Risia kulturore: Pallati i Brigadave, i hapur për dasma e synetlliqe

September 18, 2016 18:36

Risia kulturore: Pallati i Brigadave, i hapur për dasma e synetlliqe

 

Heshtja, hija e rëndë dhe zymtë, atmosfera solemne shterpë dhe depresioni që të kaplon sapo i afrohesh, nuk do të jenë më tipare të Pallatit të Brigadave në Sauk pranë Tiranës.

Gojët e Liga kanë mësuar se kjo seli deri dje mendjemadhe shtetërore, që ka shërbyer kryesisht për ndonjë kremtim të presidentit apo kryeministrit, që nga java e kaluar është liberalizuar.

Kjo do të thotë që Pallati i Brigadave mund të përdoret nga kushdo që dëshiron të organizojë aty ceremoni të çfarëdolloj natyre dhe ka mundësinë të paguajë qeranë prej 1200 franga ari në orë.

Duke folur për Gojët e Liga, specialisti i çmimeve të pasurive të patundshme në kryeqytet, Arif Derbederi deklaroi se është një zhvillim logjik i tregut të lirë, që as Pallati i Brigadave nuk mund t’i shmanget.

“Ja për shembull, para pak ditësh aty u zhvillua ceremonia e martesës së vajzës së ish ministrit Fatmir Gërdecalliu, dhe djalit të kryetarit të bashkisë së Vërës, qyteti që desh u bë gropë para pak vitesh. Më duket se e quajnë Fiqiri Baruti. Gjithçka shkoi mirë”, pohoi zoti Derbederi. Në vijim ai siguron se lista e qiraxhinjve që duan ta prenotojnë Pallatin, është e gjatë.

“Dikur aty rrinte presidenti dhe në fundjavë, ai derëziu detyrohej të shkonte nga vjehrrit familjarisht, sa të mbaronin prenotimet. Por tani Pallati është i lirë”, sqaroi specialisti.

Sipas tij, javën e ardhshme Pallati i Brigadave do të jepet me qera për katër fejesa, dy vaki dhe pesë synetlliqe.

Por ngjarja më e rrallë sipas Arif Derbederit, është një mbrëmje mature që duan të celebrojnë fëmijët e disa deputetëve.

“Ata e mbaruan maturën në vjeshtë, prandaj po e bëjnë mbrëmjen pak me vonesë…”, tha Derbederi.

 

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Ju betohemi që po   

September 18, 2016 18:36
Komento

5 Komente

  1. tom September 19, 12:41

    Edhe per ceremonine e larjes se bythes…

    Reply to this comment
  2. Mark uk September 19, 16:16

    Hajde turqi hajde.

    Reply to this comment
  3. Dhimbie e mdhe D. September 19, 17:47

    Dhe kjo i duhej …Presidences sone…
    Me keq s’ka ku vete.

    O ju “Gojet e liga” qe ne fakt jeni nga me te mirat sa shkruani, qe dihet pse e beni lajmin, permes “gojeve te liga”se ata qe perflite ne keto shkrime, te liga bejne.
    Le te bejne c’te duan ato “gojet e liga” po; deri ketu s’me besohej,..
    Te katandisej keshtu ;si gruaja mender,pa breke(dhe kjo eshte per “gojet e liga), nuk dome besohej.po sa shoh ate fotogafi, u marrosa; qenka e vertete.Besoj se Presidenti,si i pa fuqishem sa i pafte per te mbrojtur ate istitucion besuar ta drejtoje, duhet te vrasi veten.
    Futeni dhe kete shkrimin tim tek “Gojet e liga”.

    Toronto 19–09-2016 Dhimbie e madhe D.

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit September 19, 17:53

    Parlamenti ka vite qe eshte dhene me qera per tallje bythe

    Reply to this comment
  5. A September 19, 18:00

    Turp, skandal, maskarallik qe te behen evenimente private si fejesa, dasma dhe gjenaze ne institucione dhe pallate qe i perkasin vetem evenimente me te rendesishem te shtetit dhe qeverise shqiptare si PALLATI i KONGRESEVE dhe i BRIGADAVE ne Tirane.
    Turp qe behet dasma e vajzes se nje ILLI NDRROQI, ne Pallatin e Brigadave, kush eshte ILLI, nje askushi !!??
    Si e jep Drejtoria e Sherbimeve Qeveritare qe mvaret direkt nga Kryeministri, ne kete rast nga EDI RAMA, per te tilla evente private per njerez ordiner. Perseri Turp dhe Skandal i rradhes. Njelloj si u dha per dasme edhe Pallati i Kongreseve perpara nje jave. Hajde shtet dhe qeveri qe kemi, gjithcka rrumpalle dhe katraure.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim