Rikthehet Robben, por te Bayern pacientët nuk mbarojnë kurrë

August 9, 2017 19:25

Rikthehet Robben, por te Bayern pacientët nuk mbarojnë kurrë

Më në fund, magjistari Arjen Robben sot kreu një seancë të plotë stërvitore me skuadrën e Bayern-it, për herë të parë nga dëmtimi i tij i fundit. Javën e kaluar, trajneri Carlo Ancelotti tha se holandezi do të rikthehej shpejt në stërvitje dhe kështu ndodhi.

33-vjeçari u dëmtua në kofshë nga mesi i korrikut, duke luajtur tenis gjatë pushimeve. Rezultati: mungesë në turin veror në Azi, në Kupën “Audi” dhe në finalen e Superkupës së Gjermanisë. Epo, ky është Robben me këmbët e tij prej xhami!

Robben këtë sezon rrezikon vendin e titullarit nga James, meqë ky i fundit luan edhe si mesfushor i djathtë.
Ndërkohë, te Bayern infermieria është plot. Manuel Neuer dje u stërvit vetëm dhe duket pranë rikthimit, ndryshe nga Jerome Boateng, i cili duhet të presë më shumë për të filluar me prekjet e topit. David Alaba, i dëmtuar në miqësoren me Liverpool-in, është disa hapa para qendërmbrojtësit.

Thiago Alcantara, Javier Martinez, Juan Bernat dhe James Rodriguez janë të pafatët e tjerë, të cilët janë dëmtuar këtë verë dhe ende nuk mund të stërviten. Shkurt: Don Carlo, edhe nëse ka ndërmend ndonjë ide të re për formacionin, duhet të presë disa javë.

August 9, 2017 19:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank