Risia e WhatsApp, etiketon mesazhet e marra nga përdorues të tjerë

July 12, 2018 17:36

Risia e WhatsApp, etiketon mesazhet e marra nga përdorues të tjerë

 

WhatsApp do të etiketojë mesazhet e përcjella, një lëvizje e cila synon të adresojë problemet e keqinformimit në platformë.

Në një postim në blog Whatsapp prezantoi etiketën e re e cila tregon kur një mesazh është përcjell(forward) nga një përdorues tjetër.

Etiketa do të aplikohet mbi tekstin, imazhin dhe videon siç e tregon edhe fotoja në këtë artikull.

Përpara se ta lançonte për mbarë përdoruesit WhatsApp ka testuar këto etiketa në Indi dhe Brazil.

Ky përditësim është më i fundit nga WhatsApp për të adresuar lajmet e rreme. Kompania ka shpërblyer hulumtuesit të cilët kanë studiuar përhapjen e dezinformimit në aplikacion, njofton pcw.

l.h/ dita

July 12, 2018 17:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*