Rikthimi i detarëve tanë në atdhe, detyrim ligjor apo hedhje goglash fati?!

March 29, 2020 22:46

Rikthimi i detarëve tanë në atdhe, detyrim ligjor apo hedhje goglash fati?!

Nga Dorian Mersini

 

Si rrjedhojë e ndalimit progresiv të anijeve tregtare pasagjere, për shkak të situatës së Covid-19, shumë detarë të punësuar në bordin e tyre (rreth 250.000 individë, përfshirë ata shqiptarë) janë gjendur të bllokuar në portet e ndryshme të botës.

Duke pas parasysh këtë situatë të pazakontë, kemi “fatin”, që vendi ynë ka një numër të vogël detarësh krahasuar me vendet e tjera, ku ky problem është shndërruar në një situatë ankthi kolektiv për familjet e tyre.

Por prapë se prapë numri i detarëve tanë rreth 1000 persona në kushte pune, është një shifër që meriton përgjigje dhe një strategji të qartë veprimi, referuar këtu edhe fjalës së mbajtur nga Sekretari Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare Detare IMO, Mr. Kitack Lim ku i kërkohet të gjithë shteteve anëtare të marrin masa të menjëhershme, për lejimin e qarkullimit të detarëve, me qëllim mirëfunksionimin e transportit detar.

Janë të shumtë detarët shqiptarë që kërkojnë aktualisht të riatdhesohen dhe për këtë fakt ambasadat tona kanë marrë njoftim në kohë. Sipas komunikimeve me shumicën prej tyre, një pjesë gjenden të ndaluar në bordin e anijeve ku punonin. Disa gjenden në karantinë në struktura shëndetësore të improvizuara. Ndërsa një pjesë tjetër, ajo më fatkeqe, gjenden në aeroporte ende në pritje të një vendimi gjithëpërfshirës nga Qeveria Shqiptare, se çfarë do të bëhet me rikthimin e tyre në shtëpi.

Av. Dorian Mersini

Ngushëllimi i momentit për ata më fatlumët, është fakti që punojnë pranë kompanive të mëdha serioze. Këto kompani u kanë ofruar fjetje dhe ushqim edhe pse anijet janë të ndaluara dhe personeli nuk gjendet në kushte pune. Ndërkohë kolegët e tyre të huaj, janë kontaktuar nga ambasadat e shteteve të origjinës dhe në shumicën e rasteve, janë shoqëruar nga personeli i ambasadës nga anijet ose vendet ku ndodheshin deri në aeroport, për t’u imbarkuar në linjat ajrore të shpëtimit.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të para disa ditëve, zhvilluar nga Presidenti i Republikës me të gjithë institucionet më të larta në vend, ku u diskutua ndër të tjera, për detyrimin kushtetues mbi rikthimin e shtetasve shqiptar në atdhe, u ndez një dritë shprese dhe për detarët tanë.

Menjëherë pas kësaj mbledhje Kryeministri premtoi lajmin e shumëpritur: “i takon Lasgushit të Air Albania të sjellë njerëzit tanë në shtëpi pa pagesë”. Gjithashtu u bë e ditur dhe procedura për të kontaktuar ambasadat Shqiptare, ku u ofruan numrat e emergjencës, me qëllim regjistrimin dhe grumbullimin e shtetasve, drejt aeroporteve ku do të organizoheshin më pas fluturimet e shpëtimit.

DITA 30 mars 2020

Të gjithë detarët shqiptarë që presin të riatdhesohen, kontaktuan për të disatën herë ambasadat tona për t’u njohur me procedurën e kthimit. Ata pak prej tyre që kanë pasur fatin të komunikojnë me përfaqësuesit tanë diplomatikë, u është thënë se ende nuk ka një plan të qartë se si do të realizohet përzgjedhja e personave që do të fitojnë këtë udhëtim shpëtimi.

Kuptohet qartë që Shqipëria është një vend i varfër dhe nuk mund t’i kërkohet qeverisë të organizojë udhëtime falas për të gjithë shtetasit, edhe kur bëhet fjalë për ato të shpëtimit. Detarët tanë që gjenden jashtë kufijve nuk kanë kërkuar të udhëtojnë falas, pasi bileta e tyre e udhëtimit mbulohet gjithnjë nga kompania ku punojnë. Kërkojnë veç t’u lejohet të kthehen pranë familjeve të tyre.

Ata që gjenden në Itali janë të gatshëm të riatdhesohen edhe nëpërmjet linjave të trageteve që mundësojnë transportin e mallrave.  Siç ndodhi sëfundmi me imbarkimin e personave që ndodheshin të bllokuar në portin e Barit dhe që u lejua të udhëtonin drejt Shqipërisë.

Është e qartë për të gjithë shqiptarët çka trumbetohet ne media çdo ditë, se jemi në kushte lufte dhe duhet të bëjmë durim duke qëndruar në shtëpi që kjo gjendje të kalojë me sa më pak humbje. Por si mund t’u kërkojmë durim shtetasve tanë që ndodhen rrugëve të botës pa mundësi financiare dhe të synojmë mirëkuptim, në një situatë kur detyrimi ligjor për riatdhesimin e tyre, po shndërrohet dita ditës në një çështje goglash fati: Ku fjala e fituesve reklamohet, ndërsa ajo e humbësve censurohet.

 

*****

Botuar në DITA

March 29, 2020 22:46
Komento

27 Komente

  1. Biometri March 30, 00:24

    Keto pune qe kerkoni ju zoti Dorian duan shtet serioz.
    Jo karagjoza qe edhe kur bejne ndonje pune duan ti llastosh e ti mbulosh me levdata.
    Kthim sa me te shpejte prane familjes cdo shqiptari i urojme

    Reply to this comment
    • Erla Qsut March 30, 00:31

      17 perqind e te prekurve nga Covid ne Shqiperi jane mjeke dhe infermiere.
      Shifra me e larte ne bote.
      Dhe kjo ndodh ne vendin ku sapo jane dhene 5 koncesione ne shendetesi me vleren e llahtarshme per nje vend si yni 400 milion euro!!!
      Tamam per levdata.

      Reply to this comment
    • Krokodili që ta mbilli March 30, 11:55

      Në përgjige të pyetjes “ A përfitojmë gjë nga fondet e qeverisë”?
      ==============
      Jam i bindur që Bosi mendon se “Populli ka lekë“.

      Ndryshe nuk spjegohet sjellja e Tij ndaj njerëzve në vështirësi ekonomike nga mbyllja e detyruar në shtëpi. Njësoj është sjellja, si për bisnesmenët ashtu edhe për të punësuarit dhe të papunët. Njësoj është reagimi.

      Të gjithëve u thotë se ska lekë për ju! Drejtpërdrejt apo larg e larg ska rëndësi por këtë po u thotë. Sepse është i bindur se të gjithë kanë lekë.

      Ndoshta nuk e ka komplet gabim, ose e ka. Nuk di ta them këtë por sjellja e Tij këtë spjegim ka.

      Nuk ul asnjë shpenzim publik për Koncensione e PPP, madje lidh kontratat të reja shërbimesh me tendera fët e fët pa garë, ndërkohë që nuk paguan dot kontratat ekzistuse të tenderave të shkuar. Sigurisht ska ku të rrijë kjo llogjikë, përvec se tek bindja e Tij e thellë që “hajt, hajt se kanë para këta “…

      Me pak fjalë Ai e konsideron ekonominë si thesi i miellit bosh, që sa herë ti biesh me shkop aq herë e nxjerr një grusht miell. Natyrisht jo për kohë të gjatë, por hë për hë ashtu e mendon dhe kështu po ndodh.

      Bisneset në fakt, po shkundin thasët e zbrazur nga viti i shkuar dhe, duhet të lëshojnë edhe pak miell për shkopin me të cilin u bie qeveria e cila u kujton të paguajnë tatimet e taksat. Ndërkohë, këtë vit puna thuajse nuk ka filluar ende.

      Është një takëm shumë i vogël PPP e Koncensionesh që vijojnë të paguhen, por kjo ngjan më tepër si llogjikë private sesa interes publik.

      Shkurt muhabeti, mos prisni gjë nga qeveria. Ata që kanë kontrata me shtetin do presin pak, në u mbledhtë ndonjë lek taksa.

      Ata që kanë kontrata dhe kanë kryer shërbime, por paratë shteti nuk i kishte në dispozicion as para emergjencës, do duhet të presin ca më shumë. (Janë disa agjensi që kanë lidhur kontrata pa asnjë kokërr leku në buxhet, por temë tjetër kjo).

      Të gjithë të tjerët duhet thjesht të ngrohen në diell, nëse nuk duan të japin llogari “ku i gjejnë lekët për internet”…

      Do tu shijojë shumë dielli kur ti lejojnë të dalin nga shtëpitë pa leje.

      Kështu do harrojnë të kërkojnë para e ndihma nga qeveria…

      Ndërkohë, gjithkush që shpëton gjallë nga ky virus tja dijë për nder Bosit, “Babait të këtij Kombi”. Ç’vlerë kanë lekët para jetës që na e fali për së dyti Ai…!?

      Unë kështu e lexoj sjelljen e Bosit.

      Pacienti zero vijon të infektojë njerëz…

      Reply to this comment
  2. ilir March 30, 00:26

    Meqe ra fjala te shteti serioz:

    Sa mire punon ky portali e-Albania dhe numri 55155…kam 24 ore qe i kam bere kerkese dhe te dyja asnje pergjigje..

    po pres ka kohe

    Reply to this comment
  3. Ylli March 30, 00:27

    ME JEPNI NJE MENDIM!

    Jetoj vetem me gruan time dhe qe tè dy, duke qene pensionistè, na ndalohet me denim njè gjobe e larte nè rast se pèr pak minuta, pèr njè urgjencè dalim, megjithèse duke zbatuar te gjitha rregullat e distancimit social dhe tè pèrdorimit tè maskave e dorezave higjenike.
    Qè prej dates 10 mars jemi tè mbyllur brenda dhe kjo eshte rruga mè e mirè edhe pèr çdo familje, te rinj e te vjeter.
    Kryeministri me nje ton te ashpèr (tek disa policè sot kishte çuditèrisht egersi) na e komunikoi ndalimin e plotè me kundèrveprim gjobè sa njè gjysmè pensioni mujor.
    Por si te veproj pèr tè paguar faturèn e energjisè e tè ujit, sepse OSHEE sot njofton: “Çdo konsumator i energjisë elektrike, familjar apo biznes, duhet të paguajë rregullisht dhe brenda afatit faturën e konsumit mujor. Kjo është e vetmja mënyrë se si Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mund të garantojë qëndrueshmërinë dhe vazhdimësinë e furnizimit me energji. Stafi i OSHEE në qendrat e Kujdesit ndaj Klientit punon me turne, çdo ditë nga ora 06:00 deri në 13:00, me përjashtim të ditës së dielë”.

    Reply to this comment
    • mirel March 30, 07:44

      I gjendet zgjidhja. Dil dhe merr gjoben, dhe hidhe shtetin ne gjyq ne Strasburg. Prape populli koqe do paguaje. U mesuan tani. Keshtu qe shfrytezoje rastin. Megjithese je ballist dhe nuk e meriton, po hajt , per hir te pensionisteve do ta bejme hallall

      Reply to this comment
  4. Ergys March 30, 00:35

    Detarëve tanë kthim sa më të shpejtë. Për të tjerst, në këto kohë distopike, përveç Orwell-it, ia vlen te lexohet Huxley-i një orakull i kohëve të sotme:

    “Sigurisht, nuk ka arsye që totalitarizmi i ri të ngjasojë me atë të vjetrin. Një qeveri shkopinjsh gome, urie të detyrueshme, burgimesh dhe dënimesh masive, nuk është thjesht jonjerëzore, është në mënyrë demonstrative e paefektshme – dhe në kohët e teknologjisë së avancuar, joefikasiteti është mëkat ndaj Shpirtit të Shenjtë. Një shtet i vërtetë efikas totalitar, do të jetë ai ku drejtuesi do të ketë të gjitha fuqitë politike dhe ushtria e manaxherëve, që drejtohet prej tyre, do të kontrollojë popullatën e skllevërve, të cilën nuk kanë as pse ta detyrojnë me zor, sepse ajo vetë e dashuron robërinë. Që ajo ta dashurojë, në shetet e sotme totalitare, ngarkohet me punë ministria e propagandaës, redaktorët e gazetave, mësuesit e shkollës. […]

    E vërteta është e madhe, por më e madhe, nga një këndvështrim praktik, është shkenca e së vërtetës. […] Projektet më të rëndësishme të së ardhmes, si ai “Manhatan”, do të jenë të sponsorizuara gjerësisht prej qeverive, do të kërkojnë brenda asaj që politikanët dhe shkencëtarët pjesëmarrësdo ta quajnë “problemi i lumturisë” – me fjalë të tjera, si ti bëjnë njerëzit t’i duan ata që i skllavërojnë. […] Arritja thjesht e sipërfaqshme e gjithë kësaj është revolucioni i brendshëm. Dashuria ndaj skllavëruesit nuk mund të arrihet përveç se si rezultat i një revolucioni të thellë personal në mendjen dhe në trupin e njeriut. […]

    Ndërthurja e lirisë me drogat, filmat dhe radion, do të ndihmojë të arrihet ëndërrimi me sytë hapur, që të arrihet nënshtrimi i individit ndaj robërisë në emër të fatit.

    […]

    Aldous Huxley 1946

    Reply to this comment
  5. ALB March 30, 00:41

    Ne nuk kthejme dot ne atdhe detaret ama cojme ne Itali mjeket qe ketu i kemi te pakte. Ne bejme cdo gje per politike. Akti i tridhjete mjekeve dhe infermiereve qe shkuan ne Itali me deshiren dhe vullnetin e tyre te lire po trajtohet si koncension imazhi nga ana e dervishit te Surrelit. A thua se i mori me zor dhe i dergoi ai personalisht. Nuk permendet se kjo ishte nje iniciative e tyre individuale. Dervishi po e trajton aktin e admirueshem te mjekeve sikur kemi te bejme me nje tufe mercenaresh qe shkojne per te luftuar me pagese. Nga ana tjeter, bash ne kete kohe kur qan, qesh, turfullon, shan, vjell e terrorizon ne konkurence te plote me virusin. ka gjetur sheshin e gatshem edhe per nje tender te vogel 400 milionesh. Nese ndokush mendon se tenderi eshte per te blere maska, respiratore, ilace apo mjete te tjera farmaceutike e logjistike qe mund t`iu sherbejne qytetareve, do te thote se i ka ngrene coronavirusi trute e kokes. Tenderi eshte per mobilim zyrash. Te tjerat i merni me mend vete.

    Reply to this comment
  6. Lana Tirana March 30, 00:58

    Nga nje njeri qe veteshpallet baba i kombit si Edi, mos prisni gje.
    Jo se nuk do.
    Nuk mundet.
    Ka semundje mentale, eshte i kufizuar ne mundesi

    Reply to this comment
  7. Lexus Komuna March 30, 01:06

    Keta djem te kthehen sa me shpejt po druaj se secili do ti bej hall kokes sic ka bere ne shekuj shqiptar mavria se ne shtet e qeveri kurre nuk kemi pasur.

    Shif ket qe kemi tani, ky i gjati ish-çorapekuq qe tani na eshte bere burre shteti serioz e baba per ne veteranet.

    Për pensionistët nuk ka Leje dalje! thote

    Ore ti “baba” surrati jot, do ti vdesësh pensionistët? Kush do tua bëje pazarin?
    Me çdo ushqehen? Një numër i madh i tyre jetojnë në çift? Fëmijët ikën në emigracion. Me çfarë do jetojnë?

    Apo kush nuk do të vdes nga convid-i mos ta zerë më as viti? Të rrinë brënda? Nuk ka aplikacion, nuk ka shërbim, ska furnizim, ska mjekim! Apo pensionistët jane statistike?

    Ore, a të punon apo të është mpirë truri Ty?

    Mblidh mendjen e liro oraret o Surelas! Përndryshe, rrugëve i ke pleqtë. E në i zënç, merru patericat per gjobe…në vend të makinave!

    Se e bëre vëndin siç i thotë një fjale kur mungojnë alternativat:O te pickon gjarpëri, O të shalon gomari!

    Reply to this comment
  8. Arber March 30, 01:08

    Keqardhje per shqiptaret e shperndare ne çdo cep te ketij globi,ne kerkim te nje pune.Si eshte e mundur qe edhe shtetet e lindjes po zhvillohen,po ecin perpara dhe Shqiperia gjithmone e me e varfer.Edhe ne dy vendet fqinje,Mali i Zi dhe Maqedoni,ka plot shqiptare te Shqiperise,qe shkojne e punojne atje.

    Reply to this comment
  9. Madani March 30, 01:09

    Ju sjell babai Lasgushin ju merr☠️, nderkohe te gjitha shtetet bejne thirrje gati ne lutje qytetarve te tyre per tu kthyer ne vendin e lindjes, ky shkopi pret te ndodh ndonje”tragjedi”te bej diçka

    Reply to this comment
  10. pellumb March 30, 01:10

    O zot mbase behet ndonje shpirt mire ne keto halle qe kane gjithe shqiptaret kete situate se priste asnje ndimojini ju lutem kush ka dicka ne dore Amin

    Reply to this comment
  11. LN March 30, 01:10

    Dergo nje “Lasgush” ti marrë,o “babai i kombit”. Shtet kartoni!

    Reply to this comment
  12. I bllokuar ne Poloni March 30, 01:11

    Kush eshte aji shqiotare ae nuk e kupton kete gjendje ekonomike te dobet edhe keshtu do e.lejn klasa politike e korruptuare me 50 per qind fukara qe tu vjedhin votat me pa turpesi thojn 2miljon e sdi sa votues une 5 votues kam qene 17 vite ne itali dhe quajn se kam votuar gjithnji me kete elit politike ne do humbim dhe gjithnji do mbesim me te varferit ne badhkan qe per 30 vite kan vjedhur e pasuruar per veheten turp si jemi katandisur shpresojim qe mbas kesaj epidemi te ndryshojin kjo menyre qeverisje shpresojim te zgjohet qeveria e te interesohet se firma eksiston e te interesohet per puntoret qe i ka shfrytezuare e tani gjinden ne mes varshaves

    Reply to this comment
  13. Florian Muriqi March 30, 01:11

    Keqardhje pse nete gjoret duhet te bredhim rrugeve te botes, ozot qfar tmerri kute shkojn kta te mjer tani, oqeveri opushtetar po aeshifni qpo behet me vellazerit tan, qohuni more leni ndasit partiake ekerret eshtrejta eluksuzet, qelni syt se maroi populli si ne Kosoven ton te bukur me plot halle sine Shqiperine ton te art qe me shekuj vuajten nga okupator e barbar te ndryshem etani kujeni ju?. Zoti qoft me ju ovellazen vertet tmerr.

    Reply to this comment
  14. Amanta vlore March 30, 01:12

    Zoti i ndimofte te gjithe djemte e nenave shqiptare neper rruget e botes ne kete situate teper te veshtir

    Reply to this comment
  15. Propozim March 30, 01:13

    T behen bashke Saliu Ramiu dhe Metiu t ven ca lek nga xhepi e ti marrin ti kthejne.
    Kane boll, nuk do ti marrin ne varr

    Reply to this comment
  16. Jonus March 30, 01:17

    Mos u merzisni per nja dy tre muaj.se do zgjidhet dhe halli juaj
    Vertet mendoni qe kemi shtet ..po pritet nga shteti aty do ngordhni

    Reply to this comment
  17. AM March 30, 01:18

    Po ca thirrje ku ka shtet ai sdi gje tjeter thot rrini ne shtepi mos dilni dhe hapni dritaret kurse ju rrini aty ne det se ai i gjati se rr.. fare per asnje

    Reply to this comment
  18. Zef Hoti March 30, 01:20

    Mos levizni nga vendi se po vjen, Sali Palla, me Edvin Ramadanin e tu marrin.

    Reply to this comment
  19. Komshiu March 30, 01:21

    Prite edin se po vjen bishti kalit po kercen

    Reply to this comment
  20. Apoka Liptiku March 30, 02:12

    Deri tani ne oren 7:50 pm E.T….nga 20 komente te gjitha jane kunder Rames..PRA 20 me ZERO…
    a thua se ai po ben krim si ne 21 janari apo gerdec kur Salugati me te bijte Xeni & Lulin vrane shqiptare me duart e tyre..
    .
    Jam dakord vetem me kritiken apo talljen e Rames qe ju thote se udhetimi eshte falas.. ne nje kohe qe shume prej tyre mund te paguajn dhe dyfishin e cmimit..vetem te vijne prane familjes..
    .
    Nuk jam dakort me artikullshkruesin qe duket sikur e ben kete artikull si kundrapeshe te efektit te dergimit te 30 mjekeve ne Itali qe beri “MUUU” jo vetem ne Shqiperi dhe Itali por dhe me gjere….
    .
    Kam mendimin qe kjo epoke e Koronavirusit do kete aq efekt ne planetin tone sa gjenerata qe do vine do ta perdorin si gur mijevjecari si themi ..BC apo AC para dhe pas Krishtit..
    .
    Ne kete kontekst do ti sugjeroja avokatit te nderuar Mersini duhet te jemi me racionale ne kritika deri sa te kaloje fortuna e kesaj kolere..Jo vetem kaq por dhe opozita duhet te jene nje front kombetar pse jo dhe nderkombetar…nuk eshte as pune partie..as biznesi dhe as mediatik..eshte moment apokaliptik…
    .
    Ka ardhur koha qe te ngrihet perkohesisht dhe nje spital te semundjeve te renda mentale qe te izolohen Tos lubonjat dhe dixhitalet si Qim Peka i Hasonit se jo vetem po e bejne Ramen Hero te Kombit por tregojne se a xhaxhi diktatori ja bente mire qe i sh..kerdhente me qen dhe mace sepse jane dhe kundra ADN-se familjes dhe shoqerise njezore
    .
    Ju faleminderit !

    Reply to this comment
    • Pellumb March 30, 02:44

      Koronavirusi nuk është thjeshtë një semundje, ai është një armik i padukshëm, këtë e ka thon naltgjatsia e tijë Edi Rama.
      E armiku nuk të sjell lule, ai të sjell luftë, edhe këtë ai i gjati na e thotë çdo ditë.
      Dhe sinqerisht unë kam filluar ta besoj.
      Shumë shpejt vendi ynë do të shkojë drejt një lufte. Një lufte jo me këtë mikrobin që nuk e shikojmë, por luftë mes të varfërve dhe të pasurve, mes atyre që po u mbarojnë kursimet dhe qeveritarëve që vjedhin çdo ditë si të pangopur.
      Revolucionet historikisht kanë lind nga uria. Jemi në prag të një revolucioni, i cili si një fshesë e hekurt do u futet dyqaneve e supermarketeve, magaznave e tuneleve të atyre që nuk ngopen kurrë. Kjo ndodh gjithmonë, sa herë pasuria e një populli mblidhet në disa duar. Kjo kohë që po kalojmë pikërisht këtë po bën, qeveritarët dhe oligarkët po u mbledhin edhe kacidhet e fundit fukarenjeve të ngujuar forcërisht në shtëpitë e tyre. Pak ditë duhet që barkboshët ta thyejnë karantinën, për t’iu versul barkderrave!
      Një luftë e egër do vijë…!

      Reply to this comment
    • Bujar Zhuri March 30, 04:28

      A ka shume te vetizoluar ne Shqiperi te vetmuar si puna ime ku familien e kane jashte Shqiperise?
      Me shkruani.

      Reply to this comment
  21. Lili March 31, 07:09

    Detaret jane te punesuar : pra i takon kompanive ku jane te punesuar t’ju paguaje kthimin ose pagen se konsiderohet si vazhdim i punes edhe ne rast blokimi ne porte apo karantin.
    Shtetit i takon vetem te pranoje ardhjen e tyre, cka eshte detyrim nderkombtar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim