Risi në aeroportin e Tiranës, një Duty-Free me standarde ndërkombëtare

August 22, 2019 19:35

Risi në aeroportin e Tiranës, një Duty-Free me standarde ndërkombëtare

Pasagjerët e aeroportit “Nënë Tereza” shumë shpejt do të kenë mundësi të presin fluturimet në  zonën tranzit, me shërbimet e reja në  standardin e aeroporteve më të mira ndërkombëtare.

Duke nisur nga muaji nëntor  e gjithë hapësira e “Duty Free” do të kalojë në menaxhimin e kompanisë amerikane, International Cruise Duty Free ( ICDF), e cila ka lidhur kontratë me TIA aeroport për 5 vitet e ardhshme.

Eksperienca prej disa dekadash në industrinë “Duty Free” dhe lidhja e drejpërdrejtë e ICDF-së me shumë prej markave më të njohura në botë do të garantojë jo vetëm një shumëllojshmëri më të madhe produktesh, por edhe një cilësi më të lartë në shërbime, të njëjtë me standartet e zbatuara në aeroportet më të mëdha në botë.

E themeluar në  Miami, Florida dhe me shërbime në SHBA, Amerikën Latine dhe Karaibe, ICDF ka siguruar kontratë ekskluziviteti me aeroportin e TIA-s për shitjen  e brand-eve më të njohura ndërkombëtare të parfumeve, duhanit dhe pijeve alkolike në zonën tranzit të këtij aeroporti.

Si një kompani që ka dëshmuar një sukses global, prania e saj në të vetmin aeroport shqiptar dhe vizioni i ri i ICDF-së në menaxhim do të ketë një ndikim pozitiv në përshtypjen për vendin tonë të qindra-mijëra turistëve që vizitojnë çdo vit Shqipërinë.

j.l./ dita

August 22, 2019 19:35
Komento

3 Komente

  1. Genti August 22, 23:24

    Sikur e pati ajo kucedra gruja e gjin gjonit qe rrjepte njerezit per para.

    Reply to this comment
  2. Lloji August 22, 23:45

    Ej vini re vini re;
    Ju lutem nderojini artopolantant e atij dreq autobuzi qe i themi aeroport se kur flet ajo Sorra vec te acaron pervec se jo-orjenton flm, me te gjith respektin e panevojshem!

    Reply to this comment
  3. lalai August 23, 11:44

    Hahahahha e kuptoni o komentuesa ça bëni bërr bërr kot,…..standartet me të larta si në amerikën latine e karaibe sjellë nga ameriqia….hahahaha e kuptoni ore se ku renditet aeropordha e Albanistanit!?

    ah po harrova…..sherbejne dhe në Shba,tani ja hodhën bythes albanezet do ju vijnë 1 palë Gucci e paketuar me letra bio se dhe në nato jemi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim