Rikthehet panairi i kafshëve shtëpiake, ja surprizat Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

May 18, 2019 19:31

Rikthehet panairi i kafshëve shtëpiake, ja surprizat Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

Bashkia Tiranë dhe Green Line Albania rikthejnë sërish për miqtë e kafshëve shtëpiake dhe jo vetëm, “PET FAIR ALBANIA – Panairin e Kafshëve Shtëpiake”, Edicioni i 3-të.

“Pet Fair – Panairi i Kafshëve Shtëpiake” vjen si një event që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të komunitetit, veçanërisht fëmijëve, për mbrojtjen, kujdesin, trajtimin e duhur, gjë që synon të sjellë uljen e numrit të kafshëve të braktisura.

Aktiviteti do të mbledhë së bashku partnerë, organizata të ndryshme, profesionistë, subjekte private, individë e dashamirës që kanë interes dhe janë pjesë aktive në çështjet e mirëqënies së kafshëve.

Përgjatë gjithë ditës në “Pet Fair – Panairin e Kafshëve Shtëpiake”, do të zhvillohen aktivitete të shumta argëtuese dhe edukuese. Ky panairit, do të fillojë nga ora 10:00-17:00 tek Kopshti Zoologjik, Tiranë.

 

b.b/dita

May 18, 2019 19:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*