Rishikimi i kufijve/ Rezoluta kundër Thaçit votohet sot në Kuvend

September 4, 2018 08:55

Rishikimi i kufijve/ Rezoluta kundër Thaçit votohet sot në Kuvend

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet këtë të martë në një seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet një rezolutë kundër rishikimit të kufijve.

Partitë e opozitës në Kosovë do të tentojnë sot në seancën e jashtëzakonshme të parlamentit të bllokojnë nismën e presidentit Hashim Thaçi për rishikimin e kufijve me Serbinë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, theksoi për mediat se debati në Kuvend do të ketë vetëm një rend dite.

“Proceduralisht, kemi vepruar në bazë të një kërkese të deputetëve. Do ta kemi seancën e jashtëzakonshme nesër me një pikë të rendit të ditës. Sa i përket komenteve politike, do t’i themi nesër ato, për arsye se e kemi seancën”, u shpreh ditën e djeshme Veseli.

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së ftoi deputetët e opozitës dhe të mazhorancës të votojnë rezolutën.

“Unë pres që nesër mbështetja për këtë rezolutë të planifikuar për t’u aprovuar të mbështetet nga të gjitha grupet parlamentare, pa përjashtim, të opozitës dhe koalicionit qeverisës sepse është në të mirë të qytetarëve të vendit. Është informatë e mirë dhe qëndrim i mirë që u dërgohet miqve tanë ndërkombëtarë, që na kanë ndihmuar të vijmë deri në këtë pikë, që vullneti i qytetarëve të shprehet përmes deputetëve të Kuvendit. Mbi të gjitha, është sinjal i qartë për presidentin e vendit se ai duhet të ndalet me veprimet e tij anti-kushtetuese”, u shpreh Hoti.

Takimi për dialogun final mes presidentit të Kosovës dhe atij serb është parashikuar në datën 7 shtator.

Diskutimi do të zhvillohet në Bruksel, nën drejtimin e shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

s.a/dita

September 4, 2018 08:55
Komento

1 Koment

  1. Alban I September 4, 13:32

    Marreveshja e kufirit Vucic-Thaci do te siguroje paqen midis popujve serb e shqiptare; do te krijoje kushte per bashkimin e krahines se Kosoves me trunfun ame-Shqiperine; por… do te nxjeere shume deputete aktuale kosovare jashte Parlamentit dhe do t’u prese rroga te gjithe agjenteve shqiptare ne Kosove dhe Shqiperi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*