Rikthim i frikshëm i skenave migjeniane!

February 23, 2018 10:39

Rikthim i frikshëm i skenave migjeniane!

 

Mbas viteve Nëntëdhjetë,
Shqipëria nisi të numëronte milionerët,
po në anën tjetër të medaljes,
u shumëfishuan të varfërit dhe të mjerët!

Ndofta dikur historia do shkruaj:
“Në kohën kur jetonte Arben Duka,
në shumë familje shqiptare,
mungonte dhe uji dhe buka”!

Skenat e vitit Dymijë e Tetëmbëdhjetë,
me skena filmike do rrëfehen,
burra dhe gra duke qarë,
se s’kanë me se të ushqehen!

Politikanët antipopullorë,
vazhdojnë pa fund sherret politike,
dhe këtu mjerimi njerëzor,
arriti në përmasa katastrofike!

Shteti-Atdheun e shkretë,
e zhyti në gropa gjirizi,
dhe mbasi u mori gjithçka e gjithçka,
njerëzit për turp i braktisi!

Në ekrane shkëlqejnë dritat e mashtrimit,
dritat e mashtrimit dhe hipokrizisë,
si sfidë e hapur kundër ferr-mjerimit,
promovimi i injorancës dhe i kurvërisë!

Në të gjitha qarqet e pushtetit,
korrupsioni kurrë nuk u zhduk,
njerëzit arritën në ditë të kiametit,
në vitin Dymijë e Tetëmbëdhjetë nuk kanë bukë!.

ç’nevojë ka të bëhen sondazhe,
asnjë qeveri këtu s’ka qënë e mirë,
se një nga vendet më të begata të Botës,
e kanë kthyer në një shkretëtirë!.

Miliarda dollarë dalin jashtë,
se të huajt vjelin gjithë të ardhurat strategjike,
dhe të varfërve u merren qindarkat,
qindarkat e ndihmës ekonomike!

Në vila luksi rrojnë maskarenjtë,
dhe mbi varfërinë asetet i shtojnë,
në tragjedi janë zhytur fukarenjtë,
dhe vdekjen përsëgjalli jetojnë!

Situata bëhet edhe më kritike,
nga ky pushtet-kjo politikë,
dhe na flasin për rritje ekonomike,
që u rëntë kanceri në grykë!

Këtu u nxinë fatet njerëzoré,
jetojmë në kohë mjerane,
drejtojnë vendin njerëzit më mizorë,
që rikthyen skenat migjeniane!

A.DUKA

February 23, 2018 10:39
Komento

14 Komente

  1. N.VJOSA February 23, 11:43

    Poema e Mjerimit e Migjenit!…
    Por e shkruar ne nje Stil tjeter,
    jo ne 1938-en,
    por ne 2018-en!…
    Afro Nje Shekull me pas!…
    Per mua dhe per cdo sy realist, Qeveria Shqiptare duhet te shohe me nje rigorozitet dhe seriozitet te jashtzakonshem , tu vije ne ndihme Familjeve qe nuk kane mundesi te punojne, me nje Ndihme, qe tu plotesoje nevojat me te domosdoshme !
    Kurre, mos u investofte ne Shqiperi, por Njerzit nuk duhet te lihen ne Mizerje, te uritur dhe pa mjetet e jeteses!
    Eshte T u r p per nje Qeveri te majte te ndodhe kjo!…
    Dhe nuk jane aq shume sa nuk mund te perballohen , se shume familje kane te aferm qe tashme punojne ose Brenda vendit ose ne emigrim, por dhe Shteti ka mundesi ti ndihmoje me shume ate Shtrese sociale qe nuk ka mundesi te siguroje mjetet elementare te Jeteses!…
    Jane mbushur Burgjet plote!
    Per nje arsyetim realist, me te burgosurit e Hashashit, duhet nje politike konstruktive, shume te burgosur duhet te lirohen kundrejt nje Gjobe ne te holla dhe te mos paguajne Taksapaguesit shqiptare per ta!
    (Aq me teper qe dhe Shteti eshte bashkfajtor ne kete fenomen kriminal, se ne disa raste e krijoi kete situate me Lazaratin dhe perhapjen, duke mos marre masat e domosdoshme!)
    Natyrisht, po u kapen perseri si recidiviste, atehere te detyrohen te bejne edhe vitet e burgimit te meparshem dhe me denime me te ashpra!
    Po keshtu, kudo ku ka mundesi te shkurtohen fonde, per nje kohe te paksohen Pagat e nje pjese te administrates, gjyqtareve, buxhetoreve, por dhe ne sektore te tjere dhe SHTETI TE SHERBEJE SI RREGULLATOR PER TE NDIHMUAR EDHE SHTRESAT QE KANE NEVOJE PER MBESHTETJE SOCIALE!…
    Fakt eshte se dhenia e Ndihmes ekonomike nuk behet gjithnje me kritere te qarta….Ose edhe pse ka kritere, ato jo gjithnje zbatohen rigorozisht!…
    Dikush mund te thote, po cfare po na thuaj, thjeshte se paske marre shkase nga nje Krijim letrar!…
    Jo. E Verteta eshte se, kohet e fundit Shteti shqiptar i ka ripare ndihmat sociale, por fakt eshte se ne Shqiperi ka shume Varferi dhe sidomos ka Familje qe nuk mund te sigurojne dot minimumin e Jeteses!…
    Realiteti flet me shume se sa nje krijim letrar!…

    Reply to this comment
    • N.V. February 23, 12:16

      POEMA E MJERIMIT…
      ( strofa e pare)

      Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
      kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
      kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
      që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
      edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
      të tan jetën e vet derisa të vdesin.
      MIGJENI.

      Reply to this comment
      • BLACK SWAN February 23, 13:50

        ptu ptu ptu , po sot jeni ber per te marre sysh ju 😛
        me bejtexhiun hajde mo , jemi mesuar, e ka keq pas viteve 90 , se para ka qene oficjer e hante supen gratis ,
        po ti me habite fare ,po ça thua mo Neti ,po ku kohe qeveria te shikoje Mjerimin ,
        po sa te ngrene vilat e kullat, sa te shesin ca toke e det, nuk po gjejne ndonje formule dhe oksigjenit se per ate zot dhe ate do jua hiqnin. e pe lale dhErin dje ti ?
        do prishe teatrin se po i ze kanceri aktoret … e ka mire Bejtexhiu, kanceri ju rente te gjithve, ne fakt u ka rene po nuk kane pase ende kohe ta shohin …nejse per sot nje 5 deri ne 4 e keni merituar 😛

        “O dhimbe krenare e shpirtit qe vuen
        dhe shperthen nder vargjet e lira…
        A deshte vall per t’u ngushelluem
        tue e stolis Boten me xhevahira?”

        Reply to this comment
        • N.V. February 23, 15:17

          BLACK ,moj e zezë,
          Më qorodite fare…!
          Të kam lexuar 3-4 herë, por ato rreshtat e para , o te mungon nje fjalë, herë të mungon një gërmë, e ke shkruar sikur te ka zënë Parkinsoni!…
          Të dridhen duart apo nuk shikon mire nga sytë?….
          Po me ato pasthirrmat cfarë do te thuashë?…pu…pu…pu…? Apo ke dashur te pështysh?…Jo per gjë, por ti e di se une jam i Filoloqylit…e vë re Drejtshkrimin!…
          Më qorodite fare!
          Na mezi e poshte te kuptova, nga mezi e larte jo!…
          Lali Erin e pashë, “lale dhErin ” jo…
          Vjershen e ke shkruar mire!…
          Rrofsh qe na e ke vënë nje 4 deri 5…!
          Po ne si ta vëmë ty?…
          4 herë apo 5 herë?
          E lemë më mirë sa te duash ti…!
          Notën e kam fjalën!…!

          Reply to this comment
  2. KOZi February 23, 11:44

    Mos u shqetesoni cuna ! Ne kohen kur jetonte Migjeni pushtetin e kishte e djathta konservatore. Sot ka ca vite qe pushtetin e ka e majta liberale. Ka fituar votat me nje program teper social keshtu poeti te rrije i qete dhe Migjeni te fleje i qete !!!….tung

    Reply to this comment
  3. T. Topi February 23, 12:48

    “Tashmë janë mbushur burgjet plot e përplot”,
    Filluan të ulërasin pas pilafit vromësirat,
    Deri dje kokën në rërë si struci fshehur mbanin,
    Kur foshnjet prangoseshin pa mëshirë nga këllirat !

    Kur foshnjet prangoseshin pa mëshirë nga këllirat,
    Se prindërit nuk kishin para të pagonin energjinë,
    Këllirat edhe shurdhmemecin preferonin të bënin,
    Mjafton mos t’ua kritikoje atyre pa dorashka partinë !

    Deri dje kokën në vrimë të bithës fshehur e mbanin,
    Kur shikonin se si nguleshin pingul mbi rërë kaçatorrat,
    “Nuk janë të drogës, por për spërkatje mushkonjash”,
    Thonin këta “asocialë” që nuk tuten as nga morrat !

    Kaluan pesë vite dhe “asocialët” gjë pozitive s’kanë arritur,
    Dhe këtë më mirë se gjithshka tjetër e dëshmon ekonomia,
    Shprehja e koncentruar e politikës buzë greminës qëndron,
    Por këllirave nuk u ndahet kollaj shpirti nga rrozgë-partia !

    Reply to this comment
  4. orakulli February 23, 15:04

    no coment

    Reply to this comment
  5. BLACK SWAN February 23, 15:50

    Neti, do kesh qene duke lexuar ate rubriken me lart te doktor Harxhit me duket 😛
    lexo ,lexo se ju la pas filoloqyli ,ju ngeli vetem biografia…

    Reply to this comment
    • N.V. February 23, 16:27

      BLACK,
      Nuk ta kam me te keq ty unë!…
      E di qe ti bën shaka dhe e ha
      Humorin!…I kuptova mire çfare shkruaje dhe me pelqen Humori yt!
      Humori eshte Kapitali ynë !…
      Virtualisht,
      M i q ë s i s h t….!

      Reply to this comment
  6. Drejtesia do te behet, duan apo nuke duan djajt me fytyre njeriu. February 23, 22:21

    Mirnjohje Arben Duka, ku dhemb dhembi,
    aty shkon dhe gjuha,

    Reply to this comment
  7. Drejtesia do te behet, duan apo nuke duan djajt me fytyre njeriu. February 23, 22:30

    Mirnjohje Arben Duka, ku dhemb dhembi,
    aty shkon dhe gjuha,
    Cohuni cfare presim
    Ah si nuke kam nje grusht
    te rande qe ti bie ketije
    mali qe s’beza!

    Reply to this comment
  8. N.VJOSA February 24, 01:42

    I nderuari Poeti Arben Duka,
    Dje ku lexova krijimin tend letrar, po kerkoja Poemen e Mjerimit te Migjenit dhe rastesisht gjeta nje poezi qe me tronditi pa mase…
    Mjerimi ka shume fytyra…Vjersha eshte ndertuar sipas variantit te kenges sone te famshme popullore,
    “Kenga e Ures se Qabes”…
    Ja vjersha:
    ……….
    Mbeta, moj vajza, kesaj ane
    Ne trotuare, n’Itali
    Ne Western Union merrni dollaret
    Se une vet nuk do vij…
    ***
    Ne pyet Nena se c’fat me doli
    I thoni se nje burre kam marre,
    Im At, ne pyet, i tregoni
    Se u martova me nje Varr…
    ***
    Ne pyet shoku i klases, Bledi,
    Nga klasa fqinje “E treta B”
    I thoni se nje peng me mbeti
    Qe nuk u putha dot me te!…
    ***
    Ne pyet se c’krushq i vane
    Police belge, a italiane…
    KADARE.

    Dhe me poshte nje shenim:
    A jane borxh kombet e Botes ndaj vajzave dhe grave te tyre?…
    A eshte ne detyrim per to Kombi shqiptar, Krijuesi i
    “Kenges se Ures se Qabese”?….
    ******
    Mjerimi ka shume fytyra, i dashur dhe i nderuar Miku im…!

    Reply to this comment
  9. info analitike February 25, 11:49

    O bejtexhi, thuaj shyqyr qe Migjeni nuk rrojti te shikonte diktaturen enveriste se do te kishte perfunduar burgjeve e internimeve si tradhetar.

    Reply to this comment
  10. Kopeshtari February 27, 11:03

    I nderuar Zoti Dukka !
    Lexoj rregullisht poezite tuaja dhe kjo eshte nja nga me te bukurat … Ju jeni i thelle ne vargjet Tuaja . Kush Ju kritikon , i dhimbset karrigja .Ju nuk beni dallim : I majte apo i djathte . Njerezit bejne mire te te vleresojne dhe jo te kundervihen . Me respekt : Emigranti .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*