Grabitja e Rinasit në video 3D: Pesë minuta për të marrë 10 mln euro
Nga Arkiva
- Lura përfshihet nga flakët, shihni pamjet nga helikopteri 1
- VIDEO: Çfarë po u mësojmë këtyre të rinjve?! Në këtë filmim janë zyrtarët dhe politikanët e nesërm. Atyre u edukohet gënjeshtra, dyfytyrësia, mungesa e përgjegjësisë ligjore 10
- Kërcënoi me armë dhe dhunoi fizikisht gruan, arrestohet 29-vjeçari 0
Ka ndodhur gjithçka në 300 sekonda. Furgoni Volkswagen me ngjyre të bardhë me logon e Hetimit Tatimor ka mbërritur në derën e jashtme të aeroportit, pranë parkingut të imbarkimit, në orën 15:03 minuta. Njëri nga 4 grabitësit zbret nga makina dhe i vë zinxhirin një blloku betoni, përpara portës metalike. Furgoni e tërheq për të hapur rrugën dhe për të hyrë në pistë i duhen më pak se 60 sekonda. Në orën 15:04 gjendet në pjesë e pasme të avionit të linjës Tiranë-Vjenë.
Të katër grabitësit zbresin në pistë. U drejtojnë kallashnikovët punonjësve të kompanisë së sigurisë fizike “Nazeri 2000” dhe atyre të aeroportit dhe nisin të marrin thasët me euro që po ngarkoheshin. I ngarkojnë për afro 1 minutë thasët me afro 10 milionë euro, një shifër kjo që mbetet ende për t’u konfirmuar zyrtarisht.
Përshkojnë gjithë pistën me furgon për të arritur tek porta e daljes që shërben për makinat e emergjencës. Është ora 15:08 dhe pamja e fundit që kanë mbi ngjarjen kamerat e sigurisë së aeroportit. Sapo futen në rrugën që të çon drejt Kamzës, një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë, i stacionuar në pjesën ballore të aeroportit nis ndjekjen e tyre deri në urën e lumit që ndan Rinasin me Kamzën.
Në urën e lumit ndodh edhe përplasja me armë, ku nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Admir Murataj. Teksa Murataj gjuante në drejtim të policisë, 3 grabitësit e tjerë tentojnë t’i venë flakën furgonit me logon e Hetimit Tatimor. Dështojnë dhe kur Murataj qëllohet, e braktisin dhe largohen me një tjetër furgon në drejtim të Kamzës. Disa minuta më vonë i njëjti mjet u gjet i djegur në afërsi të Bathores. Kjo është edhe gjurma e fundit e lënë prej tyre.
v.l/ Dita
Grabitsit si munoment kulture mbrohen nga shteti.Até e kupton edhe nje 10 vjeçar.
Ti Mark U.K nuk e kupton dot se ke mendjen e nje dy vjecari me dy gishta perpjete dhe gjuhen ne pocin sheshor te Salibabales…
Bravo policia qe ja hodhet trute ne ere. Ju lumte pushka. Nje tropojan me pak, nje ndyresire me pak nga Vicidoli. Nje hale me pak nga esadistet qe kane vite qe vene tritole, vjedhin banka dhe aeroportin. Kapini dhe vritini, mos i fusni ne burg. Futjuni plumba ne koke qe te shpetoje Shqiperia nga banditet e Vicidolit dhe huliganet e shqupit. Keto para tashme kane shkuar ne depot e shqupit ne nje vend te sigurte. Polica mos rreshtni pa i kapur! Keni 48 h te kapni kriminelet. Pas 48 h ata zhduken.
Erdhi Palmer I tha jeni për burg. E planifikuan vjelljen për të mar në kontroll aeroportin për vënë në kontroll vendin janë gati të shkatërrojnë çdo gjë. Janë të çmendur. Do hanë kokat.
Policia te beje ADN ketij te vrarit, se mos eshte gjalle dhe deklarojet nga familjaret si i vrare. Çar nuk bejne keta kriminele te regjur. Keto faktet qe jane ndryshuar tiparet duken si te stisura. Pse thote familja ska nevoje per analiza ADN je, sikur çfare veshtiresie ka. Per te kryer kete analize.
Te njejten gje bene administrata shtetrore ,gjyqsore me subjektet private dhe me popullin .Kane nje dallim se administratat marin paga pastaj bejne kete veprim ndersa keta nuk marin paga por vene direkt te barku i avionit.Ne njefar mase jane ortak dhe mbrojne njeri tjetin dhe frymzohen nga njeri tjetri.
e pabesushme perse lihen te lire ala kriminelet
e bandave te opozites qe po terrorizojne kte vend
e popullin shqiptare per 30-vjet me radhe !