Ristani kërkesë Kuvendit për mandatin e deputetes Valentina Leskaj

October 27, 2015 14:03

Ristani kërkesë Kuvendit për mandatin e deputetes Valentina Leskaj

Partia Demokratike thotë se mandati i deputetet Valentina Leskaj ka përfunduar.

Duke marrë shkasë nga leja e dhënë djalit të saj nga qeveria për koncesionin e hekurudhës Fier-Vlorë, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani u shpreh se rasti është korrupsion i pastër nga ana e nënkryetares së Kuvendit.

Ai sjell ligjin e parandalimit të interesit për ushtrimin e funksioneve publike, çka sipas Arben Ristanit, parashikon shprehimisht që fëmijët madhor të një deputeti nuk mund të lidhin kontrata me institucionet publike.

“Po pavarësisht këtij ndalimi, Edi Rama ka standardin e tij të dyfishtë dhe kur vjen puna tek miqtë e tij, ligji pushon së ekzistuari. Ndaj ai lidhi kontratë me djalin e Valentina Leskajt. Nga dita që hekurudha Ballsh-Fier-Vlorë mori emrin hekurudha Leskaj, nënkryetarja e Kuvendit është në shkelje të ligjit, është në papajtueshmëri me ligjin, çdo ditë që mban mandatin, çdo ditë që paraqitet në Kuvendin e Shqipërisë”, theksoi ai.

“Nga dita e dhënies së këtij koncesioni, zonja Leskaj është në shkelje të Kushtetutës, ku neni 71 i saj parashikon rastin e papajtueshmërisë së mandatit. Partia Demokratike do të paraqesë sot në Kuvend kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetes Leskaj. Partia Demokratike nuk do të lejojë shkeljen e ligjit dhe do ta çojë deri në fund këtë çështje”, vijoi.

 

October 27, 2015 14:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*