Ristani: Çka ndodhur vallë me Tahirin? Sulmon dhe median e Prokurorinë

October 5, 2016 16:39

Ristani: Çka ndodhur vallë me Tahirin? Sulmon dhe median e Prokurorinë

Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ku përfshiu në atë që ai e cilëson “Frontin e së keqes” edhe organin e akuzës, ndërsa flet edhe për media të caktuara që synojnë të baltosin punën e Policisë së Shtetit, ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm të PD, Arben Ristani.

“Pse është kaq nervoz sot Saimir Tahiri? Pse gjen armiq kudo nga hedh sytë? Përveç opozitës, tani sulmon dhe median dhe Prokurorinë. Çka ndodhur vallë? Mos ka humbur shumë pikë në bursën e kanabisit? Mos ka humbur 11 tonë drogë? Mos vallë janë Habilajt e tij, pas kësaj ngarkese rekord të kapur nga Prokuroria e Krimeve të Renda? A ka hallin se i ikën miliona euro ku ka hisën e vet, apo laku po ngushtohet dhe kostoja mund të jetë edhe më e madhe?”, ngre pyetjet Ristani.

Sekretari i Përgjithshëm i PD thotë se hetimi vazhdon dhe kushedi çdo dalë në dritë. “Gjithsesi armiqtë që sajon nuk e ndihmojnë të dali në breg”, thotë Ristani.

October 5, 2016 16:39
Komento

1 Koment

  1. Shqupi October 6, 09:33

    O Ristan, sot te falet, gezohu se u bete dy Ben-a.
    Shko futi nje doppio qe te marresh vesh se ku je.
    Alkool-dashes-it vetem kur pine jane te sinqerte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*