Topi: Të sqarohen akuzat për “grusht shteti” në 21 janar

Redaksia Online December 11, 2013 11:27

Topi: Të sqarohen akuzat për “grusht shteti” në 21 janar

Pas një heshtjeje disamujore që pasoi zgjedhjet e 23 qershorit, FRD rikthehet në vëmendjen mediatike. Në një tryezë të mbajtur sot, kryetari i FRD, Bamir Topi, tha se kjo mungesë i ka shërbyer partisë për të reflektuar dhe analizuar vetveten.  Topi tha se analiza është shtrirë në të gjitha degët e FRD në rrethe.

“Sot ky takim konsiderohet takimi përmbyllës i një analize të zhvilluar në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Kemi qenë jashtë vëmendjes së medias për një kohë relativisht të gjatë, gjë që është bërë me ndërgjegje të plotë. E kemi bërë këtë për të demonstruar se përpara se të merresh me të tjerët ke nevojë për të bërë një analizë të plotë të vetes”, tha ai.

Topi tha se FRD ofroi programin më të mirë midis partive politike në Shqipëri.

Topi ironizoi ish-kryetarin e PD, i cili sipas tij po shkërmoq të djathtën shqiptare. Ai tha se para se të dilet me sulme dhe akuza ndaj qeverisë së re, duhet pritur të përfundojë 100-ditëshi i parë i qeverisjes së saj.

“Kali gërmuq i Trojës vazhdon të shkatërrojë të djathtën në Shqipëri. Sot ne kemi të majtën në pushtet. Duhet respektuar 100-ditëshi i parë i një qeverie për të dhënë më pas konsideratat. FRD çdo ditë akumulon të dhëna rreth situatës së menaxhimit të pushtetit, por ajo që është më e rëndësishme është historia e reformimit të së djathtës në Shqipëri”, tha Topi.

Më tej, ish-presidenti Topi u ndal në çështjen e 21 janarit. Ai theksoi se është e domosdoshme të sqarohet pozicioni i institucioneve të pavarura, të cilat u akuzuan në atë kohë nga kryeministri për “grusht shteti”.

“Është hedhur shumë baltë ndaj institucioneve të pavarura. Kur gjëra kaq të rëndësishme kalojnë pa u marrë me to, çfarë besimi do të kenë shqiptarët që ky shtet do të vendoset në pozicionin e duhur. Unë nuk jam futur asnjëherë në atë pozicion, për të influencuar qoftë te prokuroria, qoftë te gjyqësori”, tha ai.

Topi shprehu keqardhje për gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht ekipi i Tiranës.

“Po afrojnë zgjedhjet lokale, ku pesha e FRD duhet të jetë shumë e madhe. Një nga ikonat shpirtërore të qytetit të Tiranës, ekipi Tirana, është bërë për të ardhur keq. Nuk është çështje thjesht sportive. Është një çështje puro politike, e rrethuar edhe me interesa ekonomike”, tha ai.

 

Redaksia Online December 11, 2013 11:27
Komento

10 Komente

  1. MINOTAURI December 11, 11:53

    Qysh nga N. Ceka e deri te B. Topi, te gjithe qe kane dale kunder Berishes kane flirtuar majtas, edhe ky Topi po ashtu nuk ka lufte politike me PS. Prandaj nuk kane sukses. I vetmi qe foli e do fliste nga pozita brenda PD, pa kaluar majtas, ishte S. Olldashi dhe do ta vinte realisht ne veshtiresi Berishen. Kjo partia e Topit eshte tamam si Aleanca Demokratike e Cekes.

    Reply to this comment
  2. mergimtari fv December 11, 12:18

    Bamir nuk eshte shkaterruar Tirona vetem por Odeoni i futbollit e sportit ne pergjithesi , vartete ka prapaskena politike se nuk ka mundesi te shkaterrohen tre klubet elite te kryeqitetit dhe te zevendesohen nga Laçi , Mamurrasi , Balshi ,Peqini , Erseka e Kukesi , Kamza apo Tropoja me ca fshatra te tjera!!! nuk jam kunder perhapjes se sportit ne te gjithe hapesirat shqiptare si ne qytete e fshatra se veç te mira do kemi por kjo loje e piste me ekipet e TIRANES si kryeqytet ben Muuuu , futbolli shqiptar si ajo pema me deget po thahet dita-dites ne ketp 23 vjet !!! ku eshte Vllaznia apo Flamurtari i lavdishem ?

    Reply to this comment
  3. HADES December 11, 12:28

    Bamiri dhe partia e tij le te behen nje here opozite e qeverise Rama, pastaj te bejne opozite me opoziten. FRD e Bamirit eshte si Aleanca Demokratike e Neritanit, aleat me PS.

    Reply to this comment
  4. Demokarstianet December 11, 12:45

    ti je nje sufllaqe e prodhuar me “majonezen” e jashteqitjes se saliut, po beju ysmet atyre tokave e pasurive qe ke vjehdur dhe asaj \ferme qe ke ngritur e qe do ta hane dhenduret se mbiemeri “topi” do te shuhet mbasi nuk ke djem. Po mjere shqiptaret qe u iken pasurite per kollovaret e tu

    Reply to this comment
    • Marin December 11, 14:16

      Djemte e Topajve nuk kane te shuar. Megjithate duhet ta dish ti Demo se ne boten moderne linja e pronesise ecen njelloj si per djemte ashtu edhe per vajzat. Le qe dhenduret e Topit kane pasuri sa te blejne gjysmen e Tiranes, mos ua qaj hallin. A e ndave 500 lekeshin e vjeter per kafen e sotme ti Demo?!.

      Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi December 11, 14:14

    Po ,është e domosdoshme të sqarohen akuzat për “grusht shteti” ndaj presidencës dhe presidentit të kohës. Eshtë një akuzë e rëndë që prokuroria duhet ta hetojë thellesisht. Për mua akuza per “grusht shteti” ishte akuzë për të fshehur organizatorët e vertete te grushtit të shtetit dhe ekzekutorët e 21-janarit që janë sali berisha dhe banda e tij. Akuza për “grusht shteti” fsheh shume prapaskena dhe skenaristë. N.q.s kjo akuzë nuk investigohet atehere del qartë se “një katovicë”ekziston! Z. Bamir bën mire qe kapet pas kësaj akuze. Pas saj fshihen gjëra të tjera me pjesemarrës jo nga njëri pol por dypolare. Prandaj duhet një përgjigje bindese. Keshtu mund të besojme se me njollë mbetet vetëm nje “kali gërmuq i trojës dhe gomari i tropojës”!!!

    Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi December 11, 14:17

    VR!!! Po ,është e domosdoshme të sqarohen akuzat për “grusht shteti” ndaj presidencës dhe presidentit të kohës. Eshtë një akuzë e rëndë që prokuroria duhet ta hetojë thellesisht. Për mua akuza per “grusht shteti” ishte akuzë për të fshehur organizatorët e vertete te grushtit të shtetit dhe ekzekutorët e 21-janarit që janë sali berisha dhe banda e tij. Akuza për “grusht shteti” fsheh shume prapaskena dhe skenaristë. N.q.s kjo akuzë nuk investigohet atehere del qartë se “një katovicë”ekziston! Z. Bamir bën mire qe kapet pas kësaj akuze. Pas saj fshihen gjëra të tjera me pjesemarrës jo nga njëri pol por dypolare. Prandaj duhet një përgjigje bindese. Keshtu mund të besojme se me njollë mbetet vetëm nje “kali gërmuq i trojës dhe gomari i tropojës”!!!

    Reply to this comment
  7. EURO MALOKU December 11, 14:47

    Po pse une,EURO MALOKU do tja shjegoj BAMIRIT grushtin e shtetit….?!
    Eshte fjala per nje grusht paresh qe ja kane mbyllur gojen …
    EH!Sa vrima ka zene SALA..nuk ka lene “vrime haleje”pa mbyllur….

    Reply to this comment
  8. Ulku December 11, 19:48

    O demokari, a si e ke vene emrin,dukesh qe je nje nga ata qe zbresin nga dragobia me frena dore. Para se te zeshe ne goje BAMIRIN duhet ta lashe mire ate gojen e qelbet qe nuk te eshte mbushur akoma me buke .

    Reply to this comment
  9. ra ta si December 11, 20:58

    rroft naltmadhnia sali 1. i pari.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*