Rinovimi i eurobondit, qeveria zgjedh “Deutsche Bank” dhe “J.P.Morgan”

May 19, 2015 14:50

Rinovimi i eurobondit, qeveria zgjedh “Deutsche Bank” dhe “J.P.Morgan”

Zëvendësministri i Financave, Erion Luçi tha se përzgjedhja e “Deutsche Bank” dhe “J.P.Morgan”, si udhëheqëse në rinovimin e eurobondit, rrit garancitë për sukses.

“Të dyja janë banka me mbulim jashtëzakonisht të gjerë, apo globale, pasi janë si në tregjet amerikane edhe në ato europiane, ndërkohë që procesi mund të afrojë edhe banka të tjera, të cilat mund të ndihmojnë në suksesin e këtij instrumenti”, tha zv.ministri i Financave, Luçi.

Qeveria beson se, përmes rinovimit do të kursejë parà për buxhetin. Sipas zëvendësministrit Luçi, borxhi, që 5 vjet më parë u mor me interes 7.5 për qind, do të zëvendësohet me një borxh me interesa dukshëm më të ulëta.

“Synimi kryesor është pikërisht rinovimi i shumës ekzistuese, megjithatë në menaxhimin e borxhit gjithmonë ekziston mundësia për të zëvendësuar borxhet e tjera, nëse borxhi që t’i mund të marrësh aktualisht ka kushte më të mira se ai ekzistues. Kështu që ne do t’i shikojmë edhe mundësitë e tjera, nëse kushtet e tregjeve do të vazhdojnë të mbeten të mira, që të zgjerojmë shumën për të zëvendësuar një pjesë të borxhit ekzistues, pa ndryshuar parametrat e nivelit të borxhit, për të cilin kemi rënë dakord edhe me institucionet ndërkombëtare”, tha më tej Erion Luçi.

Madje, nëse situata në tregjet financiare do të mbetet pozitive, qeveria mund marrë më shumë se 300 milionë euro, për të zëvendësuar edhe borxh të brendshëm, përveç eurobondit.

“Kushtet e tregjeve janë shumë herë më të mira se sa në kohën e eurobondit të parë, që u mor në një kohë të vështirë pas krizës globale, dhe politika lehtësuese e Bankës Qendrore Europiane gjithashtu ndihmon për të pasur interesa më të mira për rifinancimin e borxhit”, deklaroi zv.ministri Luçi.

Pak javë më parë, qeveria mori 250 milionë euro borxh në tregjet e huaja, por 200 prej tyre ishin të garantuara nga Banka Botërore. Megjithatë, kjo shumë, së bashku me atë që do të kontraktohet përmes eurobondit, janë brenda tavaneve të defiçitit dhe borxhit të programuar në buxhet.

May 19, 2015 14:50
Komento

1 Koment

  1. Darius May 19, 21:39

    Normal Bankat e Iluminatit,ndryshe ja presin bilen Edit dhe ja hedhin maces!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*