Rimbursimi i barnave, pacientja: Më thonë “kalo infarkt që ta përfitosh”

September 9, 2018 21:00

Rimbursimi i barnave, pacientja: Më thonë “kalo infarkt që ta përfitosh”

Pacientët jo vetëm që sorollaten, por nuk po u jepen as barnat me rimbursim, edhe kur atë ua kanë përshkruar mjekët e qendrës spitalore “Nënë Tereza”.

“Te lagjia nuk ma japin. Ata thonë se duhet të kisha kaluar infarkt dhe ishemi cerebrale”, shprehet Magadalena Nino për Top Channel.

Pasi ka qëndruar 10 ditë në QSUT dhe në fletëdaljen e saj i është përshkruar diagnoza, mjekët në qendrën shëndetësore të lagjes nuk ia japin ilaçin e nevojshëm.

Por rasti i Magdalenës nuk është i vetmi. Janë të shumtë pacientët që nuk përfitojnë barna, ndonëse janë të përfshirë në librin e atyre të rimbursueshmeve.

Kjo ndodh për shkak të kufizimit që i ka bërë Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor mjekëve të familjeve.

Burime të Top Channel bëjnë me dije se këto të fundit janë nën presion dhe përveç gjobave që kapin vlerën deri në 400 mijë apo 500 mijë, kur paga e tyre është vetëm 40 mijë lekë, ata po kërcënohen edhe me ndërprerje të kontratave me Fondin.

s.a/dita

 

September 9, 2018 21:00
Komento

4 Komente

  1. Arben September 9, 22:12

    eshte per tu habitur me ata qe habiten.

    “shendetesia 0” nuk do koment fare

    e thote vete fjala.

    Reply to this comment
  2. MH September 9, 22:33

    S’ka ma “bukuri”.Edhe pse vjen nga halli i nji te semurit.
    Rimbursimi i barnave, pacientja: Më thonë “kalo infarkt që ta përfitosh”.
    Kjo mjafte interresante.Se mund te vije kerkese tjeter: Kalo nji vdekje sa do te vogel qe te perfitosh asistence sociale.
    Hajdet shtet me pushtet qe nuk dijne te bajne shtet.

    Reply to this comment
    • Socialisti i Ndershem September 10, 01:21

      Pike faji nuk ka qeveria dhe Rama.
      A tha ne program qe do te rilindim, epo qe te rilindim duhet me pare te vdesim.
      Populli jo vetem qe e pranoi kete gje por edhe e ripranoi perseri ne 2017.
      Atehere nuk e kuptoj PERSE ankohet dhe KUJT i ankohet. Me siguri jo Rames se ai po i permbahet fiks asaj qe ka premtuar.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*