Rinas, kaos dhe vonesa fluturimesh. Ndërhyn edhe policia

September 3, 2018 17:40

Rinas, kaos dhe vonesa fluturimesh. Ndërhyn edhe policia

Kaosi ka mbërthyer udhëtarët në Aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë, “Nënë Tereza”, ku shumë fluturime të planifikuara këtë të hënë nga kompania ajrore “Blue Panorama” janë shtyrë për afate kohore tejet të vona.

Vonesat e paplanifikuara dhe të paparalajmëruara kanë prekur thuajse të gjithë ditën. Sipas dëshmive udhëtimi i parashikuara për orën 6:30 të mëngjesit me destinacion “Malpensën” e Milanos, është shtyrë për në orën 21:45 të mbrëmjes.

Po ashtu, edhe disa fluturime të tjera të kësaj kompanie janë vonuar duke irrituar udhëtarët, aq sa është bërë e nevojshme edhe ndërhyrja e policisë.

Arsyet e vonesave apo mosngritjes në fluturim të asnjë avioni të kompanisë “Blue Panorama” nuk dihen, por përmes vrojtimit të tabelave elektronike të aeroportit, udhëtarët hamendësojnë se këto fluturime mund të ndërmerren në një moment të dytë nga linja tjetër ajrore, “Albawings”.

o.j/dita

September 3, 2018 17:40
Komento

3 Komente

  1. vuajtje pa limit September 3, 18:41

    Vonesa dhe kaos ka jo vetem ne aeroport por edhe ne portin e durresit
    Pse nuk nderhyn aviacioni civil, po ministria e infrastruktures ? Per ca e marrin rrogen keta njerez qe punojne ne keto institucione ?
    Apo marrin rryshfet nga keto kompani dhe mbyllin gojen…

    Reply to this comment
  2. lalai September 4, 11:55

    Hahahahah Albanistan si Bangladesh….
    Vonesat mund të jenë me 30 min.apo 1 e 2 orë max jo me ditë….
    Vënd i mbaruar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*