohet ikja nga BE, duhet t’i tregojmë vendin klasës politike

Rikthimi i ish-udhëheqësit të partisë euroskeptike UKIP, Nigel Farage, në vijën e parë të politikës britanike konfirmon më së miri udhëkryqin në të cilin ndodhet Brexit.

Simboli i daljes së Britanisë nga BE-ja, Farage u largua nga partia që qëndronte pas referendumit për Brexit, pas rezultatit shokues të këtij referendumi.

Ai ka thënë në një intervistë të dhënë për “Daily Telegraph” të Londrës se, kërkon të sfidojë planin “mashtrues” të kryeministres Theresa May.

Sipas tij, dokumenti i fundit i qeverisë britanike nuk mundëson marrjen e kontrollit të kufijve të saj, të drejtat e peshkimit apo dhe aftësinë për të arritur marrëveshje tregtare me vende të tjera nëpër botë.

Nigel Farage thekson se “tani nuk ka pikë dyshimi se klasa politike në vend dhe aleatët e saj mediatikë nuk e pranojnë rezultatin e referendumit. Ka ardhur koha t’u japim një mësim atyre, një mësim që nuk do ta harrojnë tërë jetën”.

Komentet e Farage vijnë në një kohë kur po fuqizohen thirrjet për një referendum të dytë për marrëveshjen përfundimtare të Brexit, përpara daljes së Britanise nga BE në 29 mars të vitit të ardhshëm.

Sa i takon kryeministres May, ajo ndodhet momentalisht në një situatë të vështirë, pasi një pjesë e partisë së saj konservatore ka dhënë dorëheqjen nga kabineti.

s.a/dita

August 18, 2018 16:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*