Rinas, policia kap turkun që u largua nga tranziti i aeroportit

August 13, 2016 13:56

Rinas, policia kap turkun që u largua nga tranziti i aeroportit

Policia Kufitare e Rinasit ka kapur shtetasin turk që u largua nga tranziti në datën 08 gusht. Kapja e 28-vjeçarit me iniciale I.E. u bë pranë zonës së Muzeut Kombëtar, rreth orës 12:30.

Ky person, rreth 15:00 të datës 8 gusht, u largua nga Zona e Tranzitit Rinas gjatë kohës kur po i plotësoheshin dokumentat e prapësimit, pasi i ishte refuzuar hyrja në territorin e Shqipërisë, sepse nuk plotësonte kushtet e udhëtimit dhe të hyrjes në mënyrë të rregullt në vendin tonë.

Nga verifikimet e kryera dhe kqyrja e pamjeve filmike, rezulton se ky shtetas ka përfituar nga fluksi i pasagjerëve në dalje dhe rreth orës 15.00 ka realizuar hyrjen në mënyrë të paligjshme në territorin e Shqipërisë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe arsyet e largimit nga Aeroporti Rinas në ditën e ngjarjes së këtij shtetasi, pasi ky shtetas nuk kishte probleme me drejtësinë.

August 13, 2016 13:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*