Rilindja e LDK-së, në balotazh edhe për Prishtinën

October 23, 2017 15:56

Rilindja e LDK-së, në balotazh edhe për Prishtinën

 

Lidhja Demokratike e Kosovës është në balotazh për Komunën më të madhe, atë të Prishtinës. Kandidati i LDK-së do të përballet me Shpend Ahmetin, i cili në këto zgjedhje nuk arriti votat që i duheshin për t’u rimandatuar.

 Për të folur për këtë, por edhe për zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë, në lidhje të drejtpërdrejtë nga Prishtina për Top Channel ishte ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëkohësisht kryetar i LDK-së.

TCH: Zoti Mustafa, si ishte për LDK-në dhe për ju ky proces zgjedhor në Kosovë?

Isa Mustafa: Unë vlerësoj se ishte një proces mjaft i mirë, i rregullt dhe mjaft transparent. Ka pasur disa lëshime në terren, por ato janë tejkaluar gjatë ditës. Ne kemi arritur të tregojmë rezultate shumë të mira, kemi fituar 4 komuna në këtë raund të parë zgjedhor. Presim që edhe Komunën e Podujevës, ku kemi rezultat favorizues mund ta fitojmë pa balotazh, por për këtë duhet të përfundojë numërimi i votave nga diaspora dhe ato me kusht. Në balotazh do të shkojmë edhe për 10 komuna të tjera dhe vlerësoj se do t’i fitojmë të gjitha ato ku kemi qeverisur në këtë mandat që sapo përfundoi. Shpresojmë edhe 3 komuna të tjera ku kemi shfaqur rezultate shumë të mira. Në votëm e përgjithshme rezultojmë shumë mirë.

TCH: Zoti Mustafa, kandidati juaj në Prishtinë, Arban Abrashi do të jetë sërish në votim në balotazh, me rivalin e tij nga Vetëvendosja. Si do të hyjë LDK-ja në këto zgjedhje, me cilën nga partitë e tjera do të bashkëpunojë?

Isa Mustafa: Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë qytetarët, pa pasur ndonjë orientim të veçantë që të bëjmë marrëveshje koalicioni me ndonjë nga partitë. Do të preferonim koalicionin me qytetarët, sepse vlerësoj që Arbani ka përkrahjen e qytetarëve në Prishtinë dhe ne do të arrijmë ta fitojmë në balotazh Prishtinën, për ta kthyer nën qeverisjen tonë. Arbani ka qenë mjaft i saktë dhe konkret në prezantimin e programit të tij qeverisës para qytetarëve të Prishtinës. Ai ka marrë një përkrahje të madhe, edhe pse në një periudhë shumë të shkurtër kohore, ndaj unë vlerësoj se ai do të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve më 19 nëntor, kur të votohet për balotazhin.

October 23, 2017 15:56
Komento

1 Koment

  1. DASHAMIRESI October 23, 17:31

    Interesant sa jane budallallepsur shqiptaret , ne te dy anet e kufirit ! Nuk arrijne te shquajne dhe distancohen nga dora e fshehte e Beogradit , ne Shqiperi me Saline e4 Lulezim Bashen , ne Kosove me Isa Mustafen ,kurse ne Maqedoni me Ali Ahmetin . Vetem nje here tentuan te afrohen politikanet shqiptare ne Maqedoni dhe u duk qarte se sa mund te fitojne ! Vetem bashkieri si komb mund te na shpetoje nga kanceri i vetshfarosjes .,perballe nje bote kaq te eger dhe armiqesore qe na rrethon .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*