Rilyerja e fasadave të pallateve, Bashkia e Tiranës thirrje artistëve dhe studentëve të paraqesin idetë

February 3, 2018 09:16

Rilyerja e fasadave të pallateve, Bashkia e Tiranës thirrje artistëve dhe studentëve të paraqesin idetë

Tirana pritet që të vishet sërish me ngjyra. Bashkia e Tiranës shumë shpejt do të rinisë projektin për rregullimin e fasadave të pallateve në kryeqytet dhe lyerjen e tyre, projekt ky i nisur që në kohën kur kryetar bashkia ishte Edi Rama në vitet 2003-2004. Pallatet ngjyra-ngjyra bënë që mediat e huaja të kryenin një sërë reportazhesh për mënyrën se si po ndryshonte Tirana.

Për këtë qëllim, Bashkia Tiranë përmes Ndërmarrjes së Dekorit lajmëron të gjithë piktorët, artistët vizualë dhe studentët e arteve figurative të depozitojnë pranë zyrave të kësaj ndërmarrje idetë e tyre për pikturimin e fasadave të qytetit.

Afati i fundit i dorëzimit të ideve dhe të formularit të aplikimit do të jetë data 28 shkurt 2018.

Gjatë ndërhyrjeve që do t’i bëhet fasadave të pallateve do të preken edhe bizneset në katet e para të ndërtesave që do të unifikohen me mënyrën e vendosjes së tabelave të reklamimit.

Lyerja e godinave u bllokua gjatë mandatit të ish-kryebashkiakut Lulzim Basha, ku nuk ishte investuar në asnjë godinë duke sjellë edhe prishjen e estetikës së Tiranës. e.k/dita

February 3, 2018 09:16
Komento

2 Komente

  1. info analitike February 3, 16:32

    Ia filloi edhe ky me fasadat se me mbjelljen e pemeve e kuptoi qe po behej bajat pastaj i nxoren edhe qe me ato historite e pemeve ai fiton 60 milione euro. Prandaj eshte koha per reklama te reja se delet genjehen me pak gje.

    Reply to this comment
  2. Pensionisti February 3, 17:30

    Suvato pallatet qe jane te pa suvatuara qysh se jane ndertuar me parat qe po paguajme per taksen e nderteses pastaj lyej si te shkrepet ty!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*