Rinovimi i patentës në 10 minuta, njohja dhe konvertimi i saj në Greqi

August 17, 2018 12:56

Rinovimi i patentës në 10 minuta, njohja dhe konvertimi i saj në Greqi

Procedura që duhet të ndjekin shtetasit shqiptarë për të konvertuar në shtetin grek lejen e drejtimit të mjetit, është shpejtuar dje.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Arben Isaraj ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook” edhe procedurën që duhet ndjekur për rinovimin e lejes së drejtimit.

Procedura kërkon vetëm 10 minuta kohë, një raport mjeko-ligjor dhe një fotografi.

Isaraj bën të ditur se shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në Greqi edhe me patentën shqiptare, por për ta bërë këtë, më parë duhet të presin një datë të dytë për hyrjen në fuqi të vendimit.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se në momentin që shtetasit shqiptarë vendosin rezidencën normale në shtetin grek, ata mund të konvertojnë lejedrejtimin shqiptar në lejedrejtim grek, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive të Transportit dhe Komunikimit të Rajoneve të Njësive Rajonale në shtetin grek.

Kërkesa e tyre paraqitet pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike.

E rëndësishme është edhe sigurimi i një përkthimi zyrtar të lejedrejtimit shqiptar, në gjuhën greke.

Për konvertimin e lejedrejtimit, mbajtësit e saj duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit grek.

s.a/dita

August 17, 2018 12:56
Komento

6 Komente

  1. PALIKARI August 17, 14:58

    Perseri nenshtrim proçedurash per tu marre euro shqipetareve edhe nga pala greke pasi i kane rrjepur ata te shtetit ame!Boll me me keto karagjozlliqe !Me thoni çfare kriteresh ka nje qytetar grek ne shqiperi per te konvertuar patenten e perse shqietari duhet ti nenshtrohet nje komisioni te posaçem kur ai e ka kaluar nje komision !Kodi rrugor eshte pothuajse i njejte per te gjitha vendet Europiane ndaj perse drejtuesi i mjetit shqipetar duhet ti nenshtrohet nje kontrolli te dyte?Ku eshte arritja e marrveshjes ne kete rast apo ineresi i dy paleve qe nenshkruajne kete marreveshje!Po me vendet e tjera Europiane kur do ta nenshkruani apo s’keni emigrant atje??????????????A duhet te paguaj shtetasi shqipetar ne Greqi apo eshte tsampa ,qirrje Isarai????

    Reply to this comment
  2. Bilua August 17, 15:21

    Fatkeqesi ,perseri tallje per emigrantet ne forme te re!Me ndodhi para do kohe qe te vizitoja e te rinovoja patenten ne Shqiperi praktikisht ne Tirane e pasi iu nenshtrova analizave te gjakut,te vesheve me erdhi radhe per tek syte!Pasi pagova shumen prej 40000 mije lekesh ne hollin e Ambulances Qendrore iu drejtova katit te trete ku u ndesha direkt me nje mjeke(veriore nga ato te Saliut) psikologe duke me pikasur qe vija nga jashte!Isha i paisur me syze e pasi qendrova per nje kohe te gjate ne pritje me erdhi radha;E pershendeta e nuk morra pergjigjie por direk mu drejtua te hiqja syzet e ti nenshtrohesha tabeles fitim prurese per te!Pasi iu pergjigjia nje infermjerrjeje asistente,me urdheruan te dilja jashte duke mos marre me vehte as syzet,!Pas nja 30 min.doli infermjerrja duke menduar se une isha pergatitur per ndonje ryshfet duke me futur brenda!Pasi pane qe qendrimi im ishte korrekt duke pritur pergjgigjien ajo diçka zhgaraviti pa ngritur koke e me dorezoi pergjigjien!Pas kesaj dola per tu drejtuar qendres ku ndaheshin patentat kur kureshtja e voneses me beri pershtypje e lexova ç’ka kishte zhgaravitur kjo burreneshe qe nuk i interesonte gje tjeter veçese 10000 lekshi rushfet!Ajo me kishte drejtuar te dilja ne komision qe zhvillohet nje here ne jave me sa u informova kur une per dy dite do nisesha ne vendin ku jetoj e ku drejtoj automjetin me syze e jo pa syze normal e brenda rregullave si te gjithe qytetaret e tjere qe fatmiresisht nuk kishin kaluar nga dora e kesaj bishe me bluze te bardhe qe si bente syrri tert nga pacientet !me beri shume pershtypje sjellja e saj e menjehere tek lexova kete njoftim pernjeheresh me shkoi mendja tek kjo fallxhore e thashe me vehte ,do zoti e atje ne GREQI nuk u kerkojne para si ne vendin ame se mjerre emigrantet e shkrete!Ndaj edhe u gezova por edhe u pezmatova se kjo medajle ka dy ane,njera qe te pais me lejen e drejtimit vendas por njekohesisht ka ate anen tjeter qe nuk do shume kohe “deklaron ne njoftim vetem 10 minuta(raporti mjeko-ligjor,fotografi dhe nje perkthim zyrtar te lejedrejtimit shqipetar)!E thene ndryshe populloreçe ,”hiç po habili”!10 minuta duhet ti lexosh keto qe kerkohen e jo me ti zbatosh!Sa leka ,dhrahmi ose euro duhen per keto zoti Drejtor,kjo na intereson,,,,,,,!!!!!!!!???????????

    Reply to this comment
  3. Meri August 17, 19:42

    Nuk e kuptoj pse duhet perkthimi zyrtar i lejes se drejtimit nga shqip ne greqisht apo komisione te tjera per marrjen e lejes se drejtimit ne Greqi. Mendoj se nje zgjidhje me e drejte do te ishte njohja e drejperdrejte dhe pa asnje procedure shtese e tyre vetem duke ndryshuar modelin shqiptar te lejes se drejtimit ku poshte shenimeve shqip te saj te jete edhe varianti anglisht i te gjitha te dhenave konform modelit europian, sikunder ndodh me certifikatat per jashte, kjo ne marrveshje edhe me palen greke apo kedo vend tjeter te huaj me te cilin pala shqiptare bie dakort te njohi patentat ne menyre reciproke. Kjo do te shmangte keto procedura shtese te panevojshme dhe do ti bente te vlefshme patentat shqiptare jo vetem per shqiptaret rezidente ne Greqi, por edhe per cilindo shqiptar tjeter qe mund te udhetoje per motive te tjera …

    Reply to this comment
  4. tomsojeri August 17, 19:46

    Ore “Bilo” kjo bisha qe na pershkrove a nuk ka emer ?Perse nguroni xhanem ! Fol me emer se kur te kem radhen un apo tjeter kush , e di me ke kam te bej ! Un para dy vjetesh bera shtyrjen e afatit dhe nuk pata asnje problem ! Me kujtohet qe okulisti kerkoi te vishja gjyslyket dhe ishte mjaft mirsjelles ! Shof , per fat te keq, ky “infeksion ” ka mar permasa deri te bluzat e bardha, se ato bluzat e zeza me kapele e dim cfar kerdie kan ber !……

    Reply to this comment
    • bilua August 18, 08:11

      Tomsojer nuk isha ne Shqiperi per emra e me duket se e kam theksuar se kohen e kisha te kufizuar e jo me te merresha edhe me ato plehra !E verteta eshte siç e kam pershkruar pa asnje shtese dhe uroj qe ajo bishe me bluze te bardhe te jete larguar nga ai vend se nuk e meriton sherbimin!Nuk e di se perse kerkon emer apo je ne ndonje organizem koopetent qe merret me keto detaje!!!!Uroj qe ky lloj komuikimi te jete zhdukur ne dyert e ambulancave .Po te jap edhe nje detaj tjeter!Ne lejen e drejtimit eshte i percaktuar qartazi grupi i gjakut .Perse kerkohet te ribehet kjo analize 10000 lekeshe???Besoj se edhe per kete do emer zotrote se kush e ka kerkuar!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*