Rilindja urbane në Fier, 12 mln euro për furnizimin me ujë

August 16, 2016 10:39

Rilindja urbane në Fier, 12 mln euro për furnizimin me ujë

Bashkia e Fierit po investon rreth 12 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë të pijshëm si dhe kanalizimet e ujërave të zeza.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama vlerëson këto investime që janë ndërmarrë në kuadër të projektit të Rilindjes Urbane.

“Pas 25 vjetësh rritje të popullsisë dhe rrënim të infrastrukturës, furnizimi me ujë të pijshëm dhe kanalizimet e ujërave të zeza është një nga sfidat e Bashkisë së re Fier, ku po investohen 12 milionë euro për fazën e parë që shtrihet deri në zonën e Frakullës e Levanit. Kjo fazë mbyllet në mars të vitit 2017, kur do të nisë menjëherë puna edhe për fazën e dytë të projektit, i cili do të mbulojë të gjithë pjesën tjetër të territorit të Bashkisë së re Fier”, shkruan Rama.

August 16, 2016 10:39
Komento

1 Koment

  1. Arben August 16, 21:32

    UJIN, PRAPE ME POMPA E DEPOZITA E MARRIM.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*