Gjin Gjoni ndërpret lejen prindërore, rikthehet në KLD për të votuar

November 27, 2018 10:11

Gjin Gjoni ndërpret lejen prindërore, rikthehet në KLD për të votuar

Tridhjetë e nëntë ditë pasi siguroi lejen prindërore dyvjeçare, anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, njëherësh gjyqtarë i Apelit në Tiranë dhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor, është rikthyer me urgjencë në KLD.

Gjin Gjoni rezulton se ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mbajtur në datën 19 nëntor 2018, ku u zëvendësua kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë Alma Liçaj me Iliba Bezatin. Liçaj u shkarkua nga Komisioni i Vetingut pasi nuk justifikonte pasurinë.

Në datën 11 tetor 2018, Këshilli i Lartë i Drejtësisë miratoi një leje dyvjeçare prindërore për Gjin Gjonin, leje e cila u konsiderua si e paligjshme nga Ministria e Drejtësisë.

Kërkesa u paraqit nga anëtari i KLD, Gerd Hoxha, i cili tha se Gjin Gjoni është bërë me vajzë dhe për shkak të se vajza dhe bashkëshortja janë rezidente në Gjermani, kjo situatë kërkon angazhimin e gjyqtarit larg Shqipërisë. Megjithatë, pavarësisht argumenteve të parashtruara në KLD në 11 tetor për domosdoshmërinë për të qëndruar gjatë në Gjermani, Gjin Gjoni është shfaqur në mbledhjen e KLD së datës 19 nëntor 2018, duke marrë sigurisht edhe pjesë në votim.

Nuk dihet se cila është arsyeja reale e rikthimit të befasishëm të Gjin Gjonit në KLD, domosdoshmëria për të ruajtur shumicën e votave në KLD, rreziku i përmbysjes së balancave apo shqetësimi për situatën që krijon mungesa e kryetarit të Gjykatës së Vlorës, siç edhe pretendon KLD në njoftimin për mbledhjen e jashtëzakonshme.

Ndërkaq, në datën 16 nëntor 2018, Gjin Gjoni është përzgjedhur nga administrata e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me anë të shortit, për t’ju nënshtruar skanerit të trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Krahas Gjin Gjonit, është përzgjedhur edhe gjyqtarja pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari si dhe pesë anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, konkretisht Eneida Civici, Gerd Hoxha, Neritan Cena, Petrit Çomo dhe Ridvan Hado, që të gjithë gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit – shkruan gazeta Shqiptarja.Com

l.h/ dita

November 27, 2018 10:11
Komento

5 Komente

  1. Perkthyesi November 27, 10:59

    Aman, ruajeni kete “koke” te kombit, sepse ate pasuri marramendese e ka me djersen e “b””s! Kaq te veshtire e keni qe ti vini byzylyket? Nuk e di se cfare emri ti ve kesaj drejtesie dhe kesaj politike!

    Reply to this comment
  2. minushe November 27, 13:18

    KANE VJEDHUR POR MBAJNE KOKEN LART….SE KORRUPSION KANE BERE……:) ISHTE SISTEMI I TILLE….HAHAAAAAAAA PER TE QESHUR DHE PER TE QARE…..SI ERDHEN KOHERAT..

    Reply to this comment
  3. Malsori November 27, 16:49

    Gjin Gjoni eshte shembelltira e ndyre e korupsionit mafioz te drejtesise.Eshte maja e ajzbergut te kriminalitetit shqiptare.Kryesoret jane Sali Vicidoli me Peshkaqenin e tij,Basha me 230 milion euro ne Rrugen e Kombit,Like Floriri(ari ne Krrab dhe Gjiri i Lalsit),Jane keta kriminelet kryesor qe bene pordh te madhe Gjin Gjoni qe na merr dhe dy vjet lejen e barres se paska pjell,dhe Likja me dashuri dhe qetsi ja miraton.Zoti dhe VETINGU jane shpresa e shqiptareve per te ndeshkuar dhe tju marr pasurit e vjedhura ketyre ndyresirave.Malsori Boston

    Reply to this comment
  4. te flasim si njerez November 27, 19:02

    PO VETINGU KUR DO BEHET, MEZI PRES TA SHIKOJ FORMALISHT VETINGUN E KETIJ BASTARDI TE PADREJTESISE SHQIPTARE QE VAZHDON TE RUAJ POSTE TE LARTA PRANE ME NDER PRESIDENTIT.

    Reply to this comment
  5. Sokol November 27, 19:27

    Gjin mut kak gjoni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim