Rinis Vettingu/ Prokurori i Apelit të Durrësit drejt rikonfirmimit në detyrë
Nga Arkiva
Prokurori i Apelit të Durrësit, Bujar Hoti ishte sot përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Seanca dëgjimore u drejtua nga komisioneri Lulzim Hamitaj dhe anëtarët Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.
KPK ka lexuar raportin e ILDKPI, ku thuhet se prokurori Hoti ka kryer deklarim të saktë dhe nuk ka kryer fshehje pasurie. Në raport thuhet gjithashtu se Hoti ka burime të mjaftueshme financiare.
Pas përfundimit të rivlerësimit në tre kriteret, Hoti mund të konfirmohet në detyrën e prokurorit.
Ai është pjesë e listës prioritare të Vettingut, për shkak të kandidimit të tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Pasuria e Bujar Hotit
Bujar Hoti ka një karrierë të gjatë si prokuror dhe përgjatë një dekade ai ka drejtuar Prokurorinë e Apelit në Durrës.
Ai u shkarkua nga detyra si drejtues në vitin 2013, por e kundërshtoi vendimin në gjykatë, gjë që e riktheu sërish në Prokurorinë e Apelit Durrës.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
BIRN ka prodhuar skedën grafike që paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Hoti nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017
Të dhënat tregojnë se prokurori Bujar Hoti zotëronte një pasuri familjare me vlerë 810 mijë lekë në vitin 2003, e cila përbëhej nga një apartament i përfituar përmes privatizimit, një sipërfaqe toke bujqësore e falur nga prindërit dhe një makinë “Mitsubishi”.
Pasuria familjare e prokurorit Hoti është rritur me 31 herë në fund të vitit 2017, duke kapur vlerën e 24.8 milionë lekëve.
Investimet kryesore të familjes Hoti janë përqendruar në tregun e pasurive të paluajtshme. Duke iu referuar deklaratave të tij periodike, ai zotëron familjarisht 3 apartamente banimi me një vlerë totale që përllogaritet në 23.8 milionë lekë, automjete në vlerën e 930 mijë lekëve dhe një armë gjahu të blerë për 80 mijë lekë.
Të ardhurat kryesore në familjen Hoti rrjedhin në masën 69 për qind nga aktiviteti i bashkëshortes si notere dhe në periudhën deklaruese 2003-2017 ato kapën vlerën e 71.4 milionë lekëve.
s.a/dita
31 here rritje te te ardhuarve ,i bie 310%.. Jane shume pak .,ne fakirave na i eshte cuar perpjete ne 500% .
Populli pret te behet veting dhe jo lenie ne detyre te multi milardierve,nuk ka prokurore te tiere por te lihen ne fuqi “Gjak-Pirsit” e popullit.
Nje gje ben çudi me kete gjykatesit dhe prokuroret .Kane pathuajse te gjithe nga nje noter ne familje , o gruan o vajzen o djalin dhe per mbrekulli i justifikojnr psrat e korrupsionit .Mos ka ardhur koha te shikohet ky binom !?.
Jo per gje po para ca ditesh nje gjyqtar qe kish gruan Notere kishte fituar nga kjo e fundit 400 mije euro , a thua se ishte fabrike qe prodhonte Euro.