Rikthehet TELEBINGO/ Çmimi i madh prej 1,266,700 lekësh fitohet në Patos. Çdo javë në lojë Makina dhe “Rroga Telebingo”

September 14, 2020 09:02

Rikthehet TELEBINGO/ Çmimi i madh prej 1,266,700 lekësh fitohet në Patos. Çdo javë në lojë Makina dhe “Rroga Telebingo”

Telebingo Shqiptare rikthehet me një sezon të ri plot surpriza sa i takon çmimeve që do të jepen javë pas jave për të gjithë fituesit e lojës më popullore të fatit në vend. Krahas çmimit të madh, tashmë çdo javë do të luhet për “Rrogën Telebingo”, fituesi i të cilës do të marrë për dy vite rresht, çdo muaj shumën e garantuar prej 50,000 lekësh. Në këtë sezon është rikthyer në lojë edhe një tjetër çmim i preferuar, makina “Mitsubishi”, teksa do të vijojnë të zhvillohen loja e “100 sekondave në supermarket”, “Ruleta e Fatit”, teksa edhe shumë dhurata dhe çmime të tjera të mëdha do të jepen në lojën telefonike.

Dhjetëra fitues të tjerë kanë vijuar të luajnë me lojën e ruletës së fatit. Krahas 10 fituesve që do të luajnë sërish në shorteun e së dielës, ditën e djeshme në lojën e ruletës së fati

Në shorteun e djeshëm, përzgjedhja ka nisur me 10 fituesve të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish të dielën në lojën e ruletës së fatit, për të siguruar dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera nëpërmjet ruletës.  Ndërsa ditën e djeshme në lojën e ruletës së fatit, Lefteri ka siguruar shumën 27,000 lekë, Luzia 24,000 lekë, Emileka 24,000 lekë, Natasha 25,000 lekë, Arseni 26,000 lekë, Entela 101,000 lekë, Aliu 27,000 lekë, Pëllumbi 27,000 lekë, Xhaferi 23,000 lekë, si dhe Bajrami 101,000 lekë.

Dhjetëra fitues të tjerë janë përzgjedhur në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Aurela në kryeqytet ishte fituesja e parë e dalë nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave, e cila ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin makina, “Rroga Telebingo”, apo edhe çmimi prej 100,000 lekësh. Ndonëse nuk i ka qëlluar dot në shenjë këto çmime, ajo i është gëzuar shumës prej 65,000 lekësh që ndodhej e fshehur në dy zarfet e saj të preferuara.

Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe fitueses se radhës, sërish në kryeqytet. Nëpërmjet lojës telefonike, Ledia ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 65,000 lekësh, teksa do të luajë edhe në lojën “100 sekonda në supermarket” kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e saj të preferuara.

Haxhiu ishte një tjetër fitues që ka siguruar shumën 50,000 lekë. Pas tij, lojën e ka vijuar Kristina në Berat, e cila me mbajtjen e tre zarfeve më të preferuara, ka siguruar plot 90,000 lekë. Filja ishte një tjetër fituese që ka siguruar nga Telebingo shumën 70,000 lekë. Ndërsa Eltoni ishte fituesi i fundit i lojës telefonike që ka fituar çmimin prej 70,000 lekësh.

Harta e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas që ka që ka kapur vlerën e 1,266,700 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në Patos, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Krahas çmimit të madh të javës, në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 12690 lojtarë të tjerë, që sigurojnë 55 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 155 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 3,085 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 8 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Emocione të veçanta në Telebingo ka sjellë edhe fituesi i çmimit të madh të shorteut të fundit të sezonit të kaluar, i cili ka tërhequr çekun me shumën e siguruar.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Adresa: Nacional sh.a. Rr. Qamil Guranjaku, Vila 9/1

 

September 14, 2020 09:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim