Rikthim vizash për Shqipërinë? Parlamenti i Holandës voton më 16 prill

April 12, 2019 19:08

Rikthim vizash për Shqipërinë? Parlamenti i Holandës voton më 16 prill

Parlamenti holandez i kërkon qeverisë të ushtrojë presion mbi Bashkimin Evropian për të rikthyer regjimin e vizave për Shqipërinë.

Në parlament është zhvilluar një interpelancë për këtë çështje me ministrin e jashtëm dhe me atë të drejtësisë.

Deputetët e partive ekstremiste thonë se “shqiptarët vijnë si turistë dhe kryejnë aktivitet kriminal, kryesisht në fushën e narkotikëve”, Van Toorenburg (CDA).

Por ministri i Drejtësisë është shprehur se “nuk sheh ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë mes liberalizimit të vizave dhe veprimtarive kriminale, duke shtuar se bashkëpunimi me Shqipërinë është intensifikuar”.

Mes deputetëve ka edhe nga ata që thonë se “Rivendosja e vizave për shqiptarët do të ketë sukses vetëm nëse mbështetet nga vende të tjera të BE. Meqë kjo nuk duket shumë realiste, Holanda mund të dërgojë e vetme një sinjal të rëndësishëm në Shqipëri”, Van Wijngaarden (VVD).

Ministri i Jashtëm holandez, Bolk, i cili ishte pak më parë në Tiranë, sipas mediave vendase nuk dëshiron që Shqipërisë t’i rikthehen vizat.

v.l/ Dita

April 12, 2019 19:08
Komento

2 Komente

  1. Lul kastraveci pa fara April 12, 19:39

    Lulushi do mar pjese ne votime?
    E dime qe eshte antishqiptareve…..

    Reply to this comment
  2. Stalin Berisha April 12, 22:52

    Po cfare lajmesh thoni me 16 Prill diten e Diele do mblidhet parlamenti Hollandez. Ku i gjeni keto lajme Fake News…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin