Risqet financiare që ka Shqipëria në 2016

February 25, 2016 10:19

Risqet financiare që ka Shqipëria në 2016

Pritet krizë e emigrantëve, pasi rruga “mes Shqipërisë” mund të bëhet alternativë kryesore pasi vende të tilla si Hungaria, Kroacia dhe Sllovenia kanë ndërtuar gardhe kufitare për të ndaluar hyrjen e emigrantëve…

BMI Research, pjesë e Fitch Group në një raport në fundit rendit rreziqet e shtetit shqiptar, nga pikëpamja politike, ekonomike, mjedisit të biznesit dhe risqeve operacionale.

Sipas këtij raporti, Shqipëria do të qëndrojë në një trajektore të ulët të rritjes ekonomike për vitet e ardhshme, mes nivelit të ulët të eksporteve dhe përpjekjeve të qeverisë për konsolidim fiskal. Raporti tregon se duhen më tepër përpjekje për të zbatuar reformat strukturore që kanë për qëllim luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e fleksibilitetit të tregut të punës. Këto janë hapa tejet të rëndësishme, nënvizon raporti, në rast se Shqipëria shpreson që të jetë e zhvilluar dhe konkurruese në rajon.

Një pikë tjetër që thekson raporti është se bilanci tregtar ka mungesa të mëdha. Nga ana tjetër, Greqia fqinje është një ndër ndikuesit e jostabilitetit rajonal që prek edhe vendin tonë, sipas BMI. Shqipëria preket konkretisht në remitanca dhe kërkesën për eksporte.

Nga ana tjetër, raporti vlerëson se kriza e emigrantëve me të cilën po përballet Europa mund të luajë rol negative për Shqipërinë në muajt e ardhshëm, duke qenë se ka të ngjarë të kalojnë mes vendit tonë në rrugën e tyre për në Europën Perëndimore (sidomos sirianët).

Rruga “mes Shqipërisë” mund të bëhet alternativë kryesore pasi vende të tilla si Hungaria, Kroacia dhe Sllovenia kanë ndërtuar gardhe kufitare për të ndaluar hyrjen e emigrantëve.

BMI Research ka dhënë edhe një parashikim makroekonomik për vendin tonë, përkatësisht për vitet 2016 dhe 2017, duke u bazuar edhe në të dhënat e dy viteve më parë. Sipas Fitch, rritja ekonomike e vendit tonë në 2016 do të jetë 3.1 %, me një rritje të lehtë prej 0.5 % vitin 2017, për tè arritur në 3.6%. Ndërsa inflacionin e vlerëson 2.9 % në 2016 dhe 3.2 % në 2017.

February 25, 2016 10:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*