Rinia, PD-ja dhe PS-ja

December 26, 2013 14:18

Rinia, PD-ja dhe PS-ja

Përshëndetje, Dita! Në kongresin e 9-të të rinisë, BRPSH, që u mbajt në vitin 1987, një delegat, në diskutimin e tij, e përkufizoi kështu rininë. Rinia shqiptare ka forcën e çekiçit të Ajet Toskës, shpejtësinë e predhave të Elizabeta Karabollit, e bukurinë e golit të kushtës në rrjetën e Beogradit. Partitë e dinin mirë, se vetëm afrimi i kësaj force vitale e shoqërisë, mund të përbënte dhe një sukses të padiskutueshëm në realizimin e programit të tyre.

Ndaj dhe për këtë, partitë politike u përpoqën që të zbulojnë shijet, prirjet dhe interesat e tyre, duke i hedhur në programet e tyre partiake. Kjo, më shumë u vërejt në dy partitë e mëdha, siç janë PS e PD, ku dhe afrimi i të rinjve është më i madh. Mirëpo, rinia është e tillë, që nuk bindet me postulata, ajo do dhe kërkon argumenta. Nuk pranon të përdoret e aq më keq të keqpërdoret.

Arsyeja pse shkruaj këto rreshta, e po ndërtoj këtë opinion, të kundërt dhe në përgjigje të një deklarate të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, dhënë dy-tre ditë më parë, ku sipas tij, një ndër tri jo-të që i thanë Ramës, qenka dhe ajo e rinisë! Duke e kuptuar qëllimin e kësaj deklarate djallëzore, në konteksin kur thuhet, tregon qartë amullinë ku ndodhet kjo parti dhe gjendja e saj e pamundur për t’u ngritur. PD-ja është në fushatë brenda vetes, për të zgjedhur strukturat e saj, dhe po përpiqet ta transferojë këtë epidemi, (mungesën e mbështetjes së rinisë), tek PS-ja.

Në fakt, “braktisja që kjo rini po i bën Ramës”, ka qenë dhe do mbetet dëshirë, e shpresë e humbur e Lulit me të tijët. Partia Socialiste dhe Edi Rama, kurrë nuk janë braktisur nga rinia. Rinia e solli në Pushtet Partinë Socialiste dhe Edi Ramën më 23 Qershor. Kjo Rini e mbajti Edi Ramën për tre mandate në krye të Bashkisë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Është Rinia shqiptare ajo që e mban në pushtetin lokal Partinë Socialiste në shumicën e bashkive e Komunave.

Në Tatime e Dogana, PD pati kritikat më të forta për dy emërimet në këto Drejtori. Kështu? Çfarë thotë bilanci i këtyre muajve qeverisëse? Realizim e tejkalim plani nga njëra anë dhe zbulim i aferave korruptive e evazion fiskal nga paraardhësit e tyre, që i bie të ishin nga qeveria e Partisë Demokratike.
Juve o Luli, kjo lloj politike diversioni që tentuat e tentoni, nuk ju çon në kah pozitiv, veç tatëpjetës së nisur tashmë. Është fatkeqësi të jesh aty ku je e të mos dish se ç’kërkon rinia. RESPEKTE!
Marku, Pukë.
SMS në DITA
Në 0689073730

December 26, 2013 14:18
Komento

1 Koment

  1. foleja e zogut December 26, 19:33

    edhe per armet kimike e kishe fjalen

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*