Rilindja dhe bumerangu i 21 janarit

April 10, 2016 10:11

Rilindja dhe bumerangu i 21 janarit

Nga Andrea Stefani

Po e fale të keqen është e keqja që nuk të fal kurrsesi! Kjo është ajo që vërehet pas tolerancës skandaloze të demonstruar në këto thuajse 3 vjet nga qeveria e Rilindjes ndaj klanit politik berishist, kryefajtor për krime të përbindshme si “Gërdeci” apo masakra e “21 janarit”. Sepse shohim që klani berishist është hedhur sot në ofensivë në të gjitha drejtimet. Ndërsa Rilindja ka kaluar në mbrojtje! E keqja e ndëshkuar me votë në 23 qershor po përpiqet ta ndëshkojë Rilindjen. Dhe si? Duke e bërë pjesë të saj, sepse e keqja mund të mbijetojë vetëm duke malinjizuar të mirën.

Situata është groteske. Ata (Berisha, Basha e Ko) që kanë bërë krimet jo vetëm më të rënda por edhe më qartësisht të provuara publikisht (si vrasja e protestuesve “live”), sot kanë rrëmbyer flamurin e dekriminializmit duke pretenduar ta pastrojnë politikën, Rilindjen, Parlamentin  nga kriminelët! Kriminelët janë kthyer në akuzatorë. Dhe ky është bumerangu i tolerancës ndaj krimit që sot vuan Rilindja.

Një klan politik tejet i kriminalizuar, që për këtë shkak nuk ka qenë kurrë dhe kurrë nuk do të jetë  interesuar për një drejtësi të pavarur nga ai vetë,  sot është, thuajse fatalisht, jo vetëm një nga partnerët e Rilindjes për realizmin e reformës në drejtësi, por edhe ai që e akuzon Rilindjen se kërkon të kapë drejtësinë. Autokrati me brirë akuzon Rilindjen për autokratizëm! Si në jo pak raste të tjera, Berisha i akuzon kundërshtarët për ato që në fakt janë praktika apo aspirata të tij dhe te këto akuza, në rastin konkret, gjen edhe alibinë për sabotimin e reformës në drejtësi. Është ky bumerangu i tolerancës ndaj të padrejtëve që vuan Rilindja e bashkë me të edhe drejtësia dhe Shqipëria.

Një klan politik që ka qenë pionieri i dhunimit të zgjedhjeve, i bandave, grabitjes dhe blerjes së votave, që në krye të herës në majin e vitit 1996 e deri te grabitja e Bashkisë së Tiranës në 2011, sot është hedhur në ofensivë “në mbrojtje” të zgjedhjeve të lira madje, duke shpallur me forcë se me Rilindjen në qeveri nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Është bumerangu i tolerancës ndaj dhunuesve të zgjedhjeve që vuan Rilindja. Hajdutët klasikë të votës po shpallen mbrojtës unikalë të saj!

Nuk është nevoja të presësh edhe ca vjet Rilindjen për të parë se  ç’mund të ndodhë kur toleron të keqen në vend që ta ndëshkosh atë. Sepse është parë në rastin e Fatos Nanos. Edhe ai dje, si Edi Rama sot, ngurroi ta godiste kuçedrën e të keqes që kish dalë e plagosur për vdekje nga marsi i vitit të mbrapshtë ’97. Nuk ja dha goditjen as në 14 shtator 1998 pasi Berisha kreu grushtin e armatosur të shtetit. Dhe ky, në fakt, është krimi më i madh për të cilin mund të akuzohet Fatos Nano. Qe një tolerim fatal që do t’i kushtonte Shqipërisë një kalvar të gjatë konfliktual që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Sepse e risolli të keqen në pushtet.

Kur një delegacion kosovarësh me në krye Ibrahim Rugovën i thanë Presidentit Bill Klinton se do të dëshironin ta shikonin përsëri Sali Berishën në pushtet, Klinton ju përgjigj, me gjuhën e Heraklitit, se uji i lumit nuk mund të kthehej mbrapsht pra, se rikthimi i Berishës në pushteti qe i pamundur. Por Klinton nuk kish parasysh tolerancën e paprinciptë të Fatos Nanos, një tolerancë që e padedikuar ndaj drejtësisë, kishte magjinë të kthente prapa ujërat e lumit. I lënë pa u ndëshkuar, Berisha u rikthye në pushtet në vitin 2005 aq i “ndryshuar “ sa mund të ndryshojë e keqja. Sepse e keqja nuk ndryshon, ajo vetëm kamuflohet. Ishte bërë vetëm më i pasur për t’u bërë akoma më i pasur.

Aji që ndodhi me qeverisjet e Fatos Nanos dje, mund të ndodhë edhe me qeverisjen e Rilindjes sot. Ujërat e “Stiksit” mund të kthehen përsëri. Sepse edhe Rilindja e Ramës është treguar po aq ngurruese në goditjen e të keqes berishiste. Madje edhe më e dobët. Në kohën e Nanos, për shkak se ndodheshim në vigjilje të zhvillimeve në Kosovë, mund të ketë pasur më shumë presion nga ndërkombëtarët që të mos preket Berisha. Sot Kosova është shtet më vete dhe një kontingjencë e tillë, pra edhe një presion i tillë, nuk ekziston.

Atëherë përse ky ngurrim, përse kjo butësi e Rilindjes ndaj atyre që kanë kryer krime të pashembullta si Gërdeci dhe 21 janari? Mungesa e prokurorisë së pavarur, është thjesht një alibi tashmë fort e konsumuar. Duke u shtirur sikur respekton ndarjen institucionale, të drejtësisë nga politike, Rilindja ka respektuar jo vetëm një ndarje që nuk ekziston por edhe, në fakt, padrejtësinë si pandëshkueshmëri. Është fakt se nuk është bërë nga Rilindja pjesa e saj e punës. Për shembull, nuk është akuzuar Berisha për pengimin e hapur që i bëri prokurorisë për marrjen në pyetje të gardistëve menjëherë pas masakrës së 21 janarit. Krimi në fjalë është lehtësisht i provueshëm. Dhe ai prokuror apo gjykatës që do ta nxirrte të pafajshëm Berishën, do evidentonte tradhtinë e tij ndaj drejtësisë.

Por Rilindja nuk i ka ndërmarrë këto hapa që, më e pakta, do të prodhonin fakte dhe argumente për spastrimin e drejtësisë nga prokurorë e gjykatës pa lidhje me të drejtën. Rilindja është mjaftuar të presë, në mënyrën më të mjerë apo utopike ardhjen e drejtësisë nga një reformë që do të kryhet në bashkëpunim me ata që duhet të ndëshkohen nga kjo drejtësi e reformuar!

Është e rëndësishme të kuptohet se përse Rilindja po tregohet kaq e duruar, kaq pasive, kaq tolerante ndaj një klani të kriminalizuar që ka arritur ta kërcënojë deri edhe se do ta rrëzojë nga pushteti edhe përdhunshëm. Në rastin më të mirë, është një besim naiv se po nuk e ngacmove bishën e të keqes edhe ajo mund të të lerë të qeverisësh i qetë. Apo mos kemi të bëjmë me një mungesë karakteriale dedikimi ndaj drejtësisë? Ky do të qe opsioni më i keq. Sepse mungesa e dedikimit ndaj drejtësisë, herët apo vonë, të fut në shtegun e padrejtësisë, të korrupsionit dhe krimit. Në një shteg ku jo vetëm nuk ke më interes ta ndëshkosh të keqen por përkundrazi, të lind interesi të bashkëpunosh me të. Në një moment të caktuar dhe “për të mirën e Atdheut”. Si ca vite më parë Fatos Nano!

April 10, 2016 10:11
Komento

31 Komente

  1. orli April 10, 10:28

    Ose, ose larg qofte(megjithese duhet te jete e vertete) ata shahen por ashtu si me nanon bashkpunojne nen rogoz!!

    Reply to this comment
    • 666 April 10, 12:10

      Rama po tregon se nuk eshte as i majte as i drejte por vetem nje arrogant i paafte qe sapo morri pushtetin jo vetem se lufton salen por po kthehet madje vete ne nje diktator si sala.

      Reply to this comment
      • Claus April 10, 16:57

        Kur qeveria Rama po shkon drejt fundit te mandatit pa mbajtur asnje premtim e ca me keq madje, duke bere krejt te kunderten e premtimeve te 2013;perlot me skandale korruptive ne sektoret kryesore te qeverise;me papunesi qe ka arritur rekorde te frikshme;me varferi te skajshme te pergjithshme;me dhjeteramijera shqiptare qe kane marre e po marrin cdo dite rrugen e emigrimit;me nje grup parlamentar,administrate e bashki te mbushura me trafikante gjithfaresh e vrases;me nje arrogance te papare qeverisese e tejet cinike me mjerimin e pergjithshem popullor – zoti Stefani na paskerka vetem nje hall: pse nuk e ndeshkon Rama Berishen!
        Me ndjeni,por cinizmi i zotit Stefani ia kalon edhe atij te zotit Rama.
        Po si eshte e mundur qe nje nder analistet me te njohur ne vend,qe ka marre edhe pozen e moralistit mbi te tjeret,te mos shohe keqqeverisjen e Rames,deshtimin e turpshem te “rilindjes” se tij,varferine e tmerrshme,depresionin e thelle shoqeror ku e ka zhytur vendin kjo qeverisje e papergjegjshme dhe te shqetesohet vetem e vetem per ndeshkimin e Saliut?!
        Si ka mundesi?!
        A thua se per shqiptaret nuk paska rendesi tjeter perpos ndeshkimit te Saliut!
        A thua se ndeshkimi i Saliut,na qenka me i rendesishem se papunesia,varferia,mjerimi qe ka pllakosur vendin!
        Zoti Stefani eshte i vetmi nder analistet e njohur te se majtes,qe vazhdon me kembengulje tezen propagandistike te Rames,”fajin e ka Saliu”.Koleget e tij e kane braktisur pak nga pak e pa zhurme,sepse e kane kuptuar se u bene gazi i botes.Por zoti Stefani vazhdon akoma.
        Shume e shpjegojne me fiksacionin e tij me Saliun,me origjinen veriore te Saliut,me perkatesine kulturore te Saliut,per te cilat jorrallehere zoti Stefani eshte kritikuar edhe nga koleget e tij.
        Por a mund te sherbejne keto si justifikime?!Une mendoj qe jo.Perkundrazi paragjykimet kulturore,krahinore duhet te bejne me turp cilindo qe pretendon te beje analistin.Perndryshe,jemi ne mesjete.
        E megjithate,edhe do te mund t’i kuptoja paragjykimet e tija se tek e fundit njerez jemi e kemi edhe paragjykime,por ketu kemi te bejme me ligesi te pashoqe.
        Zoti Stefani kerkon ngjalle urrejtje tek socialistet e thjeshte ndaj Saliut,ta mbaje gjalle ate,te mos e lere te shuhet.
        E duke u ngjallur urrejtje per Saliun,kerkon te arrije synimin kryesor qe eshte t’ua largoje mendjen nga varferia dhe mjerimi i tmerrshem ku e ka zhytur vendin qeveria e Rames.
        Agjitatoret e te gjitha koherave kete pune kane bere.Dhe kane pasur sukses.Perhere ne kohe varferie e mjerimi,dilnin ne skene agjitatoret dhe derdhnin helmin e urrejtjes tek popullata e varfer per armikun,te cilit i vinin emrin sipas rastit e rrethanave.Keshtu ndodh edhe sot e kesaj dite.Kete po ben edhe zoti Stefani.
        Tek veren reagimet e lexuesve te zotit Stefani,kupton se agjitimi i tij ka sukses.Njerezit jane ne pike te hallit,por urrejtja per Saliun i mban gjalle!
        Duket sikur per gjithe problemet qe kane me papunesine,varferine e mjerimin, urrejtja e zotit Stefani qe u derdhet cdo dite ne shkrime,sherben si melhem!
        Ja e zeme qe deshira e zotit Stefani plotesohet.Rama e ndeshkon Saliun per krimet qe ka bere.Shume bukur.
        Por,a do ta ule papunesine kjo?!
        A do te hape vende pune kjo?!
        A do te ndale eksodin qe po shpopullon vendin kjo?!
        A do t’i beje engjej trafikantet dhe vrasesit qe jane ne partine e Rames,grupin e tij parlamentar,ne bashkite e tij,ne administrate?!
        A do ta beje engjell Ilir Meten,ate Ilir Mete per te cilin u be 21 janari?!
        Ilir Meta…prit pak.
        Kur zoti Stefani flet per 21 janarin,te gjithe lexuesve u kujtohet Ilir Meta.
        U kujtohet darka e ngjalave.U kujtohet aleanca e 1 prillit.U kujtohen e cfare nuk u kujtohen dhe nje pyetje u gumezhin ne koke: po si ka mundesi te na flase zoti Stefani per 21 janarin,kur Ilir Meta eshte bash ai qe solli dhe po mban ne pushtet Ramen?!
        O zot i madh!Ne cfare mocali moral jetojme!

        Reply to this comment
        • BLACK SWAN April 10, 18:47

          CLAUS
          te kishe koken nga ke kembet ,dicka me mire do ishte
          PO ,PROBLEMI MADHOR I ATIJ VENDI ESHTE NDERSHKIMI I BERISHES !!!
          GURI THEMELOR I NJE SHTETI ESHTE DREJTESIA !
          4 “KOKEPALARET ” i coi mjerimi ne bulevard ,papunesia i coi ne bulevard , dhe PANDERSHKUESHMERIA i vrau !!!!
          kur buke per te ngrene nuk ke , kur uje per tu lare nuk ke , kur te VRASIN SE PROTESTON ,ateher rruget e botes do marresh .
          po dhe ti vete e kupton , te pakten nqs je ai Clausi i pare , nqs nuk je nga keta korpusi Hajdari …nga hajdaret nuk pres dhe aq shume ne fakt
          cila urrejtje ? ore jeni ne terezi juve ,nuk guxon robi te thote te verteten se te quajne urrejtes
          Saliu te na rruaje sa malet ,po ne burg duhet te veje
          sot e ka nxire fb Sala ,me kutine e zeze te avionit ,po serverin e 21 janarit e harroi …e harrove dhe ti
          e harruan dhe plehrat e 1 mil shuplakave
          dhe sigurisht qe do ule papaunesine ,sepse nuk do guxoje me kush te pres faturat 3 mil euro se eshte vajza e babit , as ti marre fisheket e ushtrise tia shese perseri ushtrise se eshte djali i babit ,jo se ushtaraket jane rrugeve ketu e 25 vjet , ata qe beren sypeshkaqenin miliarder
          dhe sidomos do ndaloje eksodin ,jo vetem do e ndaloje , por te gjithe ata qe rrine lulishteve ,cadrave , e cfare po na shohin syte neve ketej , do vijne te vendi i tyre , sepse nuk do i vrase Saliu po te kthehen ne bulevard ,nuk do guxoje me kush me 1 mil vota te jete arrogant ,mashtrues ,cinik me mjerimin e atyre qe i dhane fronin

          Claus ,ata me ate llogjiken tende nuk kane zot ,jetojne ne mocal dhe e bejne mire rolin e bretkoses !

          Reply to this comment
        • asd April 11, 10:16

          Te pershendes per kohen qe ke investuar dhe ke shprehur mendime qe perkojne plotesisht edhe me te mijat.

          Reply to this comment
  2. katarakti April 10, 10:28

    Shume mire e ke shkruar. Fort dhe drejt. “Rilindje” sot do te thote “Zhgenjim”. Zhgenjim komplet. Te na rroje Rama.

    Reply to this comment
    • Claus April 10, 16:55

      Kur qeveria Rama po shkon drejt fundit te mandatit pa mbajtur asnje premtim e ca me keq madje, duke bere krejt te kunderten e premtimeve te 2013;perlot me skandale korruptive ne sektoret kryesore te qeverise;me papunesi qe ka arritur rekorde te frikshme;me varferi te skajshme te pergjithshme;me dhjeteramijera shqiptare qe kane marre e po marrin cdo dite rrugen e emigrimit;me nje grup parlamentar,administrate e bashki te mbushura me trafikante gjithfaresh e vrases;me nje arrogance te papare qeverisese e tejet cinike me mjerimin e pergjithshem popullor – zoti Stefani na paskerka vetem nje hall: pse nuk e ndeshkon Rama Berishen!
      Me ndjeni,por cinizmi i zotit Stefani ia kalon edhe atij te zotit Rama.
      Po si eshte e mundur qe nje nder analistet me te njohur ne vend,qe ka marre edhe pozen e moralistit mbi te tjeret,te mos shohe keqqeverisjen e Rames,deshtimin e turpshem te “rilindjes” se tij,varferine e tmerrshme,depresionin e thelle shoqeror ku e ka zhytur vendin kjo qeverisje e papergjegjshme dhe te shqetesohet vetem e vetem per ndeshkimin e Saliut?!
      Si ka mundesi?!
      A thua se per shqiptaret nuk paska rendesi tjeter perpos ndeshkimit te Saliut!
      A thua se ndeshkimi i Saliut,na qenka me i rendesishem se papunesia,varferia,mjerimi qe ka pllakosur vendin!
      Zoti Stefani eshte i vetmi nder analistet e njohur te se majtes,qe vazhdon me kembengulje tezen propagandistike te Rames,”fajin e ka Saliu”.Koleget e tij e kane braktisur pak nga pak e pa zhurme,sepse e kane kuptuar se u bene gazi i botes.Por zoti Stefani vazhdon akoma.
      Shume e shpjegojne me fiksacionin e tij me Saliun,me origjinen veriore te Saliut,me perkatesine kulturore te Saliut,per te cilat jorrallehere zoti Stefani eshte kritikuar edhe nga koleget e tij.
      Por a mund te sherbejne keto si justifikime?!Une mendoj qe jo.Perkundrazi paragjykimet kulturore,krahinore duhet te bejne me turp cilindo qe pretendon te beje analistin.Perndryshe,jemi ne mesjete.
      E megjithate,edhe do te mund t’i kuptoja paragjykimet e tija se tek e fundit njerez jemi e kemi edhe paragjykime,por ketu kemi te bejme me ligesi te pashoqe.
      Zoti Stefani kerkon ngjalle urrejtje tek socialistet e thjeshte ndaj Saliut,ta mbaje gjalle ate,te mos e lere te shuhet.
      E duke u ngjallur urrejtje per Saliun,kerkon te arrije synimin kryesor qe eshte t’ua largoje mendjen nga varferia dhe mjerimi i tmerrshem ku e ka zhytur vendin qeveria e Rames.
      Agjitatoret e te gjitha koherave kete pune kane bere.Dhe kane pasur sukses.Perhere ne kohe varferie e mjerimi,dilnin ne skene agjitatoret dhe derdhnin helmin e urrejtjes tek popullata e varfer per armikun,te cilit i vinin emrin sipas rastit e rrethanave.Keshtu ndodh edhe sot e kesaj dite.Kete po ben edhe zoti Stefani.
      Tek veren reagimet e lexuesve te zotit Stefani,kupton se agjitimi i tij ka sukses.Njerezit jane ne pike te hallit,por urrejtja per Saliun i mban gjalle!
      Duket sikur per gjithe problemet qe kane me papunesine,varferine e mjerimin, urrejtja e zotit Stefani qe u derdhet cdo dite ne shkrime,sherben si melhem!
      Ja e zeme qe deshira e zotit Stefani plotesohet.Rama e ndeshkon Saliun per krimet qe ka bere.Shume bukur.
      Por,a do ta ule papunesine kjo?!
      A do te hape vende pune kjo?!
      A do te ndale eksodin qe po shpopullon vendin kjo?!
      A do t’i beje engjej trafikantet dhe vrasesit qe jane ne partine e Rames,grupin e tij parlamentar,ne bashkite e tij,ne administrate?!
      A do ta beje engjell Ilir Meten,ate Ilir Mete per te cilin u be 21 janari?!
      Ilir Meta…prit pak.
      Kur zoti Stefani flet per 21 janarin,te gjithe lexuesve u kujtohet Ilir Meta.
      U kujtohet darka e ngjalave.U kujtohet aleanca e 1 prillit.U kujtohen e cfare nuk u kujtohen dhe nje pyetje u gumezhin ne koke: po si ka mundesi te na flase zoti Stefani per 21 janarin,kur Ilir Meta eshte bash ai qe solli dhe po mban ne pushtet Ramen?!
      O zot i madh!Ne cfare mocali moral jetojme!

      Reply to this comment
      • Claus April 11, 15:31

        O Zot i madh! Ne cfare mocali moral po jetojme!

        i c`nderuar “C…” te ngresh nje ulerime, nje kerkese, nje lutje apo cfare duke folur me te “Plotfuqishmin” me koken lart dhe i perulur ne gjunje, me sjell nder mend ate pikturen e famshme te Munch-it qe percon tek njerezit nje habi, nje cudi, nje frike, nje ankth, nje kataklizmo, nje tmerr, permbysje a gjithshfare skenaresh te ketij lloji ne fytyren e nje gruaje plot vlage dhe rrudha.
        Eshte bere aq e famshme ajo piktore e Munch-it, me titull “Der Schrei” ne shqip “Kuja” sa e gjen kudo, ne cdo shkolle, te ciklit te ulet dhe te larten ne ekspozita dhe kurse etj,etj. Dhe perse?
        Tani po hyj me ty ne nje cikel leksioni psiko-filozofik, por me duket se e kam te kote se nuk do te me kuptosh, jo per gje, por te mungon nje formim i mire social-kulturor. Megjithate po shkruaj edhe per lexuesit.

        Llomotitjet e tua nuk i lexova se me sjellin humbje kohe, pora jo shprehja e fundit me beri pershtypje. “O Zot i madh! Ne cfare mocali jetojme”!
        Ke bere nje “kuje” nje piskame qe te del thelle nga shpirti me sa shoh. Po ne funksion te kujt? Ne funksion te nje relacioni te njohur Stefani-Berisha.
        Me Andrean nuk dua te merrem se e njoh si njeri dhe karakter dhe ne kete rast nuk kam ndonje gje madhore per te thene, por per personin e dyte, ate me mbiemer Berisha kam shume per te thene jo per ato bema qe ka bere, se ato i dime ketu e 25 vjet dhe nuk eshte nevoja aspka ti zeme ne goje, po me ate do te merrem ne aspektin moral, ngjithmone ese ai njeri ka moral.
        Sali Berisha eshte nje pjelle njerezore qe veshtire se mund te futsh nje nje kallep te skemave filozofo-psikologjike. Po une po e fus perkohesisht tek zyrtaret e filozofit anglez Hobbes, (nese e njeh, por kam frike se e degjon per here te pare).
        Dhe a e di se si karakterizon ai njeriun? Njeriu thote, Hobbes eshte nje qenie tek i cili mbizeteron frika, ankthi, tmerri ndaj te nesermes, ndaj konkurrences, ndaj zhvillimit shoqeror etj,etj duke e bere ate nje qenie c`njerezore, nje qenie te eger dhe te poshter. Shkurt nje kriminel.
        Dhe per te ecur me “hapin” e te tjereve ai kthehet nje nje rrezik per shoqerine dhe njerezimin, behet nje egersire.
        “Homo homini lupus est”. Njeriu eshte per njeriun ujk!

        Kjo shprehje vejne nga Roma e lashte, por nuk e di nese ka dala para Neronit qe dogji Romen apo pas Neronit? Kete shkurt nuk e di.
        Ndersa sot rreth 2000 vjet me pas, kete thenie romake qe Hobbes-i e beri te tijen per te exploruar shpirterat njerezore, merre vlera te jashte zakonshme nese exploron shiprtin e Berishes tend, njeriun qe dogji Shqiperine.
        Per mua kur shikoj “der Schrei” me del perprara kataklizmoja qe i ka ndodhur Shqiperise nga ai njeri dhe ve me te vertete kujen. Ndersa ti ve kujen duke thene ne fund te llomotitjeve te tua: O Zot ne cfare mocali moral jetojme!
        Me te vertete ne cfare mocali moral jetojme, pyes edhe une. Bile jo ne cfare mocali, se ai mund te jete edhe nje biotop, por une them dhe pyes: Ne cfare llumrash jetojme ku moralin e ben nje njeri me emer si Sali Berisha?
        Une e pyes gjithmone veten, po ti?
        Te pershendes adash.

        Reply to this comment
        • Claus April 12, 08:17

          Ti je aq per te ardhur keq,sa kujton se duke cituar emra filozofesh e duke perdorur ca terma teknike shkollaresk nga fusha e mjekesise,behesh i ditur automatikisht.
          Edhe nje femije sot mund te gjeje ne internet citate pafund filozofesh edhe terma mjekesore e t’i perdore per tu dukur i madh dhe i ditur.
          Eshte sa absurde dhe qesharake te zbres kaq poshte per te te kthyer pergjigje,por po me pelqen.
          Hobsi ka thene kshtu,piktorja e Munch-it ashtu,Der Chrei (!!) psiko-fizik,Neroni,Roma…. i permende keto e je bere filozofi me i madh anonim i forumeve…ahahahahahaa cfare rrote!

          Reply to this comment
        • info analitike April 12, 17:05

          Munch “Der Schrei”??? Edvard Munch eshte norvegjez, vepra eshte ekpozuar ne galerine Kombetare (Nasjonalgalleriet) ne Oslo ndaj dhe titulli origjinal eshte “Skrik” dhe jo versioni ne gjermanisht. Nese kerkon te besh eruditin beje por duke cituar gjerat sakte dhe jo sipas qejfit.

          Reply to this comment
  3. Treviso April 10, 11:46

    Shpresojme qe partia Socialiste dhe qeveria ti kthejne pergjigje ketij artikulli dhe nepermjet ketij artikulli dhe popullit shqiptare.

    Reply to this comment
  4. MeteH April 10, 11:49

    Z.Stefani,keni te drejt.Rama-Rilindja po pret…kë,sa,si? Nuk jeni vetem ju,une,jane shume…mbi 1 miljon votues e shume pas tyre,edhe ai i porsalinduri qe shikon nga nena e vet ta ushqei,ta ndihmoi..! Mefshesia e Rames ka shume dyshime:1.Mud te jet i kapur nga korrupsioni.2.Nuk e lejon Meta,se edhe ai eshte si SB-i korruptuar.3.Nuk e lejojne nd/kombetaret,ata qe e vune se gjoja ai pruri demokracine,rrezoi komunizmin qe pa SB mund te rikthehet perseri,destabilizohet vendi,te cilin ju e keni analizuar me pare.4.Mendon se reforma e drejtesise mund te behet nje dite.Ky eshte gabim i rende,se RD nuk do behet kurre,se edhe po u be,do behet seç do Saliu,LU-ja,dhe me juristet e plepave e do jen po ata,ku ka mundesi te gjykojne Ramen vet.Keto Saliu i di.Ai di gjithshka nga SHIKU i tij,ku Vishon ne vent qe ta hiqte menjehere,e dekoroi per te zezen e tij,e ky degjon broçkullat e tij ne kuvend.Pra,Rama,PS po rri si PULA E LAGUR ose boksieri-humbes ne rangun e fundit te kapitullimit,etj…!

    Reply to this comment
  5. kol Kulumria April 10, 12:29

    Saliu e L. Basha jan kryemineleiaiat e hajdutet kryesor te Shqiperis e te teteteshqiptarve . Nuk duhet te ket bashkepuynim me keta . Artikulli i Stefanit te analizohet e te zbatohet nga Qeveria .

    Reply to this comment
  6. Labi Vlore April 10, 12:55

    Lereni Ramen te punoje!!Mos kerkoni te shkulet e keqja qe ka hedhur rrenje 25 vjet ne 2.5 vjet.Reforma ne drejtesi eshte pergjigja per Stefanin.Saliu do e votoje i detyruar dhe vota e tij pro Reformes do e dergoje ne burg.Dhe oak durim vellezer.Rama eshte tmerri i bandes Berishiste.

    Reply to this comment
  7. A.GRAMSH April 10, 13:20

    I’KRISHTERI’ STEFANI,KUJT I KE SHERBYER E KE KE PROPOGANDUAR 25 VJET BASHKE ME ‘GOBBELSJANET’ FEVZINJ!?
    Si i ke maredhenjet me amasadoret e Ameriqise,me qe vete ke deklaruar’qe i kishe miq,qe ne fakt kane qene dhe jane NOMEKLATURE E BIBERAJVE DHE SALISE!PIRDHU!?

    Reply to this comment
  8. Qytetar April 10, 13:27

    Vetem se Stefani nuk po do te kuptoje as te shikoje jo e jo, se kjo qeveri sot eshte e Rames plus e Metes. Pra ka brenda dhe gjysmen e ish-qeverisjes Berishes. Ka dhe dyfish deshtim ne ekonomi e ne varferi se qeveria e shuar. Kaq mjafton qe Stefani vetem te haje marmallate kot me shkrime sa per honorare.

    Reply to this comment
  9. andromeda April 10, 13:45

    Edi Rama – ‘quo vadis domine’,- ose shqip, Edi Rama, ike hyp mushkës së prapthi. Haram i paç votat tona.

    Reply to this comment
  10. Hallall Honorari ASSO April 10, 13:56

    Perseri Andrea Sotiraq Stefani (ASS) po zhgenjen ne menyren me te paturpeshme dhe le ta spjegojme:

    Eshte mese e turpeshme per nje gazetar me ekperience si ASS-I te nxjerre keto konkluzione qe dhe nje njeri me arsim fillor nuk eshte e veshtire ti “zbuloje” pra qe te zbuloje se Rama ka mbaruar..biles me sakte lindi I vdekur

    Ky gazetar ben rolin e budallait kur nuk merr parasysh ate qe do ta quaje “faktori Ambasade amerikane” qe ben ligjin dhe sot ne Shqiperi dhe le ta themi me sakte qe Donaldi I rruges elbasanit eshte nje lloj Governori me fuqi te plota pra eshte POWERFULL:

    Genjeshtra me e ndyre eshte 14 shtatorit 1998 ku Berishen nuk e fali Nano,Meta,Majko por berishistet e washingtonit….

    .Biles akoma tingellojne poshtrim kombetar kur nje ambasdor amerikan..pergezoi berishen se ktheu armatimin e rende pasi pushtoi k/m…..Ose ajo qe eshte akoma dhe antishqiptare..antinjerzore dhe anti-demokratike eshte se Berisha pas nje presioni te amerikaneve per mos arrestimin e berishes me vone “rane dakort” qe te jepte deshmine per 14 shtatorin brenda mureve te ambasades amerikane para nje prokuroreje amerikane…pra zoti Andrea kam drejt te pyes ;CFARE NUMRI I KENI SYZET ??

    Ju beni rolin e DELETE se sot duhet te uluritet se po fshihet e verteta e tmerreshme:

    Ju nuk permendni ne kete DACIBAON TUAJ 2 prillin 1991 qe ishte fillimi I nje invazioni dipllomatik te nisur nga Serbia dhe me prapavije nje nga doktrinat me kanibale qe eshte ajo e DEKOMUNISTIFIKIMIT te rajerson-biberajt…..Sepse dekomunistifikimi u be nga hordhi komunista ekstremiste karrieriste si Salimonstra

    ============================
    Lexoni me kujdes keto rrjeshta te shkruara nga “vrojtues snajper” dhe nxirrni vete konkluzionin per invazionin dipllomatik te 2 prillit 1991 qe eshte “nena” e te gjitha te keqijave paski kishte AROME BEOGRADI:
    ——-
    Zgjedhjet e shantazhuara, jo të lira dhe korrekte, në historinë e pluralizmit në Shqipëri, kanë patur moment inaugurues vetëzgjedhjen e Berishës Kryetar të PD-së. “Unë dhe Azemi shkuam me pistoleta në mbledhje. Nqs nuk do të zgjidhej Berisha, do të shkatërronim PD-në me armë, do të futeshim në PD, do të vrisnim kundërshtarët”, shkruan Izet Haxhia për zgjedhjet e 19 Janarit 1991.
    Kjo ka ndodhur pasi ishin anuluar zgjedhjet paraprake, të cilat u fituan nga Aleksandër Meksi. Në klimën e krijuar nga kërcënimet dhe manipulimet, të cilat, sikurse tregohet fare qartë në këtë dëshmi të Izet Haxhisë, karakterizojnë PD-në e këtyre më shumë se 20 viteve, e cila gradualisht u largua nga kontigjenti më idealist dhe i ndershëm i lëvizjes së Dhjetorit dhe themeluesve të PD.

    “Pas ca ditësh askush nuk guxonte të fliste kundër Berishës” shkruan më poshtë Izeti. Kështu u shua demokracia në PD qysh në lindjen e saj.
    Kjo është pikënisja e zgjedhjeve të parregullta në Shqipëri. Ky njeri që u zgjodh për vete në partinë e tij me shantazh e kobure, si mund të bënte më pas zgjedhje të rregullta kur flitej për pushtet, para dhe pasuri?
    Çdo proces zgjedhjesh që nuk do të fitohej nga Berisha nuk do të pranohej asnjëherë prej tij.
    Dhe kjo filloi qysh në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajteën më 31 mars 1991, të cilat pa asnjë dyshim ishin më të rregulltat se zgjedhjet e mëpasshme, dhe që berisha nuk i njohu dhe shkaktoi tragjedinë e 2 Prillit.
    Izeti shkruan me sinqeritet për një nga ngjarjet më tragjike të fillimeve të tranzicionit shqiptar dhe askush i bë pikat mbi “i”. Azemi shkoi në Shkodër më 1 Prill dhe mori me vehte një grup që i la atje.
    Nuk është e vështirë të kuptosh kush e bëri masakrën e 2 Prillit dhe sa të drejtë ka oficeri trim dhe i ndershëm Gjek Çelaj, i cili dëshmon si askush me vërtetësi për 2 Prillin e’91-shit. Vetë Azemi ka kërcënuar në një moment që nuk kontrollonte veten (ishte i dehur) “ do t’jua bëj si në Shkodër” u tha të vetëve në PD, dëshmon Izeti.
    Izeti jep një detaj të “vogël” mjaft domethënës kur u pyetën dy gazetarë amerikanë, pasi u mor rezultati i votimit të 31 marsit, ku njeri, Dejvid Bajnderi, po pyeste i dehur se ç’farë të bëjmë. Të nesërmen erdhi Elez Biberaj e tha “mos njihni zgjedhjet”, për të imponuar zgjedhje të parakohshme!….PRA AJO QE VENDOSI SERBISHTFOLESI POWERFULL U BE REALITET…KJO ESHTE KUTIA PANDORES QE ASS-I DUHET TE HAPE

    ===================
    Le te perdorim llogjiken per deshtimin katastrofik te 23 qershorit 2013:

    Andrea ngaterron me qellim diabolic sikur te gjitha gabimet jane te Edi RAMES…Jo I nderuar..per nje sy te vemendshem “ Fitorja e Rames ishte si FITORJA E PIRROS EPIRIT”
    Kam qene nga shqiptaret e pare qe e kam akuzuar fort Edi ramen qe ne vjeshten e vitit 2013 kur I hodhen “bomben e LHL” QE DUHET TE NISTE NJE NDRYSHM DRASTIK duke goditur PRESIDENCEN-PROKURORINE-SHIKUN q e ishin ene duart e monstres berishe..por ai u muar me goditjen enverit me bunkare,,shtepi gjethesh etj..pra keto qe thote andrea sot me nje keqdashje te ndyre,,,,duhet te bertiste ne vjeshte e 2013 dhe jo ne pranveren e 2016..kur Edi Rama eshte nje kufome qe nuk eshte zor ti gjuash nga mbrapa..njeriut qe po hyn ne gropen e varrit me shqelma si ASS-I yne

    Perfundim:
    Nqs do beja nje krahesim me gafat e Rames dhe “gafat delete” te dyshes Arvizu-Lu keto dy te fundit kane bere faj njemiljon here me te madh se Edi Rama..pasi Arvizuja me veprimet e mosveprimet I tij I la Berishes ne 23 qershor 2013 nje pushtet paralel shume here me te fuqishem se votat e PS-isatve qe pas ardhjes se tij zoti Donald Lu po I perdor sipash keshillave te wisnereve-bibereve-podestave qe jane po ato regjizore qe prune Saliserbin ne 1991-2 dhe po kurorzojne Lul Udbashin me te njejten skenare.

    Reply to this comment
  11. Albi_I April 10, 14:50

    E thjeshte fare, nuk e fut ne burg Salen per hajnite e tij sepse edhe Rilindja eshte nje tufe kriminelesh e hajdutesh. Nuk duan te krijojne precedentin qe futesh ne burg per vjedhje kur je ne pushtet.

    urime, integrime!

    Reply to this comment
  12. I.Troplini April 10, 15:00

    “RILINDJE”?

    Nuk ka qenè, nuk èshtè dhe nuk mund tè jetè kurrè e tillè. Termat elektoralè, nuk kanè garancinè nè vetvete tè jenè pjesè substancè e asaj qè vijon.
    Atè qè kishte nè mendje Edi Rama, nuk pèrkonte me atè mendonin votuesit e tij kur i dhanè votèn. Shumica shqiptare, èshtè e majtè, nga orientimi politik. Ky èshtè realiteti i pandryshueshèm shqiptar. Sali Berisha dhe gjithè rrumpalla qè i vjen pas, nuk ka fituar kurrè zgjedhje nè kètè vènd. Ai, i ndihmuar nga agjenturat e huaja, i ka marrè ato me dhunè ose èshtè ndihmuar nga ai qè me videon e tij prej hajduti, shkaktoi revoltèn e 21 Janarit.
    Èshtè po ai sot, qè e mban Ramèn Kryeministèr.
    Nuk èshtè RILINDJE. Èshte vetèm KOPILI I HAJNISÈ, qè mbahet nè kèmbè nga votat e Ali Babès me 40 hajnat e tij.
    Shqipfarèt nuk votuan pèr njè koalicion hajnash. Ata donin drejtèsi por pèrfu duan si ajo shprehja e vjetèr ,,,,, nga shiu nè breshèr.
    Kèta qè janè sot, nuk qèllojnè mè nga bodrumi i Kryemi nistrisè ndaj protestuesve paqèsorè. Kèta vjedhin njèlloj si Xeni por e kanè mbiemrin “Gaz i èmbèl” apo Beqaj qè shèron shqiptarèt falas.
    Èshtè njè KEQKUPTIM. Asgjè mè tepèr, ky mes “rilindjes” dhe shqiptarève, ndaj ky ndrrim rolesh nè politikè. Hajni, sot bèn luftètarin e drejtèsisè sepse ai qè u zgjodh pèr ti treguar vendin kètij tè parit, nuk e pati kurrè seriozisht njè gjè tè tillè. Kush koalon me hajninè e Likes, nuk mund tè jetè LUFTÈTAR PARIMOR.
    Ai, herèt a vonè do pèrfundojè si paraardhèsi i tij.

    Reply to this comment
  13. Agroni April 10, 16:21

    Revoltimi i shume komentatoreve eshte i drejte pasi u zhgenjyen thellesisht nga qeveria e rilindjes dhe rruga qe po ndjekin per nje shtet ligjor demokratik.Gabimi me i madh i kesaj qeverie dhe k/ministrit Rama eshte mosveprimi ndaj bandes kriminale te perfaqesuar nga sharlatani Sali Berisha ku i cili,mbeshtetet fuqishem nga disa ambasada qe bejne lojen e maces me miun.Nuk kam per qellim denigrimin e ndonje ambasadori te cilet me veprimer e tyre ngallin pakenaqesi ndaj popujve reciproke,por sjelljet e tyre vlejne shume per te deshiruar.Rama deshtoi sepse u tregua miop,nuk diti te lexoje voten e popullit dhe te mbeshtetej fuqishem tek zgjedhesit per cdo ngerc qe do haste per rilindjen e ketij kombi.Per vehten e tij e gjeti shume shpejt rrugen per te mbetur ne krye te partise,por pse nuk vepron ne kete menyre per te shpartalluar kopene e krimineleve te P.D.se.Nje referendum dinjitoz i mbeshtetur fuqishem nga mbare populli do ta nxirte zbuluar edhe Sali Berishen ,Ilir Meten,e kompani dhe nuk do lejonte ambasadoret per te dhene udhezime per demokracine pasi per gjithcka vendosi populli me voten e tij.Mbeshtetu ne populli o ooooz.Rama per te pare forcen e tij dhe te besh shtet se me qente qe te qorollisin do perfundosh ne gropen e halese.

    Reply to this comment
  14. eri April 10, 16:39

    Si tratta di famiglie che controllano i governi, il sistema bancario, le corporazioni transnazionali, gli accordi che riguardano i prezzi o la ripartizione dei mercati del petrolio e dei prodotti farmaceutici (i cosiddetti «cartelli»). E ancora, i mezzi di comunicazione di tutto il mondo, i servizi segreti, le forze di polizia, e persino quello che si insegna nelle scuole e nelle università. Tutti questi aspetti del contesto sociale, insieme a tanti altri, vengono controllati fondamentalmente dalle medesime famiglie di Illuminati, che perseguono lo stesso programma di tirannia globale. Il loro obiettivo è uno stato fascista centralizzato con a capo un governo e un esercito mondiali, una banca centrale, una valuta unica, a cui assoggettare una popolazione dotata di microchip, connessa a una rete computerizzata globale che ne abbia così il controllo.

    Reply to this comment
  15. vasili April 10, 17:00

    Kemi perjetuar ne menyre integrale,dite mbas dite,shperberjen e mjerueshme,ne formen e nje vetvrasje te shemtuar te Rames,ne pozicionin e kryeministrit shqiptar.
    Nje vetvrasje me te ngadalte dhe rrenuese politike sa me nuk ka,i ketij njeriu me formim qytetar,kur per vite te tera ne pushtet,nuk arriti te nxirrte as koken,mbi gjirizin e krimeve te vjetra dhe te reja te kulles vicidolase.
    Zvarrisja me e fundit,qe i beri Saliu Rames ish kur socialistet e tij te dhjamur,qe tani mendojne me shume me menderjet e ngrohta se me koke,aprovuan dekreMUTalizimin e Saliut,duke vazhduar te cojne dhe dy deputetet e tyre ne kushtetuese,kur para dy javeve,.nuk e kishin aprovuar ate.
    Dhe Rama meriton cfare do lloj denimi,qe na vrau dhe mbyti kryeministrin shqiptar dhe bashke me te dhe shpresen qe kishim shekuj qe e prisnim,

    Reply to this comment
  16. robert April 10, 17:23

    Shqetesimi qe shtron artikulli eshte mese i drejte. Mund te kishte shume pritshmeri te pa realizuara nga ana e Rlindjes por eshte e pa pranueshme qe te mos ndeshkohen kriminelet e 21 janarit dhe Gerdecit. Edi Rama dhe Rlindja duhet ta shnderronin drejtesine per 21 janarin dhe Gerdecin ne nje flamur te ekzistences se tyre. Nese nuk e bejne kete edhe pse eshte vone, po me mire vone se kurre, atehere kriminelet do reahabilitoen si me te drejte parathuhet ne artikull.

    Reply to this comment
  17. Arber Iliri April 10, 18:53

    Ne shoqerite moderne qe po rrekemi edhe ne te ndertojme, toleranca ndaj krimit eshte vete krim.S’ka nderkombetar qe te kerkoje mosgoditjen e krimit ketu e ke gabim Stafani.Nano beri krimin e madh qe per djegjen e Shqiperise, kur moscopetimin e saj e ruajten vetem USA dhe BE nuk vuri para pergjegjesise Sali Berishen.Ky monster ne kthimin e dyte ne pushtet beri dy krime te tjera te dukshme si Gerdeci dhe 21 Janari.Rama me te tijte po bejne te njejtin krim si Nano ndaj dhe vendi terhiqet zvarre.Kjo nuk eshte as tolerance dhe as dobesi karakteri kjo eshte thjesht nje krim i madh ndaj vendit, ndaj dhe e keqja vazhdon ne kete vend.Populli thote kur s’je i zoti per grua mos u marto.Kur s’je i zoti me qeveris mos kerko pushtet.

    Reply to this comment
  18. LLL April 10, 20:47

    Z. Stefani !
    Zëri yt është i fortë dhe i qartë por , është zë në shkretëtirë . Analizat e tua janë të denja për tu lexuar në ç’do shoqëri evropiane por , në ambietin tonë ato s’lenë asnjë mbresë ! Fizikisht ne jemi në Evropë por kokën e kemi plot me feudalizma shpellare !
    Të mos gënjejmë veten , ne s’bëjmë dot shtet , aq më pak shtet demokratik . Sa shqipëtarë kanë vdekur e sa do vdesin duke e lënë Shqipërinë më keq nga ç’e kanë gjetur..
    Rrugët për të shpëtuar Atdheun janë ndryshe nga ato që na predikojnë mashtruesit evropianë e që duartrokiten nga politikanët tanë që qelben era mut !
    Vetëm ne anonimët e duam sinqerisht Shqipërinë dhe vetëm ne mund ta shpëtojmë Shqipërinë !

    Reply to this comment
  19. vetem gjysem dite o shoku enver... April 10, 21:23

    Jam nga te pakte shqiptare qe kam denoncuar tradhetine kozmike te Rames qe ne fillimet e saj nga krokodili..ngjale e lalzit dhe fiqte e detit te zorrosit

    E PARA
    Ishte kur u fut ne votime e 8 majit 2011 ne menyre pambarimisht idiote..sepse nuk duhej te ishet futur me kriminelin e 21 janarit..ministrin e brendshem LB…ose duhet te terhiqej ose te kerkonte pa kushte terheqjen e lulkrimit nga keto votime…Nuk besoj se ka ngel shqiptar qe nuk mendon se zoti Arvizu ja futi nga mbrapa qaq shume Edi Rames..sa perveshi dhe menget..aq e thelle ishte futja.

    E DYTA

    kUSHE MBAN MBAN MEND NE KUKES..ne prill 2014 kur ne nje miting per kosoven e quajti Berishen nje nga “heronjte” qe ndihmoi kosoven..komentet nuk akne kuptim me tej se na del fytyra e remzi hoxhes,snen naumi..nafta,,arkani ..gazidede e deri miku i shtepise Fazllici

    E TRETA
    Perversiteti me i madh i ER eshte marrja pjese ne bordellon e blendi fejziut per librin e zogut ne pallatin e Brigadave duke u gjunjezuar dhe poshtruar nga dyshja 2F BILES…haleksander frangaj ja jep doren k/m me doren ne xhep…

    E KATERTA ME E FELLIQURA

    Edi Rama dekoron Visho Likën në fshehtësi, sfidon Komisionin e Sigurisë, i rreh shpatullat për përgjimet, survejimet dhe emërimet ‘nepotike ‘

    Tjetër paradoks dhe kapërcim ylberi në kampin e pushtetit. Protagonist i lëpirjes së pështymës është kryeministri Edi Rama. Një vit më parë ngriti një grup kontrolli dhe përgatiti terrenin për ta shkarkuar nga detyra, por ditët e fundit e ka dekoruar për rezultatet të larta në detyrë.

    Lufta e kryeministrit Edi Rama për të larguar nga detyra kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, ka përfunduar me një dekoratë për këtë të fundit.
    Në një ceremoni të fshehtë dhe larg syrit të medias, ashtu siç është në natyrën e institucionit të sekreteve në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka dekoruar kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika, për rezultatet në luftën anti-terror. Ceremonia është kryer në prani të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.

    Mësohet se kryeministri Edi Rama e ka pasur merak që ceremonia të mbahej e fshehtë, pasi ai dhe Tahiri, vetëm disa muaj më parë e akuzuan Visho Likën se nuk jepte informacion për grupet e tritolit dhe se përgjonte krerët e mazhorancës.

    Ndonëse mund ta ketë bërë nën presionin amerikan, medalja e mirënjohjes për kreun e SHISH është një sfidë që kryeministri Edi Rama i bën Komisionit për Sigurinë Kombëtare. Dekorata dhe motivacioni janë në kundërshtim me mendimin që anëtarët e Komisionit të Sigurisë kanë për punën e SHISH. Po ashtu, dekorata është një rrahje shpatullash për përgjimin e elitës politike për llogari të Sali Berishës, për survejimin e mediave dhe emërimet politike. Vetëm Ilir Meta është përgjuar 800 herë në mënyrë të paligjshme nga meraku i madh i Sali Berishës, për të ditur mendimet e fshehta të ish-aletit të tij. Po ashtu, SHISH, pas çdo rrjedhje informacioni nga brenda, nis survejimin dhe përndjekjen e mediave, gazetarëve dhe botuesve.

    Megjithatë, nuk është më sekret se, pllaka e raportet mes kreut të SHISH dhe kryeministrit kanë ndryshuar. Sinjali i parë publik erdhi kur u hap Shtëpia me Gjethe, kur kryeministri Edi Rama e falënderoi kreun e SHISH për bashkëpunimin.
    Ceremonia e dekorimit

    Medalja e mirënjohjes u akordua pasi në vijimësi SHISH ka një bashkëpunim të mirë mes institucioneve ligjzbatuese dhe ministritë. Interesant është fakti se ka qenë vetë kryeministri, që i ka dorëzuar medaljen kreut të shërbimit, Visho Ajazi Likës dhe gjithashtu ka refuzuar që ceremonia të bëhet publike. Kjo duket se ka ardhur pasi do bënte bujë një veprim i tillë, për shkak të përplasjeve dhe akuzave të lëshuara, si nga Rama, ashtu edhe nga Tahiri. Madje shpesh herë Saimir Tahiri ka deklaruar publikisht se SHISH nuk raporton te Ministria e Brendshme, por raporton tek Presidenti. Madje u tentua dhe shkarkimi i tij, ku nuk munguan zërat nga brenda mazhorancës që shpreheshin se ai ka shkelur ligjin. Asgjë nga këto nuk ndodhi, por përkundrazi, pak ditë më parë u vlerësuan të gjitha arritjet e tij.
    Dekorata erdhi para se kryeministri të nisej për një udhëtim në SHBA …..alo LU shnja si me ndegjon

    alo LU..SHNJA..ALO LLU SHNJA SI ME NDEGJON MOJ MOTER DO THOSHTE MADHESHTORI CEKE

    pra te dashur komentues….kurseni shqelmat per nej k/m qe e vrane ne 21 janar 2011..e varrosen ne 8 maj 2011 dhe pllaken e varrit ja vune ne 23 qershor 2013

    kaq per sot..dhe pershendesim claus-at qe kane zene vendin e skypion-ave ku i pari eshte qeni i janulles kurse i dyti qeni i pawllovit..te dy duan ta kafshojne Ramen..por prisni..ndoshta ben gol minutat “shtese” pasi te kthehet nga takimi me te madhin Obama…

    Reply to this comment
  20. asteri April 11, 09:59

    padurimi i popullit per reformen ne drejtesi,ne nje fare menyre po u jep krahe berishianeve te akuzojne rilindjen si kriminele dhe hajdute,dhe keta e pranojne ne heshtje,gjasme tregohen te matur e te paperlyer,por tradhetaret dhe kriminelet e vertete mbrohen duke thene hapur pse rilindja nuk i denon ajo i ka votat e pushtetin,sepse jane te perlyer vete,kete gje e di mire saliu prandaj eshte hedhur ne sulme dhe mire ua bene.

    Reply to this comment
  21. k April 11, 11:21

    Të rregullosh shqipërinë me qeveri dhe shtet,
    do të ketë po atë efekt që ka sikker të kurosh
    mortajën me aspirina.

    Reply to this comment
  22. Lili April 12, 13:42

    Pse interesi i perbashket i bashkon,edhe ky internes eshte ne kurriz te shqiptareve,per te Cilet as rama as berisha nuk pyetin!
    Zhgenjimin me qeverisjen e shqiperise tash e 25 vjet eshte total,si me PDne si me PS ne,po kete 51% te shqiptareve qe nuk votuan as per njeri as per tjetri,e Kane ditur qe moti…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*