Rikthim nga emigrimi, 27-vjeçari: Ju tregoj vështirësitë e kaluara

September 8, 2018 17:12

Rikthim nga emigrimi, 27-vjeçari: Ju tregoj vështirësitë e kaluara

Një 27-vjeçar ka rrëfyer pengesat që ka kaluar në të shkuarën për të emigruar drejt shtetit grek.

Arjan Venari ka treguar për Top Channel se në moshën 15-vjeçare vendosi të braktiste shkollën, fshatin, familjen dhe se si me një xhaketë të vjetër i ishte drejtuar maleve.

“Shkonim në këmbë. Familja e përjetonte keq, por ne iknim fshehurazi. Me shokë në fshat bashkoheshim, vendosnim se do iknim në Greqi dhe niseshim.”

Venari ka rrëfyer se udhëtimi zgjaste 8 ditë, sepse zgjidhnin rrugën më të largët, në mënyrë që të mos tërhiqnin vëmendjen e policisë.

“Na zinte bora, shiu. Në ditët në vazhdim ishim edhe pa bukë, pa ujë, fjetja e keqe, flinim ku na zinte nata”, ka treguar më tutje ai.

27-vjeçari tani është rikthyer në Selvies, fshat të Elbasanit. Ka hapur një lokal me kursimet e grumbulluara në Greqi, me shpresën për të ndërtuar jetën e tij në atdhe.

 “Me të keq, me vuajtje, nuk i prishnim, i mbanim që të ktheheshim në Shqipëri, të bënim diçka. Ato pak lekë që kemi bërë andej, i kam investuar te ky lokal që shihni. Të harronin ato vuajtje andej dhe të rrinim këtu, të hapnim punën tonë. Ka grupe që ikin ende, por unë jo. Kam vendosur të qëndroj”, ka thënë Arjan Venari.

Shumë emigrantë shqiptarë kanë vendosur të kthehen në vend, pasi kriza financiare në Greqi bëri që shumë prej tyre të humbnin punën e të mos e përballonin më jetesën.

Shifra e të rikthyerve nuk është regjistruar nga asnjë institucion, por ata i gjen në çdo fshat e qytet.

s.a/dita

September 8, 2018 17:12
Komento

2 Komente

  1. Adih September 8, 19:00

    Vetem lokale .E pini kafen vetem tek lokali i juaj.

    Reply to this comment
  2. yes_man2 September 8, 23:44

    ik mer bole….nuk u bete njehere njerez…..nuk arrini dot te hapni syte dhe te pershtateni ne nje vend te ri. Me keto mend katunar elbasani do ngelesh gjithe jeten….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*