Rishfaqja e një kafshe të rrallë
Nga Arkiva
Ariu Sailugem nuk ishte parë që prej gjysmës së shekullit të kaluar dhe konsiderohej i zhdukur.
Madje disa ekspertë sugjeronin se ishte një krijesë mitologjike.
Por kafsha është rishfaqur në një territor që njihet si pika X, një vend kufindarës i Rusisë me shtete të tjera si Mongolia, Kina dhe Kazakistani.
Në ndryshim nga arinjtë që jetojnë në tajga dhe në pyje të egra ky lloj gjendet në malësi dhe në mungesë bimësie.
Ka si karakteristikë ngjyrën e çelët dhe kthetra të bardha.
“The Siberian Times” informoi se kafsha është e ngjashme me vizatimin që ka bërë zoologu rus, Genrikh Sobamsky, i cili e zbuloi në gjysmën e shekullit të kaluar.
Kafsha e rrallë u shfaq përpara një grupi turistësh të kompanisë së udhëtimeve “Kaichi Travel”.
“Papritur guidat na bënë me shenjë një sinjal që të mos bënim zhurmë. Kur mbërritëm në një shkëmb të sheshtë vumë re këmbën e një kafshe të madhe me gëzof 60-70 metra poshtë nesh. Më pas u shfaq plotësisht dhe për habinë tonë ishte një ari bjond dhe shumë i bukur” – është dëshma e njërit prej tyre.
b.m. / dita
Dergoni gjuetaret e Lushnjes,se ja kane marre doren zhdukjes se kafsheve te rralla,si zhdujken demat dhe kuajt e eger te Divjakes.
E teksa Amerikanet ia kane marre doren me klonimin e njerezve duke i kthyer ne kafshe te egra(shembull me i mire me Sali Berishen),Kinezet ia kane mare doren kafsheve duke i bere me fyture njeriu!Bote e çuditeshmeme misteret e saj!