Rinia që nuk bën asgjë, 209 mijë të rinj nuk shkojnë as në punë e as në shkollë

November 5, 2018 13:36

Rinia që nuk bën asgjë, 209 mijë të rinj nuk shkojnë as në punë e as në shkollë

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave në vend tregojnë një të dhënë alarmante; 209 mijë të rinj në vendin tonë, as punojnë e as shkollohen.

Këta të rinj janë të moshës 15-29 vjeç, dhe në grup moshën e tyre zënë 1/3. Pra, thuajse një në tre të rinj, në vendin tonë, as punon e as shkollohet. Shifrat më të fundit i takojnë vitit 2017.

Të njëjtat të dhëna tregojnë se, numri i atyre të rinjve në këtë grup moshë, të cilët janë në marrëdhënie pune fiksohet në 219 mijë, pra thuajse i njëjtë me atë të atyre të rinjve, të cilët nuk bëjnë asgjë.

Gjithsesi, edhe më alarmant, duket fakti se, ndër ata të cilët nuk bëjnë asgjë, pjesën më të madhe, pra rreth 65% e zënë ata të cilët as nuk po e kërkojnë një punë.

Vetëm 35% e tyre janë ata të cilët deklarohen si të papunë.

Pra, në terma më të thjeshtuar, rezulton se në vendin tonë, janë rreth 136 mijë të rinjtë, të cilët, përveçse nuk shkollohen, as nuk po e kërkojnë një punë, çka do të thotë se janë të papunë pasi duan të jenë të tillë dhe jo pasi nuk gjejnë dot një punë.

Sipas Scan tv, mes gjinive te femrat fenomeni është ndjeshëm më i theksuar, pasi këtu norma e atyre që nuk bëjnë asgjë, ngjitet në 34%, ndërkohë që ndër këto 34%, ¾ janë ekonomikisht jo-aktive, pra që nuk po kërkojnë një punë.

Përhapja e këtij fenomeni gjerësisht te femrat duket se është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e një mentaliteti të vjetër, ende të pa ç`rrenjosur.

Një studim i pak kohëve më parë, mbi këtë fenomen, i përhapur së tepërmi edhe në Europë gjatë viteve të fundit, theksonte faktin se, Shqipëria është një ndër vendet më problematike në rajon, së bashku me Kosovën.

Problematika duket se është rrjedhojë sa e dembelizmit dhe e mentalitetit, aq edhe e dëshirës për t`u larguar nga vendi.

o.j/dita

November 5, 2018 13:36
Komento

9 Komente

  1. Arben November 5, 14:57

    Shqiperia uropiane.

    Reply to this comment
  2. Pellazgos November 5, 15:29

    Arben,Evropa eshte ajo qe ja la Kostandinopolin Turqise ne 1913en bashke me Ameriken e “Dhimokratise”.
    Ky qytet ishte qendra shpirterore e Jeorgios Kastriotis dhe kryeqyteti i Bizantit per 1100 vjet.
    Pse habiteni ju qe mirrni rruget per nje “jete me te mire” kur te paret tane thonin:.
    Me e embel balta se mjalta!
    Atehere pyetja eshte.
    A jemi cluruar nga semundja e te semurit te Bosforit?
    Te njejten themi qe Sllavet erdhen ne shekujt e 6 apo 7te A.D.
    Po sot si jane katandisur ne emer te Feve te tyre qe jane produkt i interesave dhe politikave te pashkaqenve?
    Luftojne njeri tjetrin ne emer te “Zotit” te Fese se tyre.
    Po keshtu edhe me Ne qe pretendojme se “jemi” Pellazge apo Ilyre.
    Nje komb qe nuk perpiqet te clirohet nga armiku i Heroit te Tij Kastriotis,eshte i destinuar te zhduket pak nga pak.
    Degjenerim nuk vjen menjehere.

    Reply to this comment
    • Babalja November 5, 15:46

      Te çlorohet dhe nga armiku i Heroit Skenderbe por edhe nga mendesia Bizantine greke. Perallat me ” vorio epir” dhe trashegimi bizantine.
      Nuk ka asnje ndryshim grek, turk apo serb.
      Rrofte Amerika dhe Gjermania.

      Reply to this comment
    • I tillë je , sa herë që hap gojën November 5, 19:15

      Ato që Pellazgaqisi , murgu i kishës greke , i nxjerr nga goja , shqiptarët i nxjerrin nga prapanica … ! Ndaj , shko dhe gjej të ngjashmit tënd nëpër manastire , që u është bërë marmida blooozë ! Gjithëçka që ai flet , me shqipen e tij të çalë , lidhet domosdoshmërisht me terrin mesjetar të kishës emërkeqe greke , që çdo shqiptari i shkakton neveri !

      Reply to this comment
  3. Dodona mbi Tomorr November 5, 17:45

    Nuk eshte e vertete qe nuk punojne !I kini pare ata qe rrine gjithe diten perballe postes qe bejne kembim valutor , jane rregjistruar ne ndonji vend ata? Po ata qe shesin telefona tek tregu cam a diku aty rrotull i rregjistron njeri si te punesuar ,po ata qe shesin lloi lloi gjerash neper rruget e Tiranes ? Dhe sa te tille ka ne te tere vendin?Ja pra se kur jepni te tilla shifra jeni te pasakkte sepse nuk merrni parasysh morine e atyre qe punojne , sikurse thuhet ne te zeze!

    Reply to this comment
  4. Toni November 6, 09:44

    Ndoshta vertet nuk punojne, por ama krijojne fronte pune. Pa mendoni sikur keta te punonin, sa kafene do te mbylleshin dhe sa kamariere e banakiere do te mbeteshin pa pune?! E me tej, po ata qe furnizojne keto kafene dhe ata qe merren me importin dhe transportin e produkteve qe shiten ne kafene? Dhe vala e pushimeve nga puna do te perfshinte biles edhe shume te punesuar ne shtet qe merren me kontrollin e ketyre kafeneve. E shikoni pra qe duhet te jemi te lumtur qe kemi kaq shume te rinj te papune!

    Reply to this comment
  5. Kujdes!!! November 6, 10:52

    Mendoj qe ky artikull nuk eshte i sakte. Po te kete pune ne te cilen vlersohet i punesuari, shum pak do te ishinte personat jo aktiv. Nderkoh tregu i punese perbehet nga mashtruesit te cilet i mbajne me muaj pa rroga punetoret, paguajn me paga minimale nuk rrespektojne kodin e punes dhe e trejtojn individin se skllav per nje page qesharake. Shqiptaret ne boten perendimore njihen si shum puntore sepse andej i vlersohet puna dhe djersa qe ato japin.

    Reply to this comment
  6. Kris 1 November 6, 12:54

    Te rinjte shqiptare ne emigracion bejne pune te renda,qe nuk kerkojne kualifikim dhe me orar te zgjatur per te ndihmuar familjet ne shqiperi dhe prinderit pensioniste qe qeverite demokratike te horrave i kane zhytur ne varferi.Ne shqiperi nuk punojne se lulezon tregu i zi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*