Rishqyrtimi i dosjeve, surpriza e Kushtetueses për pronat e një trafikanti

October 29, 2017 16:25

Rishqyrtimi i dosjeve, surpriza e Kushtetueses për pronat e një trafikanti

 

Gjykimi në mungesë trumbetohej si një nga ngërçet më të mëdha të drejtësisë, e pas ndryshimeve ligjore, të gjitha trupat gjyqësore duket se janë ndërgjegjësuar. Nuk dihet nëse më shumë për të respektuar të drejtat e njeriut, apo për t’iu bindur reformës.

Siç rezulton deri më tani, shkallët e para të gjykatave po përballen me fluks dosjesh për t’u rishikuar, që përcillen nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë. Më të fundit janë precedenti i të pandehurit Kozma Laçka, i akuzuar si trafikant droge gjatë operacionit të bujshëm “Potel al”, i cili do të rigjykohet te Krimet e Rënda pikërisht për shkak të mungesës para drejtësisë.

Edhe dosja “Brahimaj” është rikthyer nga Gjykata e Lartë, me argumentin se pala e paditur nuk ka qenë e pranishme gjatë procesit që shqyrtoi sekuestrimin e një hoteli me vlerë 1.5 milionë euro në qytetin e Vlorës.

Kjo pasuri dyshohej si kishte si burim trafikun e drogës, përderisa njëri nga pronarët e vrarë gjatë vitit 2014 ishte aktiv në këtë fushë. Surpriza më e fortë vjen nga Gjykata Kushtetuese, e cila i ka rikthyer drejtësisë rigjykimin sesi u konfiskuan asetet prej 3 milionë eurosh, të kaluara për llogari të shtetit në zbatim të ligjit Antimafia.

Asetet, kryesisht truaj dhe apartamente, nuk justifikoheshin nga 3 kërkuesit Petrit Muçaj, Ervehe Muçaj dhe Liljana Thomaj, të cilët janë të afërm të një trafikanti heroine të dënuar në Zvicër. Por në konsideratën e gjykatës, kërkuesit janë gjykuar në mungesë dhe në këtë mënyrë, familjes Muçaj i është cënuar e drejta e qasjes në gjykatë.

Në fakt, kërkuesja Liljana Thomaj-Muçaj pretendon në këtë fazë të gjykimit se drejtësia, edhe pse i ka caktuar një avokat kryesisht, nuk e ka njoftuar, duke mos i dhënë të drejtën e përfaqësimit. Kjo kapje proceduriale pritet të hapë precedentin edhe për dosje të tjera të forta, ndërkohë që me ndryshimet e reja ligjore, nëse konstatohet mungesa e palës së paditur shtrohet opsioni i pezullimit të gjykimit deri në një vit./TCH

October 29, 2017 16:25
Komento

2 Komente

  1. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit ,prokuroret apo gjykatesit keto mbrojtes te ligesise. October 29, 17:37

    Kerkesa per pasuri te trasheguar nga bota e krimit,pra qe nuke e justifikojne pretendimet e paleve,prokuroria duhet ti hetoje si bashkepuntore me krimin dhe jo si trashegimtare te pasuriv te vena ne rruge kriminale qofte dhe korruptive ne dite e vite deri me sot.Matatona e gjygjeve te tilla flet qarte e paster per kapjen e gjygjsotit dhe prokurorise nga bota e krimit dhe e korrupsionit.Ne kete konteks i mbetet Vettingut dhe ligjit te dekriminalizimit sa e shpejt te te thone falen e tyre per keto palo prokurore e palo gjyaktes te binjakezuar
    me boten e krim-korrupsionit-mafjozo-komunisto-imoral-politik ne te tre pushtetet.Mjaft me,me lojra fjalesh e pseudo prokurore e pseudo gjykates,qe ngado e ti vertitesh,ato duart i kane te perlyera me boten e krimit dhe korrupsionit.Dridhuni e perdrihuni,po vjen ora qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet,duan apo nuke duan bijte e eterve te diktatures komuniste dhe mostrat e tyre,qe sundojne dhunshem ne PS-e e PD-e dhe nje djalle e gjysem,qe nga te pabreke e la dita dhe miljonere i ngrysi nata.Besoni,denonconi dhe mos u beni pale e to ne bangen e akuzes.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza si dhe mijra femije jetim, dhe nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar nga fuqia e pushteteve qe kerkon drejtesi dhe,jo lojra fjalesh e lloqe kavaje;thote populli.

    Reply to this comment
  2. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit ,prokuroret apo gjykatesit keto mbrojtes te ligesise. October 29, 19:08

    Kerkesa per pasuri te trasheguar nga bota e krimit,pra qe nuke e justifikojne pretendimet e paleve,prokuroria duhet ti hetoje si bashkepuntore me krimin dhe jo si trashegimtare te pasurive te vena ne rruge kriminale qofte dhe korruptive ne dite e vite deri me sot.Maratona e gjygjeve te tilla flet qarte e paster per kapjen e gjygjsotit dhe prokurorise nga bota e krimit dhe e korrupsionit.Ne kete konteks i mbetet Vettingut dhe ligjit te dekriminalizimit sa e shpejt te te thone falen e tyre per keto palo prokurore e palo gjyaktes te binjakezuar
    me boten e krim-korrupsionit-mafjozo-komunisto-imoral-politik ne te tre pushtetet.Mjaft me,me lojra fjalesh e pseudo prokurore e pseudo gjykates,qe ngado e ti vertitesh,ato duart i kane te perlyera me boten e krimit dhe korrupsionit.Dridhuni e perdrihuni,po vjen ora qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet,duan apo nuke duan bijte e eterve te diktatures komuniste dhe mostrat e tyre,qe sundojne dhunshem ne PS-e e PD-e dhe nje djalle e gjysem,qe nga te pabreke e la dita dhe miljonere i ngrysi nata.Besoni,denonconi dhe mos u beni pale e to ne bangen e akuzes.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza si dhe mijra femije jetim, dhe nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar nga fuqia e pushteteve qe kerkon drejtesi dhe,jo lojra fjalesh e lloqe kavaje;thote populli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*