“Rinasi”, Fino: Kritere penguese për aeroportet e reja

May 3, 2016 11:38

“Rinasi”, Fino: Kritere penguese për aeroportet e reja

Marrëveshja me koncesionarin e Rinasit ka shkaktuar debate në mbledhjen e komisionit parlamentar të Ligjeve. Termat e marrëveshjes së miratuar nga qeveria do të miratohen përfundimisht në Parlament.

Deputeti socialist, Bashkim Fino thotë se kriteret e vendosura lejojnë që të ndërtohen aeroporte vetëm në Kukës dhe në Vlorë, për shkak se në marrëveshje është parashikuar distanca prej 100 kilometrash.

“Keni vendosur kritere që s’do ketë aeroport 100 km nga Rinasi, kjo do të thotë që të mos kemi aeroporte të tjera përveç Kukësit e Vlorës. Në zonën e Korçës do të lejohet të ndërtohet aeroport?” u shpreh Fino.

Por kreu i komisionit, socialisti Fatmir Xhafaj tha se duhet të vihen në funksion aeroportet ekzistuese, pasi sipas tij, janë të mjaftueshme për vendin tonë. “Të ndërtojmë më parë aeroportet që janë pasi mjaftojnë për vendin tonë”, theksoi Xhafaj.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Ministrisë së Transporteve theksuan në Komision se duhet të pritet për studimin e fizibilitetit për aeroporte të tjera.

May 3, 2016 11:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*