Revolta e Gjinushit për foton me Priftin: Ja u takova dhe pastaj?

March 11, 2015 21:05

Revolta e Gjinushit për foton me Priftin: Ja u takova dhe pastaj?

UPDATE – Skënder Gjinushi është parë pasditen e djeshme me Dritan Priftin.

Ata kanë qëndruar bashkë në një nga kafenetë e ish-Bllokut ku edhe janë fotografuar.

Balkanweb shkruan se Prifti dhe Doshi “po kërkojnë të blejnë” një parti.

I pyetur nga DITA Skënder Gjinushi e mohon të jenë bërë negociata për politikë.

Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori. Nuk ka asnjë negociatë. Ja u takova me Dritan Priftin, e pastaj? Unë takoj shumë të njohur çdo ditë. Kjo nuk është gazetari serioze që fabrikon gënjeshtra dhe mashtron opinionin. Lajme të tilla i përhapin ata që janë mësuar të shesin e të blejnë gjithçka, në shtëpi, në parti e kudo”, tha Gjinushi për ‘DITA’.

Ish-ministri Prifti disa ditë më parë u shpreh se ka ardhur koha për t’iu rikthyer politikës.

Edhe deputeti Tom Doshi pas përjashtimit nga grupi i PS-së tha se është gati të konkurrojë me 61 kandidatë në zgjedhjet e 21 qershorit përballë mazhorancës.

Gjinushi njihet si një nga kritikët më të ashpër të koalicionit Rama-Meta.

Prifti dhe Gjinushi duke biseduar

Prifti dhe Gjinushi duke biseduar

March 11, 2015 21:05
Komento

9 Komente

  1. Arben March 11, 21:16

    HOPA TANI HOPA

    Reply to this comment
  2. napoli March 11, 21:38

    Bravo futnia lsi boll se na e ka pru ne maj te hundes lsi

    Reply to this comment
  3. bato March 11, 21:49

    Po u bashkua Tan Prifti, Doshi dhe Gjinushi, padyshim e moren pushtetin vendor dhe ne 2017 mund te marrin edhe pushtetin qendror. Atehere Shqiperia dhe shqiptaret do shpetijne njehere e mire!

    Reply to this comment
  4. Xha Selmani March 11, 22:40

    Pse çfarë e kujtoni Gjinushin ju,- ndonjë nga ata që ja fut Dritan Prifti ? Gjinushi i përdredh të tërë në majë të gishtrinjve,përfshi dhe Ramën! Pse e urrejnë aq shumë halabakët e saliut Gjinushin? E urrejnë sepse e kuptojnë me intuitën e kafshës që është kundërshtari më potent kundër saliut të tyre! Saliu e mer vesh pas gjashtë muajsh kur ja fut Gjinushi ! Është polemist “par exelence” prandaj Rama, nga frika e mbajti larg! Nuk e konkuronte dot në logjikë! Tung!

    Reply to this comment
  5. drini March 11, 23:30

    zoti gjinushi mos bej pislliqe si dikur kur ngjalle sali kermen, mos harro si na luteshe ne kakavije mua dhe gjith emigranteve qe te votonin kunder kellires sali !!!

    Reply to this comment
  6. aqo March 12, 05:51

    Jo or jo,nuk u rrihet ,jane mesuar me ere kerme,apo jo o vetull trash qe vdes per nje cike pushtet.

    Reply to this comment
  7. Flamurtari March 12, 07:48

    Larg politika nga të semurët mendore dhe nga ish komunistët

    Gjinushit dhe Berishes, pushtetare te larte te regjimit komunist, u ka mbaruar mandati per te drejtuar parti politike. Ata i sherbyen Enver Hoxhes dhe Ramiz Alise ne kohen e monizmit dhe vodhen e vrane sa u ka dashur qejfi tani në kohen e “demokracise”.
    Qënia e tyre në politike eshte katastrofe për kete popull te mjerë. Sa per Dritan Priftin, ai eshte
    i semure mendor si edhe Sali Berisha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin