Risia / Për herë të parë të gjitha godinat do të pajisen me certifikatë energjie

May 22, 2020 17:17

Risia / Për herë të parë të gjitha godinat do të pajisen me certifikatë energjie

Agjencia për Efiçencën e Energjisë ka nisur krijimin e trupës së audituesve të energjisë, e cila do të ketë si detyrë auditimin dhe certifikimin e të gjitha godinave shtetërore apo private dhe pajisjen e tyre me certifikatë energjie. Për herë të parë në vendin tonë është zhvilluar sot testimi për audituesit e energjisë, një proces në të cilin kanë marrë pjesë 82 aplikantë të kualifikuar pas një vlerësimi paraprak.

Drejtori i Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, Evis Berberi në një prononcim për mediat, bëri të ditur detaje sa i takon testimit. Sipas tij janë katër module dhe aplikantët për t’u kualifikuar duhet të përgjigjen saktë, minimalisht 50% të pyetjeve të secilit modul.

“Testimi konsiston në tre tipologji audituesi, që janë audituesi i ndërtesave, audituesi i proceseve dhe audituesi i ndërtesave dhe proceseve bashkë. Pra kemi tre lloj audituesish, që do të dalin në terren. Vetë provimi ka katër module, të cilët kanë nga 10 pyetje dhe çdo person i testuar duhet të marrë minimalisht 50% të këtyre pyetjeve për t’u kualifikuar si auditues”, sqaroi Berberi.

Ky është një proces mjaft i rëndësishëm, pasi pas certifikimit këta auditues do të dalin në terren dhe do të bëjnë auditimin e godinave. Sipas legjislacionit në fuqi çdo objekt, që do ndërtohet i ri duhet të jetë patjetër i pajisur me një certifikatë energjie paraprake dhe më vonë me një certifikatë përfundimtare. Po ashtu, çdo objekt, i cili shitet apo jepet me qira duhet të ketë patjetër certifikatën e klasit të energjisë.

“Kualifikimi i audituesve dhe certifikimi i tyre hap tregun e Efiçencës së Energjisë, i cili është një treg shumë i rëndësishëm në kuadër të vetë energjisë dhe reduktimit të konsumit të saj në territorin e Republikës së Shqipërisë. Është një proces, i cili nuk ndikon vetëm tek energjia, por ka të bëjë me banesat, industrinë dhe transportin. Është një agjenci e re, jemi në ristrukturim dhe me mbështetjen e madhe të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, po punojmë fort për të arritur qëllimin tonë që është eficenca dhe në këtë rast eficenca e agjencisë tonë”, nënvizoi Berberi.

Drejtori i Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, saktësoi se sipas studimeve Shqipëria ka nevojë për 300 deri në 400 auditues, por ky nuk është një numër i kufizuar, pasi mjafton që aplikanti të ketë përfunduar kursin pas universitar dhe më pas të marrë pikët e nevojshme në provim për t’u pajisur me certifikatë. Berberi theksoi gjithashtu se pritet që Kuvendi të miratojë edhe aktet nënligjore, sa i takon kushteve minimale dhe metodologjisë, duke e vënë kështu Agjencinë në efiçencë të plotë.

l.h/ dita

May 22, 2020 17:17
Komento

1 Koment

  1. agim May 24, 17:01

    me falni, por jeni fare out.
    nese shkruani qe tju kuptojne dhe te sillni nje dobi me punen tuaj, unoni me koke dhe jo me dore.
    ahpegoni me pare se cfare presupozon kjo gje pastaj flisni se sa e cfare ju duhet. jeni fare pa vlere!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim