Ristani: Rama të kthejë prapa rritjen e çmimit të energjisë, ndryshe do u tregojmë vendin sharlatanëve

December 27, 2014 15:51

Ristani: Rama të kthejë prapa rritjen e çmimit të energjisë, ndryshe do u tregojmë vendin sharlatanëve

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, ka dalë në një konferencë shtypi pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Ai ka thënë se PD kërkon nga Rama që ta kthejë prapa rritjen e çmimit të energjisë.

Ndryshe, sipas Ristanit, Rama do të përballet me protesta të shumta dhe qytetarët, sipas tij, do t’u tregojnë vendin sharlatanëve.

Dje, 5 ditë para Vitit të Ri, Edi Rama vendosi një rekord të zi me rritjen prej 25 për qind të çmimit të energjisë elektrike për 75 përqind të shqiptarëve.

Pasi fali apo ndau  600 milionë euro detyrime të njohura CEZ-it, pasi vendosi administratorë hajdutë të pashembullt në këtë sektor, debitorë e persona nën hetim  për korrupsion ose me precedentë penalë dhe pasi thelloi këtë gropë të madhe në pasurinë e përbashkët të shqiptarëve, Edi Rama kërkon t’u marrë qytetarëve edhe qindarkën e fundit. 

Në këtë kurs të çmendur, të shkatërrimit, Edi Rama jo vetëm nuk ndalet, por vendos që në vend të akti ndihme në këtë fundvit të vështirë për qytetarët e vendit, të dërgojë mandatin e kobshëm të rritjes së çmimit të energjisë.

Shqipëria ka mbërritur në këtë pikë si pasojë direkte e politikës së rritjes së taksave, rritjes së shpenzimeve qeveritare, mungesës së investimeve dhe arrogancës e paligjshmërisë qeveritare.

Në 22 nëntor, në një marshim proteste të paparë në dy dekadat e fundit, qindra mijëra shqiptarë e thanë fjalën e tyre. Ata i kërkuan Edi Ramës të mos e rrisë çmimin e energjisë.

Por kryeminstri nuk reflektoi.  Ai mori këtë vendim shkatërrues për xhepat e shqiptarëve pasi u fsheh për muaj të tërë, pasi mohoi se çmimi do të rritej, duke deklaruar deri pak ditë më parë se opozita gënjente dhe çmimi nuk do të rritej.

Edi Rama mashtroi shqiptarët duke thyer premtimin se do të ulte çmimin e energjisë.

Edi Rama mashtroi përsëri kur u tha shqiptarëve se çmimi i energjisë nuk do të rritej.

Edi Rama e rriti çmimin e energjisë elektrike dhe theu kontratën me qytetarët e bashkë me të edhe legjitimitetin e tij.

Durimi i shqiptarëve ka një kufi. Ka ardhur koha ti tregojmë sharlatanëve vendin, si kudo në botën e qytetëruar.

Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të tërheqë menjëherë rritjen me 25 për qind të çmimit të energjisë. Përndryshe do të përballet me protestat më masive dhe të fuqishme që ka njohur ndonjëherë vendi”, ka thënë Ristani gjatë deklaratës së tij./b.l

December 27, 2014 15:51
Komento

4 Komente

  1. Thomaidha December 27, 16:58

    O Ristan!
    E je pergastyitur gje per t’u perballur me DREJTESINE kur te vije koha per krimet qe ke bere???
    Doemos pas bajraktarit tend krye KRIMINERL,Saleh Ram Berishovicit!
    Leri denglat se nuk te degjon njeri,o KOQE KANDARI!!
    Kenimarre fund si njerez pale me si parti,qe kurre nuk keni qene vecse nje BANDE KRIMINALE!!!

    Reply to this comment
  2. . December 28, 00:38

    A ka sharlatan me te madh se ty o trap!

    Reply to this comment
  3. alfonsK December 28, 09:44

    Me se normale ne festa pijne te gjithe jo ky qe esht i komfirmuar pijanik NDAJ DHE PRITEJ NJE DEKLARATE E TILLE PO SI KJO DO KEMI NJE TJETER PAAS VITIT TE RI SE PRAP KY DO CIRET NGA AVUJT E ALKOLIT MOS KA BERE GJE BURG KY?ME KOJTOHET NJE THENJE E “BUKUR” E KETIJ ZOTERIE KUR E PYTEN NE KOMISIONIN E ZGJEDHJEVE PER DISA KUTI TE HAPURA .PYETJA;PSE KETO KUTI JANE TE HAPURA?PERGJET ZOTERIA;PO KU TA DI UNE PO TA DIJA DO TE TA THESHA UN KISHA ZGJEDHUR NJERZIT ME TE BESUAR TE P.D.se PER TI RUAJTUR DHE FAP MANDATIN LULUDHIT!

    Reply to this comment
  4. strugani December 29, 19:58

    Ristan or qeni i stanit ste ka mbetur tjeter gje vec nisu neper fshatrat e Shqiperise sheko nga sa pula dhe qene ngordhin ne dite prej te ftohtit se Lulushi pret nga ju materiale per te denoncuar qe tete japi grada zhduku or piandur ske turp nuk skuqesh te njohin te gjithe Shqiptaret anekenrruzullit toksor kush je ti kriminel, shqiptaret do tju besojne kur ju dhe tere banditet e tu tja ketheni milionat e vjedhura Shqiptareve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*