Rikthim i autorit që denoncoi armiqtë 45 vjet më parë

November 17, 2017 10:04

Rikthim i autorit që denoncoi armiqtë 45 vjet më parë

Risillet drama e Shpëtim Ginës e 45 viteve më parë. Requiem për një kohë kur “gjithçka ishte e bukur, por edhe e frikshme”

Bedri Islami

Shpeshherë, njerëzit e mi të afërt, më thonë se brenda meje është ende ajo nostalgjia e viteve të shkuara, sidomos të asaj pjese rinie që, edhe pse e deshëm deri në fund, përsëri nuk e jetuam si duhet. Nuk e di nëse koha na bëri ndryshe apo rrjedhat e saj na sollën deri këtu, disi të ndryshuar. Themi se i kemi harruar, tani shkuan shumë vite dhe ajo pjesë që ishte mes nesh është zhbërë, është në atë hapësirën e harresës, por mjafton vetëm një gjë e vogël në dukje, një ftesë, një thirrje ose edhe një libër që gjërat të zgjohen aq furishëm.

Kjo më ndodhi këto ditë në Tiranë, kur krejt papritmas një telefonatë dhe një ftesë më bënë të rikthehem në shumë vite pas dhe të lidh çdo gjë të asaj kohe me një emër, i cili, tashmë po bëhet përherë e më i njohur, pas një harrese disi të gjatë: Shpëtim Gina.

Teatri Metropol kishte organizuar MetroFest, një festival i ri që organizohet për herë të parë, me temën Drama Shqipe dhe mes të tjerave, pas 45 viteve dhe një ndalese të plotë, do të rivihej në skenë drama “Armiq” e Shpëtim Ginës.

Nuk është në këtë trajtesë gjithë ajo natë e mrekullueshme që u përshfaq në atë sallë, që, edhe shumë minuta pas përfundimit të dramës qëndronte në këmbë dhe duartrokiste në një: dramën që sapo kishin parë nën regjinë e Xhuliano Briskut dhe lojën e një grupi aktorësh të rinj që mendoj se më sollën edhe një herë idenë se arti nuk mund të jetë i larguar për këtë vend.

Ndoshta si akush tjetër e kam përjetuar shkrimin e kësaj drame, në vitin e largët 1972.

Por ç’dreqin ndodhi që një dramë vjen tek ne pas kaq shumë viteve dhe që, nëse nuk do të gjendej e shaptilografuar në katër kopje në Bibliotekën Kombëtare, pak kush, ose askush, nuk do të mund ta besonte se ajo ishte shkruar në ato vite.

Katër kopjet e Bibliotekës Kombëtare janë dëshmi. Një ndër dëshmitarët jam unë. Nëse kopjet e bëra atëherë edhe mund të ndryshonin, ajo që ka mbetur tek unë është ende brenda meje. E gjallë, e freskët, e përjetuar.

DRAMA

E shkruar në vitin 1972 nga një student ende pa i bërë të 21 vitet e tij.

Brenda një nate gjithçka që mund të ishte jashtë sillet në një shtëpi të zakonshme, larg Shqipërisë. Shtatë përsonazhe janë gjithçka që mund të të afronte bota e asaj kohe. Një hapësirë e re, e gjetur mirë, brenda dramës së një nëne, dhe një rrethanë e vështirë, më e vështira që mund të të sillet mbi fatin tënd: lufta. Një luftë e padatë, e pavit, e askund dhe e gjithkund. Që si ishte diku larg, në një fshat, buzë kënetës, afër së cilës është edhe një kap përqëndrimi, nga i cili arratisen dy të burgosur, një shqiptar, militant në idenë e tij dhe një fotograf, asnjanës në përbetimin e botës; ashtu mund të jetë edhe në një vit tjetër, iks apo zeta. Shtatë njerëz, me shtatë fate të ndryshme, që mund të risillen edhe sot e kësaj dite nëpër këmbët e historisë dhe të fateve njerëzore.

Në shtëpinë e nënës Terrinë. Terr-inë. E vetme, me burrin e vrarë në luftën e parë, me djalin e vrarë në luftën e dytë. Të vrarë në të njëjtin fshat nga vjen edhe i arratisuri shqiptar, Kuç, fshati, që, si e përceptonte autori, kishte më shumë dëshmorë dhe më pak gjeneralë. Një fotograf italian, i vënë pas të arratisurit të parë, ndoshta mendon se kjo është e ardhmja e tij dhe ka bindjen se ai nuk mund të jetë armik i askujt. Dhe e ka arsyetimin e tij: Ai, vërtet ka fotografuar edhe njerëz armiq, por ata nuk mund ta vrasin njëri tjetrin nga fotografitë. Kaq i ka mjaftuar atij të jetë rehat në botën e tij, deri sa lufta ia rrëmben të gjitha dhe e hedh në udhëkryqin e saj: si do të jetë e ardhmja.

E gjithë drama zgjat, aq sa vazhdon edhe loja në skenë. Përmes asaj kornize do të zhvillohet gjithçka: përplasjet, botët, idetë, mendimet, e djeshmja, etërit që shkuan, luftrat, e tashmja, ende e paditur deri në fund dhe enigma e së ardhmes.

E dija të gjithë dramën, thuajse përmendësh. Më është zgjuar menjëherë pas dialogjeve të parë. Ashtu si zgjohen gjërat që i kemi dashur me shpirt. Por ende nuk mund ta besoja se skena e fundit e saj, një kryevepër mendimi, kishte qenë ashtu.

Në shtëpinë e vogël, të terrtë të nënës Terrinë, do të vijnë edhe dy të tjerë: njëri ndër figurat e njohura të fashizmit dhe financuesi i tij, një oligark financiar.

Dhe kur ende bota është në përplasjen mes fashizmit të armatosur dhe komunizmit që kërkon të ardhmen, edhe në një fshat të humbur, buzë kënetës, oligarku fillon dialogun e tij me fotografin. I thotë se ashtu si financoi lindjen e fashizmit, ai, oligarku, do të financojë edhe komunizmin, sepse në fund të fundit të gjitha ideologjitë kanë nevojë për një financues dhe se ato, megjithëse mund të aspirojnë për gjëra të ndryshme, kanë të përbashkta të shumta. “ Dëgjo, i thotë ai fotografit, ashtu si solla në pushtet fashizmin, ashtu do të të sjell edhe ty, nëse bëhesh komunist. Ne, për këtë punë jemi, të sjellim e të heqim njerëz nga pushteti”.

Fotografi lëkundet, ashtu si lëkundet nëna Terezë se cilin duhet të vrasë mes dy armiqve të saj: figurën e njohur të fashizmit, që e ka marrë djalin e saj nga arat ku punonte, e ka veshur në të gjelbër, i ka vënë një kapele dhe i ka dhënë një armë, ndaj dhe është vrarë, apo shqiptarin e arratisur, në fshatin e të cilit i është vrarë i biri.

Dhe mes gjithë këtyre sillen dy personazhe të spikatura, që janë si një lejtmotiv në dramën “Armiq”, postieri i fshatit dhe e bija e tij, ende e cila nuk është bërë vajzë, pasi ende nuk ka dashuruar.

Është njëra nga gjetjet më të habitshme në këtë dramë figura e postierit e bijës së tij, të cilët, nga mëngjesi deri në darkë shpërndajnë lajmërimet për ushtarët e vrarë, dhe këtë e përsërisin çdo ditë, si duke dashur të kujtojnë se edhe luftrat e tjera këtë do të bëjnë, por do të jenë edhe më të llahtarshme.

Dhe, për të harruar të vrarët e një lufte, shkruan autori, duhet një paqe në mes e pas saj një luftë tjetër.

Është drama që ia kushtoi nënës së tij, ndarë po atë vit nga jeta.

Është drama që do të bëhej burim tragjedie për disa njerëz: mes tyre për autorin dhe për regjisorin e parë të kësaj drame, Mihallaq Luarasin.

Për këtë do të flasim më pas.

AUTORI

Quhej e vazhdon të quhet Shpëtim GINA. I hajthëm, harrakat, i sinqertë dhe i heshtur. Kishte momentet e tij shpërthyese si pak kush dhe qetësinë që të lodhte. Momentet e tij ëndërruese, por më shumë i saktë në perceptimin e letërsisë që bota të cilën nuk mund ta merrte askush.

Në Universitet kishte ardhur nga Kuçova. Aty edhe e kam njohur dhe si ndodh zakonisht në njohjet e para, ishte i tëhuaj me shumë gjëra për të cilat ne të tjerët, gazmoheshim.

Në fillimin e jetës së tij kishte pasur një oditje në familje. Enver Hoxha sapo e kishte “deklasuar” xhaxhain e tij, Hasan Ginën, drejtues i pushtetit në Lushnje dhe e kishte cilësuar si një bajraktar i vogël. E kishin larguar nga puna. Ndoshta kjo goditje kishte ndikuar në një mendim ndryshe të tij për botën, idetë dhe njerëzit. Ishte ende në atë mesoren e artë kur ende mund të besosh dhe nuk dëshiron të të thyhet gjithçka.

Pikërisht në këtë kohë, që është edhe koha e brumsjes së tij si dramaturg, ne ishim shokë të një dhome. Mendoni një dhomë studentore, vetëm dy vetë, ku gjithçka e kishim të përbashkët, vetëm dashuritë ndryshe. E motra e tij, shkrimtarja Adelina Gina më tregonte para pak ditësh në Tiranë se ajo kishte ende një letër të Shpëtimit ku kishte shkruar, “Bedri i dashur, vij pas mesnate. Të lutem më merr latën e darkës, në mos tjetër, djathin”.

Në atë dhomë do i lindnin shumë ide të vrullshme që askush tjetër nuk do të kishte mundur t’i mbante në vete.

Fillimisht shkrunte poezi, si të gjithë ne. U njoh befasisht me dramën. Shkak u bë motra e tij, Adelina, drama e së cilës sapo ishte vënë në skenë në tetarin e të rinjve, që aso kohe drejtohej nga Kujtim Spahivogli. Iu duk se gjeti atë që kishte dashur. Të hiqte fjalët e tepërta dhe të vendoste kontaktin që kishte dashur në botën e tij.

Në teatrin popullor aso kohe ishte drejtor Bardhyl Kosova. Një burrë fisnik, modern, i mençur dhe njohës i shkëlqyer i artit. Ai u njoh me fillimet e para të Shpëtimit dhe menjëherë i dha çelsat e një dhome të veçantë në tetarin popullor, ndoshta dhoma më e mirë e tij, me dritaret e mëdha që binin nga rruga. Aty zuri fill kjo dramë. Ne rrinim deri vonë aty, deri nga mesnata dhe bënim vetëm një pushim të shkurtër, sa për të shkuar buzë teatrit të Operas, ku ishte një gjelltore dhe ku kishte qofte me lëng. Kur ishim “ të pasur” merrnim secili në vete nga një porcion, kur ishim në fundin e buxhetit, atë e ndanim përgjysmë.

Ai shkruante dramën e tij, pastaj të tjerat, unë punoja për romanin “Ditët e një qyteti” i cili, edhe ai u hodh poshtë dhe për të cilin, si ka zbuluar tashmë vonë studiuesi Dashnor Kaloçi, shtëpia botuese do i bënte një relacion të veçantë Komitetit Qendror. Një letër, e shkruar me dorë nga Ramiz Alia, që të ndihmohesha për të kthyer rrugë dhe një relacion i Adriatik kallullit pas bisedës me mua, më kishin lënë të qetë,megjithëse larg.

Ai ishte ndryshe nga të gjithë ne. Një brez poetësh ishte në ato vite, por asnjëri nuk ishte si ai. Ne kishim ëndërr botimin e ndonjë poezie, ai mendonte e shkruante drama, që po trondisnin botën e ngrirë të artit. Ne ishim miq e njëri tjetrin, ai kishte, veç nesh, miq të tjerë, që e donin. Zhani Ciko do të ishte njëri nga ata që i hapën rrugë, ende student e bënë skenarist në teatrin e Operës dhe të Baletit, dhe, edhe kur vinin letra nga lart që të pezullohej, nuk e bënin këtë. Agron Aliaj ishte një tjetr. Mihallaq Luarasi ishte i tronditur nga dramat e tij dhe provoi dy herë, për dy nga dramat e Shpëtimit të ngjiteshin në skenë dhe dy herë u rrëzua. Spahivogli ishte mik i tij, më pas Mevlan Shanaj, Pali Kuke, një botë e artit që hapej para tij si për një të barabartë, që shumë shpejt do të ishte shumë më përpara.

“ARMIQ”

Drama, e shkruar në vitin 1972, do të kishte fatin e frutave që piqen para kohe. E shkruar në një vit që mendohej se do të ishte fillesa e pluralizmit, ajo do të gjykohej në një vit tjetër që ishte fillimi i një inkuzicioni të ri në art e letërsi.

Viti 1972 ishte i një frymëmarrje më të qetë. Po dukej si e natyrshme një hapje, liri, një ndjenjë se mund të shkruhej ndryshe, se mund të këndohej ndryshe.

Në dhjetor, kur drama ishte shkruar dhe po fillonte puna regjisoriale e saj, ishim së bashku në Festivalin e 11-të të Këngës. Kishte qëndruar i menduar pas saj, pa atë ndjenjën e pritshme të shpërthimit që pritej prej tij. Më pas më tha se kishte një ankth në vete: gjithçka ishte e bukur, më tha, por gjithçka është edhe e frikshme.

I kishte ndjellur armiqtë me veprën e tij.

Një dramë që sapo kishte nisur të bëhej edhe opera nga kompozitori i njohur Nikolla Zoraqi.

Para premierës drama u ndalua. Ishte anti gjithçkaje. Edhe tani nuk e besoj se pas asaj nate nuk kanë ardhur tek ai xhipat e zinj.

Pastaj u ndalua opera.

Dramat e tjera të tij prisnin, por shpresa po shuhej.

Librin me poezi ia kthyen pas. Në çdo faqe redaktori kishte shkruar: moderniste, nuk kuptohet, deri edhe fjalën gjëmë – revizionizëm i gjallë.

E ndjente se rrethi po mbyllej. Nuk donte rrethin e mbyllur. Disa nga miqtë po i largoheshn, të tjerë po i vinin pranë. Ndërkohë po dënoheshin edhe miqtë e tij të afërt: Mihallaqi, Kujtim Spahivogli, Zhani Ciko do të largohej si modernist nga teatri i Operas; po vinin të tjerë.

Por nuk kishte ndër mend të mbetej brenda rrethit. Kërkonte të bënte ende diçka ndryshe.

Kjo është koha kur pushteti mendoi se ishte thyer dhe e kuptoi se nuk mund të thyhej si shumë të tjerë.

Ai e ndjeu se e ndiqnin. Kur ma tha këtë, një pasdite tek kafe “Flora”, e quajta paranojak. Pastaj e pashë njeriun që i shkonte pas, që hipi në të njëjtin tren si ai dhe udhëtoi me të.

Por, nuk e kishte ndër mend të thyhej. Ndoshta do të krisej diçka tek ai, por jo ndjenja se arti i madh kërkon diçka nga vetja.

Dy vite pas dramës “Armiq”, në 15 gusht 1974, ai nuk do të ishte më. Do të gjendej i mbytur në një përroskë uji ku bënte shërbimin ushtarak pas përfundimit të universitetit. Nuk kishte aq ujë sa të mbytej një djalë i gjatë dhe që e donte jetën.

Mbeti një enigmë nga e cila kam përjashtuar gjithnjë dy gjëra: se nuk e deshi më jetën dhe se ishte një aksident i rëndomtë.

MBRËMJA

Mbrëmja e rishfaqjes së dramës “Armiq” 45 vite pas ndalimit të saj dëshmoi se ai ka fituar mbi kohën. Shihja se si vinin njëri pas tjetrit miqtë e dikurshëm të tij, Zhani Cikon, Pali Kuken, Vllasova Mustën, Mevlan Shanaj, e shumë të tjerë dhe më dukej se ai po vinte përsëri, ashtu si një natë në Bulevardin e madh, kur sapo i kishte dhënë fund dramës “Armiq”, më ra fort në shpatulla dhe, duke vrapuar, më tha: “Më kap dot”. Dhe vrapoi hareshëm në rrugën e madhe, me flokët që i tundeshin, shtatin e gjatë dhe zërin që të ftonte për të ecur si ai.

I thashë vetes, nuk e kap dot atë. Ai ishte i një kohe tjetër, ti ishe i zakonshëm.

Dhe më shkuan lotët që nuk munda të kem në përcjelljen e tij.

Nuk e di se për çfarë u dëshpërova më shumë: për një mik të humbur apo për njërin ndër të paktët që mund të ishte përshfaqja e dytë migjeniane në artin tonë.

Të mirë se vjen, mik.

Koha është e jotja!

 

November 17, 2017 10:04
Komento

18 Komente

  1. demo November 17, 11:54

    Mos hidh insinuata kot per vrasje,pse shkroi nje fillestar nje drame!Ja po ta them une,qeveria e diktatures enveriste e kapte lepurin me qerre ne 1972,lepuri hipte vete ne qerre.Po te ishte drame kaq e rrezikshme per fatet e diktatures,e dergonte ne Spac si Visar Zhitin,Sherif Merdanin.Bukur e ke qendisur,po shih mos i ka rene ndonje infarkt,ndonje rivalitet rinor,ndonje pisllek,ndonje akt vetmohimi,se atehere nuk kishte as fostoksine.Mos ja ngjishni te gjitha diktatures!

    Reply to this comment
    • Adi November 19, 11:59

      O Demo,
      Ky shkronjtesi, se nuk ke si e quan gazetar sikur ka filluar të lajthisë…

      Reply to this comment
    • Dyrdyli November 19, 21:17

      Demo dhe Adi!
      Nje fillestar qe shkruan jo nje, por tre drama….e kushedi sa vepra te tjera nqs do kishte jetuar me tej!
      Pse flisni kur nuk dini gje ose te pakten heshtni kur nuk doni te flisni…..por hidhni gure, fshiheni pas anonimitetit te internetit dhe lendoni njerez!

      Prandaj o flisni me plote gojen o heshtni!!!!

      Reply to this comment
  2. Llazar November 17, 13:03

    Nuk është thjesht një shkrim për autorin dhe dramën e tij 9atë që shkroi dhe atë që jetoi) Është shkrim për një kohë dhe një brez të tërë.

    Reply to this comment
  3. Dike Mullai November 17, 13:39

    Z. Bedri;- Ka nje shprehje (banale) populli:- Moj Dudie, moj Dudi – Ku t’a ve Une e ku Pjerdh TI !!!!

    Reply to this comment
  4. Mary Tereza November 17, 13:43

    O Demo,
    se nuk je thjesht nje demo ti, jo!
    Je nje falange e lige qe nuk e le njeriun te shfaqet e te madhohet si Njeri…

    Harroje Shpetim Ginen, sado qe e ke te veshtire se…

    se, ti dhe te tjeret si ti, keni frike mos Bedriu dhe te tjere si ai, rikthehen ne kohen dikur, te pergjuar e te dhunuar nga ju…

    se, drama e Gines ishte e te gjitheve, por jo te gjithe e ndjene, dhe jo te gjithe e ndjejne, sot e kesaj dite…

    Bedri Islami, nuk e ka simpatine time, per shumicen e shkrimeve qe ben, por per kete esse/portret Magjik, per kete Traktat per ringjalljen e Njeriut, ai u be menjehere i dashur, edhe per mua…

    Se une nuk e kisha njohur Shpetimin. Kam lexuar pak prej tij, nje rrethane njerezish te midiste ma kishin skicuar, por gdhendja prej Bedriut eshte si e nje autori te mbushur me shpetim per Shpetimin intim, te atyre viteve qe u nderprrene dhunshem, per nje individ, per dy shoket, per tere shoqerine shqiptare.

    Bedriu nuk e thote kete, Bedriu flet vetem per dramen e dramaturgut, nuk e shtrin penen, penelin rreth e qark tij…!
    Bedriu ka kufizimet e tij, ka lirine e limituar per shkak te viteve 70 e pas, per shkak te futjes ne Kushtetuten e 1876-es edhe te ndalimit te Zotit dhe palirive te tjera, Bedriu si tere ne u rregjua, u mpake, por une-pas leximit te sotem, besoj se Bedriu brenda tij eshte njeri i bukur…

    Ti Demo, me vjen gjynah per ty more njeri, ngre pandehma te tjera, ti e ben njeriun te dyshueshem, ti vdes per nje cike dhune, per pak diktature, ku ka rendesi se e cfare ngjyre eshte, sado qe ti nxiton te shprehesh vetem kur diktatura eshte le te themi Blu, por te kuqen ti e pranon, le te jete edhe e provuar si e dhunshme, ty nuk te dhemb njeriu, ne pergjithesi, si te te prek Shpetim Gina i Bedriut?!
    Nderuar qofsh Bedri Islami,
    qofte edhe vetem per kete qe meditove, shkrove, botove, ofrove si mundesi ringjalljeje te Njeriut…

    Reply to this comment
  5. Lisi November 17, 18:49

    Aman more , ç’kini me Demon që I hidheni për koke me egërsi , i bëni dhe karakteristikën sipas mëndjes suaj ?!
    Me ato që thotë demua , dëshmon se , mbi sentimentet , mbi sentimentalizmin ve logjikën . Ky është mbrojtësi i diktaturës ?
    ” revolucionarët ” e demokracisë janë mé të pështirë se vetë diktatura !

    Reply to this comment
  6. IP November 17, 21:35

    Shkrim shume I bukur, dhemshuri njerzore, I takoj atij brezi, me I humbur se brezi I humbur I Europes, qe enderoi shume guximshem po pesoi shume zhgenjime

    Reply to this comment
  7. Kucova e vjeter November 18, 05:27

    O Demo,
    Une qe po te shkruaj kete jam nje person i lindur dhe rritur
    ne Kucove. Nga menyra qe shkruan dukesh qe je i vonuar
    ne te menduar. Po te tregoj per vitet 70. Kucova ishte nje qyteti vogel por me nje rreth shoqeror intelektual. Rruget e qytetit kishin gjalleri nga aviatoret, inxhinieret dhe mesuesit e naftes. Ky ishte qyteti ku u rrit Shpetim Gina.
    Para disa kohesh ne qytet u be kumtesa: Vepra e Shpetim Gines.
    Nga familja e Shpetim Gines u paraqiten 8 Drama, shume poezi si dhe filmat dekumentar: Berati,Qyteti Stalin, Korca. Te tre filmat ishim skenari Shpetim Gina regjia Mevlan Shanaj dhe operator Pali Kuke . Diktatura e asaj kohe i ndaloj keto filma. Ky ishte Shpetim Gina nje djale i qeshur , shume punetor dhe i talentuar. Ne shkrimin tend thua: pse shkroj nje fillestar nje drame.
    Pyetja ime per ty eshte. Cili person ne moshen 23 ka shkruar 8 drama? Nqs Ismail Kadare duke e njohur mire
    Shpetim Ginen do te jepte nje vleresim per vepren e Shpetim Gines do ta besoja por jo ty. Per mua ti Demo je nje plehre e viteve 70 ose nje pjelle e tyre. Ne Shkrimin e tij Bedri Islami nuk ka thene qe Shpetim Ginen e vrane. Ku e gjete kete shpreje. Mos je ti ose njerezit e tu qe kane dore ne zhdukjen e Shpetim Gines? Ne shqipetaret
    kemi nje shpjehje: Cdo gje do te lahet ne kete bote.
    Dhe ti Demo mos ki merak do ti paguash te gjitha aty ku te dhembe me teper deri ne brezin e trete. Ne fund embelsira. Se shpejti ne Kucove do ti vene emrin nje rruge. Rruga SHPETIM GINA.

    Reply to this comment
  8. Alban Dega November 18, 06:51

    AFERIM BEDRI !

    Cdo gje qe prek penda jote, cdo gje qe kap mendja jote e mprehte, cdo shkrim i joti eshte nje perle.
    Mbetesh nje nder gazetaret, nje nga shkrimtaret, nje nder analistet me te mire , per te mos thene me i miri.
    Mbetesh unik !
    Unik sepse si Shqiperia dhe ideologjia jote shqiitaria jane unike… nje e te pandara me unin tend unik, shembullor, frymezues.
    Aferim Bedri djali!
    Te them djali, megjithese mund te 4-5 me i moshuar se une sepse jo vetem stili, por energjia jote krijuese, shpirterore, eshte gjithnje rinore, djaloshare, e fresket.
    Aferim !

    Reply to this comment
  9. Teli November 18, 17:06

    Shpetim Gina u mbyt ne lumin (apo prroin e Drojes) te Mamurrasit ku ishim duke kryer sherbimin ushtarak 5 mujor pas perfundimit te Universitetit. Ishim studente te fakulteteve te ndryshme. Kam qene deshmitar okular aty afer. Na erdhi shume keq, pati shume hamendje, por nuk e morem vesh te verteten.Kjo ngjarje kaloi si nje aksident i castit.Ata qe e njihnin flisnin per nje talent. Me vjen mire qe nje drame e tij qenka vene ne skene tani!

    Reply to this comment
  10. Ida November 19, 12:02

    Po na i nxjerrin të gjithë të persekutuar..
    Çudi me këta shqiptarët…
    Të persekutuarit e vërtetë, pak njihen

    Reply to this comment
  11. Dhimiter M. Xhoga November 19, 17:19

    Me falni te shpreh nje te vecante DHIMBIE …

    Plaga kur germohet, sjell dhimbie te madha.. me dhemb shpirti,trazuar ne kete moshe qe jam,te atij; “Artisti”krijues,mbetur pa-SHIJUAR,Shpetim Gina,idhull i atyre viteve sa kohes qe jetojme.,
    Une,njohur familien GINA,qe ne Tiranen e viteve 50t, Banonim ne barakat e familieve te punonjesve te Hidrocentralit Selites,me Rahman Hankun,ai drejtor, krye “kapanomit”,(aty karshi centralit te dikurshem elektrik te Tiranes),me vartesit e tij kuadro,sa ate familien GINA. ne nje korridor dhomat sa nje bannje kolektive..sa dhe familien KOKA te Farukut e Melit..sa ate familien e njohur te Frederik Stamatit..
    Koecidence,une tre vjet ne Lushnje ushtar,ajo famile e njohur ne ate qytet,me TERBUFIN e njohur ato vite.(1955-58), Njohur akoma me shume,sidomos pas viteve mesues,nisur,si pergjegjes kulture,(Shengjergje te Tiranes),me bene te jem mes njerezve te artit e kultures..
    Ato vite, ngadhnjyse,te ndierit Shpetim Gina,miqte e mij, une mesues,ne malesin e Tiranes,qe dikush e quan veten te PERSEKUTUAR; Une,beja detyren, megjithse nga ndokush,isha dhe i tille.(Vellane te perjashtuar nga partia,9ani se ne drejtim kantjereve te ndertimit,).qe me ate “verifikimin” e pare te vitit 1952, ate ndeshkuar,(burokracia e kohes),po si pasoje e ambicieve.Ai mbeti Ai qe ishte,nje jete i nderuar e i respektuar,deri ne fund te jetes Tij; Veteran i Luftes dhe nje jete drejtues ne kantieret e rendesishme te vendit;nga hekurudhet e Hidrocentralet e para,ani se perjashtuar na partia 1952.(Nje jete ne “xhepin e tij,te nje xhakete te kohes se partizanllekut ti Tij e mbajti ate dokument… i bindur se e perjashtuan jo antaret e vertete te Partise…) Keq me vjen se ca te paformuar te kohes qe jetojme, akoma na persekutojne-…
    E futa kete,ceshtie personale, ndoshta pa vend,po pothuajse ngjajne historite e ‘katapultave”te atyre viteve;-me vetevrasie,apo vrasie pas shpine,mund te perjetonin jo pake,anise, ato vite;vite-s’kthehen me, pavaresish c’ka ndodhur mes tyre.(Po ta krahasojme me te sotmen,as qe krahasohen.Sot po vrasin njeri tetrin shqiptaret,-fatkeqesisht,bere-NORME zgjidhie; sa hallesh,(varferia qe na shoqeron)e,me shume hakmarie dhe me ambicie cmirezeze,na shoqeron.
    Pena e Bedri Islamit,qellon ne shenje.E pershendes.
    Pershendes dhe,mjaft komentues jo te njeanshem.
    Bashkemoshatar i asaj Kohe,edhe me peripecite e saj,eshte kohe qe duhet vleresuar-POZITIVEN ,-nje popull i tere -MBESHTETUR.
    Duhet respektuar sakrificat deri ne dhene jeten te para ardhesve tane,per ditet qe solli ajo kohe, me KRYEKOHEN; Luften N,Clrimtare ,sjelle diten e Clirimit,- 29 Nendorin e 1944,pasuar NEndoret e Gjergj kastrioit-Skenderbe me Diten e Flamurit te Ismail Qemalit 1912-te. qe po presim te festojme.keto dhe 550 vjetorin e Heroit tone Kombetar Gj.K.-Skenderbe.
    Gezuar festat vellezer te kudondodhur.
    I pejetshem kujtimi i Shpetim Gines,ndare nga jeta ne kulmin e krijimtarise Tij.
    Ngushellime te afermve e dashamiresve te kudondodhur.
    Pershendetie miqve te mij qe permenden ne kete shkrim sa komentet komente…
    Jeteqatesi me atdhetarizem uroj.

    Pasues veteran-81 vjecari;

    Toronto19-11r 2017 Dhimiter M Xhoga
    (Guri Naimit D..)

    Reply to this comment
  12. Den Shqiptari November 19, 20:15

    Shkrim i ndjere per nje shok, per nje mik. Si mund te shkruaj ndryshe Bedri Islami, te cilin e njoh vetem permes shkrimeve, nje gazetar e Njeri i admirueshem.

    Reply to this comment
  13. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. November 19, 21:02

    Bedri,te pershendes,kujtesa eshte meme e dijes,por kure i sherbem nje rrealiteti te pare e perjetuar ne jete eshte dhe meme e miresise qe te jep jete per me te miren e mundeshme njerezore.Realiteti eshte te mesosh nga e kaluara,per ta bere me te sigurte,te paqeshme e te bukur jeten per vete,familjen,miqesine dhe brezat qe vijne pas.Lum si ata qe i sherbejne rrealitetit te mbeshtetur ne ndershmeri,mjere ata qe i sherbejne partive duke perdhosur nje rrealitet te pare,vertetuar dhe shijuar nga te gjithe.

    Reply to this comment
  14. MJEK,DASHAMIRES I LETERSISE November 22, 14:52

    DEMO,CINIZMI YT ME KUJTON NGAZELLIMIN E NAZISTEVE ME DHIMBJET E VUAJTJET QE U SHKAKTONIN TE TJEREVE;ME QE RA FJALA PER NGJAJSHMERI EDHE ATA E QUANIN VEHTEN NACIONAL SOCIALISTE…….
    SI GUXON OR FAQEZI E SHPIRTZI TE ALUDOSH PER VDEKJEN E NJE NJERIU PER MOTIVIN E VDEKJES KUR NUK DI GJE,POR GJEN RASTIN TE HIMNIZOSH DIKTATUREN KUR DIHET QE DIKTATURAT NUK HEZITOJNE PARA ASNJE LLOJ KRIMI.
    PER DIJENI,SHPETIMI VINTE NGA NJE FAMILJE KOMUNISTE(demek me biografi te mire)DHE TA BURGOSJE,ARMIQESOJE NJE RRETH TE GJERE NJEREZISH.
    SE DYTI,AI ME DRAMEN E TIJ,GODITI METODEN E REALIZMIT SOCIALIST,ME HERO POZITIV,ROLIN E MASAVE,ROLIN E PARTISE ETJ,POR KUJT I THEM?…
    TI E SHEH LETERSINE SI DHIA AFISHET.KETE PUNE E KISH BERE PARA TIJ PETRO MARKO DHE TI DUHET TA DISH SE C HOQI BURGJEVE TE PARTISE,MEGJITHE MERITAT QE KISH(LUFTA E SPANJES,INTERNIM NE VENTOTENE ETJ)I DYTI NE KETE STIL ESHTE SHPETIMI DHE ME PAS ISMAIL KADARE QE VE NE QENDER TE VEPRAVE ARMIQTE APO KUNDERSHTARET SI TEK GJENERALI,KESHTJELLA,
    PAS DRAMES PESHA E PAQES,QE U VLERESUA SHUME ME 2007,DRAMA ARMIQ PREKU THELLE GJITHE AUDITORIN E TEATRIT METROPOL KU FOLEN ZHANI CIKO,MEVLAN SHANJ,PALI KUKE,MEXHIT PRENCI ETJ ME NOTA SIPERORE PER ELEMENTE GJENIALITETI DHE TI FAQEZI E QUAN FILLESTAR….
    GJEJ NE HISTORINE E LETERSISE SHQIPE NJE KRIJUES QE TE KETE SHKRUAR DERI NE MOSHEN 24 VJEC,DRAMA KAQ TE VLERESUARA.ME KRIESA ME SHPIRT KAQ TE ZI SI TI(SE NJERI NUK MUND TE QUHESH)KY VEND S MUND TE VLERESOJE AS VEHTEN E VET,JO ME TE TJERET……TI QOFSH…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*