“Rini thuaja kangës që din ti”, Pjerini emocionon Ramën

November 8, 2018 16:25

“Rini thuaja kangës që din ti”, Pjerini emocionon Ramën

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Lezhës ku po vijon aktivitetin e anëtarësimit në Partinë Socialiste është emocionuar nga deputeti i zonës, Pjerin Ndreu.

Pasi deputeti more fjalën përpara të rinjve ai recitoi një pjesë nga poeti i madh shqiptar Migjeni.

“Rini thuaja këngës ma të bukur që din ti…”, recitoi Ndreu.

Pasi mbaroi, fjalën e mori kryeministri Rama i cili u shpreh:

“Kuptoni emocionet e mia pas recitimit të një vjershe nga një ish punonjës i rendit”-tha Rama.

Gjatë fjalës së tij në fushatën për anëtarësimet e reja në Lezhë, deputeti i PS Pjerin Ndreu ka recituar disa vargje të Migjenit duke e emocionuar kryeministrin Rama.


l.h/ dita

November 8, 2018 16:25
Komento

6 Komente

  1. Artemisa November 8, 16:28

    Estrade qeveritare.

    Reply to this comment
  2. RRAhmon RRAjca November 8, 17:08

    Dreqi te marrte o Pjerin Ndreu, keto vargje i kisha mesu un permendesh dhe do ti rrecitoja kur te vinte Edi Rama ne Kruje. He c’me gjeti belaja, duhet me mesu tash do vargje tjera…

    Reply to this comment
  3. Glaukias November 8, 17:16

    Në jug të Shqipërisë bëjnë thirrje ekstremistat grekë për të djegur shqiptarët, kryeministri ynë shton rradhët e Partisë 99 Rilindësat.

    Reply to this comment
  4. Kris 1 November 8, 20:55

    Pamje mallengjyese kur nje polic reciton Migjenin.Eshte per Gines

    Reply to this comment
  5. A November 8, 22:27

    Eshte turp dhe skandal per rinine socialiste te Lezhes qe presin dhe ndigjojne broçkullat e EDI RAMES, ne nje kohe kur eshte vitit 2018 jubilar i Heroit Kombetar GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU dhe ky derdimen nuk ka vizituar as Lezhen dhe as Krujen ne lidhje me kete jubile.
    Ishte ne Lezhe dhe nuk shkoi prap tek memorali i GJERGJ KASTRIOTIT – SKDERBEUN kur e kishte prapa shpine per ta vizituar.
    Kemi nje proteste qe kundershton shkaterrimin e shtepijave ne Tirane, gjithashtu kemi nje skandal ne Bularat dhe ky delenxhi flet per kodra mbas bregut.
    Eshte turp per PJERIN NDREU, si Lezhjane dhe deputet i saj i mban ison ketij debili dhe qendron ne krah te tij ne takimin e te rinjeve socialiste te Lezhes.
    Vetem turpe dhe skandale prodhon ky EDI RAMA dhe pune asgje. Sa me shpejt duhet shkarkimi i tij, por difekti eshte se nuk kemi as opozite. Tung.

    Reply to this comment
  6. prizem November 8, 23:19

    Qente e blogjeve le te lehin me hamhamet ala Salibabale, karvani i shqiptareve qe e duan Shqiperine do te ece perpara…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*