Rilindja – s’mundi apo s’deshi?!

Arben Duka April 13, 2016 11:00

Rilindja – s’mundi apo s’deshi?!

Dhe këtu padrejtësia,
në Kalanda mund të shtyhet,
dhe fajin tani e ka,
reforma që nuk po kryhet!

Besoj në një mëndje,
sot jemi të tërë,
“reforma” u shpik,
veç për mos t’u bërë!

Gjithë zuzarëria,
të vazhdojë pastaj:
“Na mungon reforma,
ndaj nuk kemi faj!”

Kusarët do shtojnë,
milionat në xhep,
dhe nuk do dënohen,
për këtë sebep!

Po kot abuzojnë,
këta zabrahanë,
se në Shqipëri,
gjithë ligjet janë!

Këta zabrahanë,
kot justifikohen,
se gjithë ligjet janë,
po thjeshtë nuk zbatohen!

Populli paguan,
qindra gjyqtarët,
po ata janë bërë,
palë me zagarët!

Ndaj shkon drejtësia,
zgjyrë dhe më zgjyrë,
se hije e Berishës,
është në çdo zyrë!

Kjo është një murtajë,
krejt e trashëguar,
po Rilindja-dot,
asgjë s’ka ndryshuar!

Bile tani grup,
janë bërë me Lulashët,
dhe zgjidhjen e çështjes,
presin nga qelbashët!

Dhe pak e fillon,
viti i ri zgjedhor,
“super maxhoranca”,
shumë pak ka në dorë!

Kot dalin e flasin,
serbes e serbes,
se tek drejtësia,
s’kanë asnjë akses!

Tani që po flasim,
në stadin përkatës,
nuk emëron dot,
as dhe një gjykatës!

As dhe një gjykatës,
asnjë prokuror,
se të gjitha fijet,
janë në tjetër dorë!

Dhe të gjithë kohën,
e duhur kanë pasur,
po për gjëra koti,
tri vjet janë përplasur!

Përgjigjen e saktë,
s’e dimë dot tani:
“S’mundi-apo s’deshi,
të bëjë drejtësi?!”

Arben Duka April 13, 2016 11:00
Komento

10 Komente

  1. anticensurë 25642654 April 13, 13:10

    shkëlqyeshëm beno!
    shpresoj që nesër të mos bëhesh dhe ti pjesë e procesit zgjedhor!!
    e di që ndosht ado ta arsyetosh me “të mos vijë saliu”,por dhe kjo shprehje nuk ndryshon nga këto që ke thënë për këta bastardë sot!!

    Reply to this comment
    • Tani April 14, 03:15

      Rilindja e edit arriti te rilinde ilirin dhe salen qe ne vend ti zhduknin i konfirmuan si lojtar te politikes. Pra i bie qe sdo me be drejtesi, pastaj dhe nese deshen por smunden, po ate vrasesin e grupit te zjarrit kush i tha ta bej drejtor?????!!!!! Pra nuk dashka edi te bej drejtesi. Pse???!!

      Reply to this comment
  2. TOMORRI April 13, 13:42

    imadh je o arbe duka dua nje nder per ca vargje per jarin te parku i liqenit se i paska ikur mendja jepi nje keshill se mua s me degjoi

    Reply to this comment
  3. shqipe April 13, 14:33

    Mos U demoralizo,O Ben!

    Mos e vrit mendjen
    i nderuar mik.
    Do behet reforma,
    do behet,dhe pike.

    Tek i zoti,haka
    Do veje pa fjale.
    Japo,vet i zoti
    futet nga ka dale!…

    Gjithnje kam besuar,
    Sot me shume se kurre.
    Se zot per ket’ vend
    Tash ka dal nje burr.

    Vertete s’kemi pare
    Ende gje,akoma!…
    Ligesia, neser
    Do te bjer’, ne koma!…

    Nuk ka me shmangie
    Esht’ fundi zullumit.
    “Qesh”,Thot’ nje thenie:
    ” Vec kush qesh i fundit!…”

    Nese, para kohe
    Dikush po zgerdhihet
    I them,-Aq na bene!
    E nesermja dihet…

    Qendro,mos u tund!
    O i madhi Duke.
    Se po t’i shoh vargjet,
    Hiq e mos e keput!…

    Kush me mire se ti
    E sheh ket’ humner!
    Qe ka hapur Salal
    Ky i lig,tri here…

    Ky dhe vetem ky
    Gjersa te kete jete.
    Madje dhe pas ngordhjes
    Fajtor ka per t’mbete.

    Andaj,vazhdo bjeri…
    ( Je lodhur vertete!…)
    Une me shume nga ty!
    permbi njezet vjet.

    Nuk jam nder te paret,
    Por, jam fill i pari
    Thash,ne mijra vargje:
    – Posht sal magjari…! –

    Ndaj sot kam besim
    Qe do teret loti…
    Se Edi ka ardhur
    Si dhurat nga Zoti…

    I eshte futur punes
    Ky burr, sua lisi…
    Po na qeron bajgat
    Qe pat len’ Varizi!…

    Tash qe djemt’ punojne
    Dhe s’jane me ne prove.
    Dikush,si pa dashur
    Ze peshtyn ne corve…

    Kur kujtoj tmerret…
    E Sales zeher!
    Fajeve te Edit
    U kam hedh sheqer…

    Reply to this comment
    • ganiu April 13, 21:04

      Vertete s’kemi pare
      Ende gje,akoma!…
      Ligesia, neser
      Do te bjer’, ne koma!…

      Heu si lum ti. E paske çu trunin në pajdh t’sams.

      Reply to this comment
      • shqipe April 14, 01:58

        O Gani o mut i sales
        Une te tem’ e kam si nene!
        Por,si ty,bej cdo mengjez…
        Kur ne dark’ ha paksa rende…

        Reply to this comment
  4. kris 1 April 13, 14:57

    Akoma nuk e ke kuptuar se rilindja nuk eshte gje tjeter vec pjelle e Saliut?

    Reply to this comment
  5. katarakti April 13, 19:47

    Ben Duka ka thene bukur dhe thjesht ate qe mendojne shume veta. Kur nuk i ka votat e nevojshme ç’pune ka ky Edi Rama qe na merret me reforma te medha?! Do te beje reformen e drejtesise ky me Berishen, Bashen, Meten, Xhin Xhonet dhe kompani?! Kjo eshte si te vesh ujqit te ruajne vathen! Me ke tallet Rama?! Perse nuk ben ato pune qe i takojne dhe per te cilat eshte zgjedhur, por na çan trapin me ca reforma gjoja per drejtesine. Njelloj siç bene per 20 vjet me rradhe Berisha me Nanon per gjoja hyrjen ne Europe?! Perse nuk merret ky Rama me forcimin e rendit, rritjen e mireqenies se njerezve, hapjen e vendeve te reja te punes, pakesimin e borxhit publik, anullimin e koncesioneve antikombetare etj etj?! Pra perse nuk merret per ato pune qe eshte zgjedhur dhe ka mundesi t’i beje si kryeministri i vendit. Por na hedh hi syve me gjera qe nuk jane fare ne dore te tij?! Apo do te fshehe paaftesine e vet?!

    Reply to this comment
  6. shqipe April 13, 20:35

    Jo Krise, Edhe sikur te kisha arsye,prap s’e besoj. Ju nese dot s’e ndihmoni, shume,shume,heshtni me mire…

    Reply to this comment
  7. aqo April 14, 07:16

    Mos gabofte populli ne zgjedhjet e ardheshme,se po e mori perseri pushtetin ai Qen Berisha,kemi per te pare se si I ban ai reformat pa e rruajtur fare per opoziten.Ai do plumbin kokes,Likja I jep liri te plote veprimi ne sallen e kuvendit.
    Urime Duka per krijimtarine e radhes!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*