Rikthehet Fruthi, pas fëmijëve shtohet numri i të rriturve

March 13, 2018 17:05

Rikthehet Fruthi, pas fëmijëve shtohet numri i të rriturve

Epidemia e Fruthit nuk po shihet vetëm tek fëmijët nën 1 vjeç, pasi rastet e të rriturve të prekur nga virusi gjenden në rritje.

Në Shërbimin infektiv në QSUT çdo ditë paraqiten mesatarisht 7 raste me simptoma të Fruthit, ku një pjesë e tyre rezultojnë pozitiv.

“Vetëm këto dy javë në mars kemi pasur 50 raste me simptoma të Fruthit”, thotë doktor Arjan Harxhi.

Mjekët shprehen se këto janë raste që ose nuk e kanë bërë vaksinën, ose nuk kanë krijuar antitrupa mjaftueshëm, çka mundëson infektimin kur bie në kontakt me virusin.

Aktualisht ka vetëm 7 raste të rënda të shtruar në Infektiv.

“Janë me pneumoni, po shyqyr nuk ka pasur raste me encefalit”, thotë dr. Harxhi lidhur me rastet e shtruara në Infektiv.

Numri i rasteve të prekur gjithsej ka mbërritur në 271. Pjesa më e madhe e rasteve përbëhet nga fëmijët nën 1 vjeç.

Për raste jo të rënda të infektuar me Fruth mjekët rekomandojnë qëndrimin e izoluar në shtëpi, në mënyrë që të mos infektojnë familjarët e tjerë.

s.a/dita

March 13, 2018 17:05
Komento

1 Koment

  1. Lili March 13, 21:21

    E vaksinimi kur do behet?kur te mbaroje vete epidemia?
    Ishallah i prek qeveritaret tone

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*