Rinis mësimi në Bulqizë/ ISHP: Kaldajat nuk janë rrezik
Nga Arkiva
Ka rinisur mësimi në shkollën e mesme të Shupenzës në Bulqizë, ku u asfiksuan rreth 60 nxënës.
Ngjarja e rëndë ndodhi të premten e kaluar, ku të rinjtë u asfiksuan nga tymi që kishte shkaktuar kaldaja, pasi po testohej për t’u përdorur për ngrohje.
Policia sqaroi se shkak i ngjarjes ka qenë oxhaku i mbyllur, i cili ka bërë që tymi të përhapej në ambientet e shkollës, duke shkaktuar dëmtimin e shumë nxënësve.
Në ambientet e shkollës specialistë të ISHP-së vendosën aparatura për matjen e ndotjes.
Sistemi i ri i ngrohjes në shkollë u testua sërish dhe nuk paraqiti problem. Sipas ISHP-së kaldajat funksionojnë normalisht dhe nuk paraqesin rrezikshmëri për nxënësit.
Oxhaku I mbyllur ?????
Nuk paskan gjetur dot alibi me te holle,,,,hetimet e leshit.