Balili: Ristani më ofroi 10 mijë euro për 200 vota në Delvinë

May 19, 2014 09:30

Balili: Ristani më ofroi 10 mijë euro për 200 vota në Delvinë

Klemend Balili hedh poshtë akuzat e Arben Ristanit, ndërsa e akuzon ish-kreun e KQZ-së se në 22 qershor 2013 ka kërkuar të blejë votat në Delvinë

 

Zoti Balili, si e pritët deklaratën e zotit Ristani, i cili ju akuzoi dje se kini precedent kriminal për trafik droge në vitin 2006?

Klement Balili

Klement Balili

E prita sa me habi aq dhe me zemërim. Pse e them këtë? Sepse nuk ka asgjë të vërtetë në ato që thotë Ristani si megafon i PD-së. Kjo akuzë bëhet ngaqë ditët e fundit droga është kthyer në modë dhe nuk po lihet gurë pa lëvizur për ta implikuar me doemos qeverinë me narkotrafikantët. Unë nuk kam asnjë precedent, as penal, as kriminal, sikurse thotë ai. Rsitani flet veresie, kurse unë flas me fakte. Nuk kam qenë kurrë në bankën e të akuzuarve. Për këtë ja tek kini dhe dëshminë e regjistrit gjyqësor të Ministrisë së Drejtësisë të datës 16 tetor 2013. Fakti është që unë nuk jam dënuar asnjëherë në jetën time dhe aq më shumë nuk kam asnjë lidhje me akuzat që më janë drejtuar nga Arben Ristani, mbasi këtë e tregon edhe dëshmia e penalitetit, të cilën po jua dërgoj bashkëngjitur. Akuzat janë  shpifje të ulëta personale dhe politike që duan të denigrojnë figurën time, si dhe formacionin politik që unë përfaqësoj

 

Çfarë do t’i thoshnit Ristanit me këtë rast?

Që edhe bashkëqytetarët e mi, si dhe të gjithë ata që dëgjuan deklaratën e tij të qetësohen dhe të besojnë Ristanin, le të më japë një vendim gjykate që unë të rezultoj i dënuar. Por ai këtë nuk e bën dot se në fakt nuk ekziston ndonjë vendim i tillë. Prandaj, unë i hedh poshtë me neveri akuzat e këtij njeriu, i cili me abuzimet që ka bërë vetë si kur ka qenë në krye të KQZ-së, ashtu dhe në detyra të tjera dhe tani që është deputet, ka hyrë në një rrugë pa krye. Ristani niset nga parimi se duke dashur të akuzojë e fajësojë sa më shumë të tjerët, sidomos kundërshtarët politikë, do të fshehë fajet e tij.

 

Pse flisni me kaq bindje për gabime dhe faje të Ristanit?

Unë nuk nisem me hamendje. Nuk do t’i përmend gjithë ato akuza që i janë bërë atij për manipulime të votave kur ishte në krye të KQZ-së dhe që i dinë të gjithë. Për ato le të flasin ata atje lart që i dinë më mirë zullumet e Ristanit. Unë do të flas me fakte, pasi e njoh vetë Ristanin. Po ju tregoj vetëm një fakt: Më 22 qershor të vitit të kaluar, pra një ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit kur partia e Ristanit humbi në mënyrë katastrofike, kemi qenë të ulur bashkë në restorant “Beni” në Sarandë dhe ai më ka kërkuar të blija vota në favor të PD-së.

 

Të blinit vota? Si?

Me para në dorë. Kur ne i thamë se nuk mund ta bënim këtë sepse ne i përkasim një partie tjetër dhe një koalicioni tjetër nga PD, ai na ofroi para të thata që ta bënim këtë.

 

Sa para ju ofroi?

Na ofroi 10 mijë euro vetëm për 200 vota në Kalasë. Dua një mijë karta identiteti që të votojnë për PD-në në Delvinë, Stjar, Bajkaj e fshatra të tjera të zonës së Rrëzomës. Po më siguruat 1000 vota hapni gojën se sa para doni dhe unë do t’ua jap në vend. Ja ky është Ristani. Me sa duket, Ristanit i ka ngelur kunjë që ne nuk u bëmë ortakë me të në një pazar të fëlliqur politik dhe moral, ndaj dhe hidhet e sulmon duke bërë akuza të rreme për të mashtruar opinionin.

 

Kjo është një akuzë e rëndë që i bëhet deputetit Ristani. Si mund ta faktoni këtë?

Në tavolinë më 22 qershor të vitit të kaluar, ishin edhe dy persona të tjerë. Si unë, edhe ata mund të dëshmojnë se si Ristani na kërkoi ta ndihmonim të siguronim vota për PD-në në rrethin e Sarandës, kundrejt pagesave të majme. Ja edhe tani që po bisedoj me ju, me ata jam dhe po kujtonim bisedën me Ristanin atë ditë.

 

PD: Kreu i Transportit në Sarandë u kap me kanabis

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për emërimin e personave me precedent kriminalë në poste të rëndësishme të administratës. Deputeti Arben Ristani denoncoi dje emërimin e një personi të arrestuar për trafik droge, në postin e Drejtorit Rajonal të Transportit të Sarandës.

“Emërimi në poste kyçe të personave me precedent të rrezikshëm kriminalë, është një nga arsyet pse trafiku i drogës ka lulëzuar në çdo cep të Shqipërisë. Edi Rama ka treguar me të vërtetë vendosmëri në përfshirjen në administratë të këtyre personazheve, që shpesh kanë bërë bujën e kronikës së zezë në vend. Klemend Balili është arrestuar ne korrikun e vitit 2006, me 750 kilogramë kanabis. Aksion i suksesshëm i policisë në atë kohë, pasi i arrestuari dyshohej se drejtonte një klan kriminal në Sarandë e përreth. Sot, Edi Rama, njeriun e 750 kilogramëve kanabis, e ka bërë Drejtor të Drejtorisë Rajonale të Transportit në rrethin e Sarandës. Ja pra kush është modeli i qeverisës së Edi Ramës. Ja përse droga ka shpërthyer ngado.”- deklaroi Ristani. Sipas tij, “Kryeministri jo vetëm u ka hapur rrugën trafikantëve, por u ka dorëzuar edhe zyrat e rëndësishme të shtetit”.

 

Reagon Ministria e Transportit: Klemend Balili, i padënuar

Pas akuzave të PD-së, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka publikuar dëshminë e penalitetit të drejtorit Rajonal te Shërbimit të Transportit Rrugor Sarandë, në të cilën Klemend Balili rezulton i padënuar. “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), pasi dëgjoi deklaratën e Deputetit Arben Ristani, sqaron opinionin publik se:

1. Zoti Klemend Balili kryen detyrën e Drejtorit Rajonal te Shërbimit të Transportit Rrugor Sarandë që prej muajit Tetor 2013.

2. Në dosjen e tij në zyrën e personelit, ekziston Dëshmia e Penalitetit me numër 4 datë 16.10.2013 lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.

3. Sipas kësaj dëshmie Zoti Balili rezulton i PA DËNUAR. Dëshmia e Penalitetit është dokumenti ekskluziv që sqaron gjendjen gjyqësore të çdo shtetasi të Republikës.

4. DPSHTRR shpreh keqardhjen për insinuatat që hidhen në dëm të punonjësve të saj.”- thuhet në deklaratën e Ministrisë.

 

* * *

Shpif, shpif, se diçka do të mbetet!

Koment nga Xhevdet Shehu

Akuza e deputetit demokrat Arben Ristani ndaj drejtorit Rajonal të Shërbimit të Transportit Rrugor Sarandë, Klemend Balili, për trafik droge në vitin 2006, është na valën akuzave të shumta të ditëve të fundit pas ngjarjes në Divjakë, të mbushura me drogë dhe narkotrafikantë. Në të gjitha këto deklarat dhe akuza të panumërta nga selia blu, vërehet qartë prirja për ta nxjerrë me çdo kusht qeverinë Rama të lidhur me narkotrafikun. Mirëpo reagimi i menjëhershëm i Ministrisë së Transporteve, publikimi i dëshmisë së penalitetit të zotit Balili si dhe intervista që ai dha për gazetën ‘DITA’ përgënjeshtrojnë katërcipërisht deklaratën dhe akuzat e Ristanit. Përkundrazi, në intervistën e tij, Balili e akuzon rëndë Arbden Ristanin për trafik vote në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit të vitit të kaluar. Ristani del se i ka ofruar 10 mijë euro për 200 vota në favor të PD-së në Kalasë dhe një shumë mjaft më të madhe nëse do të bëheshin 1000 vota në Delvinë dhe fshtrat përreth. Nëse, Balili ofron dëshminë e penalitetit ku rezulton i padënuar nga gjykatat, si provë për pafajësinë dhe pastërtinë e figurës së tij, akuza që i bën Balili deputetit Ristani për trafik vote është më e besueshme. Është më e besueshme sepse më shumë se çdokush tjetër, Ristani e di mirë këtë punën e tjetërsimit dhe trafikimit të votave. Kur ishte në krye të KQZ-së, ai ka bërë një masakër të vërtetë me votat e qytetarëve, dhe këtë e kemi parë kushedi sa herë si në zgjedhjet e përgjithshme të 2009-s, ashtu dhe në zgjedhjet vendore të 2011-s. Ndaj dhe besohet se Ristani e ka bërë këtë punë edhe në Sarandë. Është mbase e vetmja punë që ai di të bëjë mirë, për të cilën Berisha e ka shpërblyer.

Po pse del e sulmon pikërisht Ristani? Ai sulmon dhe akuzon në emër të PD-së, së cilës duket se nuk i interesojnë fare dokumentat dhe dëshmitë që rrëzojnë akuzat e saj përditë. PD-së nuk i intereson as dinjiteti i Ristanit dhe atyre që dalin e bëjnë deklarata përditë të mbushura me shpifje dhe mashtrime në emër të saj. Në këtë tymnajë thashethemesh e akuzash që mbajnë erë hashash e marijuanë të këtyre ditëve pas ngjarjes së Divjakës, PD-së i intereson më shumë parimi i njohur dhe djallëzor: Shpif, shpif, se diçka do të mbetet!

Dëshmia e penalitetit që  tregon se Klement Balili është i padënuar

Dëshmia e penalitetit që
tregon se Klement Balili është i padënuar

May 19, 2014 09:30
Komento

49 Komente

    • feniks May 18, 17:12

      Aldo pushti!
      Ky Balili,qe na tregon ti eshte ushtari i LSI-se,i asaj partie qe mbajti Sali Qen Berishen ne SUNDIM per 8 vjet rresht!!!
      Kjo eshte formula e ketij SISTEMI KRIMINAL KAPITALIST:
      NDARJE E PUSHTETIT ME PERQINDJE,SIC BENI USHTRITE PUSHTUESE NE MESJETE,QE PAS LUFTE U SULESHIN VJEDHJES SE PLACKES!!!
      Ne socialistet jemi pa pune,ndersa LSI-stet kane ZAPTUAR edhe vendet tona!!!
      Kjo eshte ajo,qe quhet DEMOKRACI KAPITALISTE,gjoja me e mire ne bote!!!
      Shajeni SOCIALIZMIN SA TE DONI,POR AI ISHTE SISTEMI ME NJEREZOR NE BOTE!!!
      Per gjera te tilla Enver Hoxha te VARTE NE MES TE QYTETIT!!!

      Reply to this comment
      • Aldo May 18, 20:41

        Nje gje te thuash ktu se ste lene kelyshat e direkt me ofendime. O legen burre un ta dish ti kam dhene familjarisht voten per PS qe nga 1992 po kurre sma merrte mendja se vota e Shqiptareve do perdorej si leter higjenike. Mua sme intereson i kujt eshte ky zoteria se per kryeminister njoh Edi Ramen e jo Ilir Meten. Sa per ty Xhonson edhe Ristan Rakia ashtu tha : i emeruar 1 i arrestuar per droge. A lexoni ju apo thjesht lexoni titujt

        Reply to this comment
        • anim May 19, 14:08

          Nese Balili thote qe Ristani i ka kerkuar qe te blej vota ne Sarande me 10 mije vota – duhet pyetur perse nuk e ka kallezuar kete fakt ne prokurori ne ate kohe??? Perse valle Ristani i Bishes i paksa kerkaur Balilit kete gje – mos valle Balilit i kane dale fjale se merret me keto ceshtje?
          Pamvaresisht nga qelbesirlleku qe del nga goja e Ristanit/Nishanit/Bashes e Grides se Bishes se Vicidolit – minimalja qe duhet kerkuar nga maxhoranca dhe personat si Balili eshte qe ti permbahen etikes dhe flasin me fakte e dokumente. Cdo akuze qe nuk mund te vertetohet dhe qe nuk eshte cuar se pari ne prokurori nuk i takon me ta bejne ata qe jane ne pushtet!!!

          Reply to this comment
    • xhonson May 18, 17:24

      Bravo Aldo!
      Na nxorre lajmin e arrestimit te Balilit,por kjo nuk mjafton per te vertetuar se Balili eshte TRAFIKANT DROGE!!!
      Lajmerime te tilla ka patur plot ne kohen e KLIKES KRIMINALE TE BERISHES,per te mbuluar SKANDALET KOLOSALE TE VET BERISHES!!!
      Do besh mire te na botosh edhe VENDIMIN E GJYQIT,ne se eshte denuar ky Balili,bile te TRE SHKALLEVE TE GJYQSORIT!!!
      Kete na thuaj ti e jo FLETUSHKA GAZETE TE PD-se,qe as per te fshire SUMEN nuk vlejne!!!

      Reply to this comment
      • petrit May 19, 09:02

        Vetem militantet e semure socialiste komentojne me “sume”.
        Pak ka rendesi se ky zoteria qe permendet, eshte i PS, i LSI apo edhe i PD.
        Rendesi ka qe nga Ministria e drejtesise me dt.16.05.2014, dikush ka firmosur nje “deshmi penaliteti” per kete person, qe bie ne kundershtim me njoftimin e Ministrise se mbrendeshme te qeverise socialiste ne vitin 2002 ku thuhet kjarte se ne kontrabanden e 750 kg droge, pervec disa oficereve te policise, eshte perzjere edhe biznesmeni Balili, duke deklaruar bile se ketij i eshte sekuestruar edhe pasuria..
        Ne fakt, nuk eshte vetem Balili qe duhet te permendet si mafioz. Duhet gjetur edhe nepunesi qe ka firmosur kete deshmi fallco penaliteti, per ta denuar ate si bashkepuntor me krimin.

        Reply to this comment
  1. Zullumi May 18, 11:32

    Z. Ristani! Nuk të shkojnë deklaratat politike, pasi ti je vetë hajdut, i korruptuar, pijanec dhe trafikant droge. Të ishte ndonje tjetër (por PD të gjithë njëlloj i ka si puna jote) edhe mund ti besonim të tilla deklarata.
    PD e kryesuar nga Sali Berisha, eshte kthyer si një herë e në një kohë si Partia e Punës me luftën e klasave. Nuk do mend se keshtu do të bëjë, se në PD drejtojnë vetëm ish-komunistët dhe bashkepunëtorët e sigurimit të shtetit.

    Reply to this comment
  2. drejtesi May 18, 11:55

    Qe te mos i hame hakun Rames . Keta jane te te ndriturit ,te pakrahasueshmit,te paperlyerit, te djamantit plitik ,te pakurrptuarit ,te shenjtorit te Shqiperise . Keta jane te Lartemadherise se tij Meta i pare . Ska rendesi fare se lulezuan ne kopshtin e Berishes , me te tille potisje qe u beri Meta ,prit kur ti zene fytyn edhe qeparisit te rilindjes .Keta jane LSI-ia ndjes paste ? Juve rilindasve po pyes .

    Reply to this comment
    • saranda May 18, 12:32

      Drejtesi jam plotesisht dakort me ty…..
      Ristani ben mire ti drejtohet Ilir Metes dhe jo Edi Rames……
      deri dje ky fisi i Balilajve ishin te perkedhelurit e Sali kriminelit,tani qe e drodhen me LSI i denoncon Ristan pijaneci..

      Reply to this comment
  3. qerosi May 18, 11:59

    ik o pijanec o legen ku esht muli tani po te qi gruan o pleher

    Reply to this comment
  4. miro May 18, 12:54

    o ristano po te kerkon …..qerosi me te thene nje fjale ne vesh………ahahahah

    Reply to this comment
  5. Begu May 18, 13:22

    Ristani realisht erdhi nga kriminaliteti ne kryesi e ne grupin parlamentar te PD.Erdhi se “meritoi” te vije, ai e solli me hjdutri bashne ne KryebashkiAak te Tiranes dhe nga “!mjeshtria” e tij erdhi ne krye te PD,duke vrar e likuduar kundershtaret partiak.Ristani, dikur udhetonte me helikopter, nga kqz ne shtepi e anasjelltas.Kete e “meritonte” per “aftesi” profesionale te hajdurise ne diten me dilell.Tash ka marr rolin “meritor” te jete deputet i perkrhahur anti PS, me genjeshtra e skena te gjitha llojeve.

    Reply to this comment
  6. luli May 18, 13:29

    mjafte me fiyerje po ka diqka te vertet po , nuk duhet te behemi edhe ne si sala se na qojn per lesh populli

    Reply to this comment
  7. xhoana May 18, 16:09

    O plere ti je vet I korruptuar nuk ke pse akuzon te tjeret drogaxhi nje cop idjoti je

    Reply to this comment
    • Ajo atje May 23, 00:30

      Lexoj komentet dhe m vjen vertet per te qeshur me popullin ton te degjeneruar qe duartroket nje politikan te ndyre si ristani. Pasi nese se dini ju e di gjithe shqiperia qe PD 8vjet e mbajti pushtetin me dhune. Jan shum te dobet per te perballuar humbjen keshtu q dalin e komentojne me fakte gazetash. Nderkohe qe gazetat na kane faktuar qe saliu eshte nje kriminel i vertet… Atehere cfare ben ai jasht hekurave??? Sa per sarandjotet qe dalin si shkerdhata e komentojne pa identitet fladin si qente qe vrau bashkia se benin pis qytetin…

      Reply to this comment
  8. eri May 18, 16:12

    Kur kishe pushtetin ne dor falje vrases ndersa tani qe e hengre sallamin nga tkatra anet mundohesh te nxjerresh nfaj tjeret

    Reply to this comment
  9. iriu May 18, 16:25

    Keshtu ndodh kur k….t flasin per moral !!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  10. Zeqo Vora May 18, 16:25

    ky Kelmendi eshte ndalur dhe eshte prangosur si trafdikanbt droge, Ristan Plehra ka te drejt

    Reply to this comment
  11. pelivan May 18, 16:26

    Ka dite qe Don kishoti,( Me falni), Saliu,i’a ka hipur Ristanit,( Me falni),Rosinantit… Mirpo, po ja shterngon aq forte frerin, sa ai Ristani, (Me falni), Rosinanti, eshte harbuar, e, ka te ngjare t’a rrezoj nga kurrizi,e ta hedh per sheshi,biles pa fryme, te zotin… Edhe,cfare pastaj?! Jo mor jo,jo per ndonje gje xhanem,por, do thone qe,(Larg qofte). E gremisi Rama, i cili e paskej veth ne vesh,ate, profecin e te madhit namik Hoti… E, keshtu qe, dhe nja dy muaj te tjera do e shtyjme me ket ngjarje… Medemek,dhe (Shyqyr mr ne fund),s’do behet me fjale, per ate ballonin e bler tek Gabi…

    Reply to this comment
  12. Shqipetari May 18, 16:28

    @luli, perdor ndonjehre edhe germen e gjuhes se embel shqipe “ç”

    Reply to this comment
  13. Jozi May 18, 16:40

    KY KELMENDI GENJEN QE SESHT DENUAR ME PAR UN E DI SHUME MERE ASHTU SI E DI DHE RISTANI AI KA KAPUR TE JEMEN E RISTANIT DHE E KA PERDHUNUAR PRANDAJ ESHT DENUAR

    Reply to this comment
  14. I drejti May 18, 16:52

    Se kush eshte Ristani, e dime te gjithe.
    E dime edhe se nje pjese e mire e emrave te akuzuara nga opozita, jane perfaqesues pragmatiste te LSI dhe te zotit Meta. Mesa duket koalicioni funksionon pa nderhyre tek njeri tjetri, pavarsesisht nga niveli i kandidatures qe emrohet, apo shkalla e implikimit te tij.
    Por ne te tilla raste, me akuza dhe kunder akuza, ky zoti Kelmend Balili, apo Klement Balili, me pare e paska patur emrin Vezir Balili, duhet te kallezoje per ndjekje penale, per shpifje ndaj nje zyrtari ne krye te detyres, denoncuesin Ristani.
    Eshte e pamjaftueshme te nxjerresh deshmine e penalitetit, aq me teper qe po akuzohesh se je arrestuar, dhe jo se je denuar.
    Duhet sqaruar se ne cilat kushte e rrethana je arrestuar, je liruar si i pafajshem, kush mbajti pergjegjesi per arresitmin tend te paligjshem. A je perfshire ne kete ngjarje per shkak se ndonje i afert i yti te ka implikuar edhe ty????
    Keto sqarohen edhe gjate hetimeve. Merr denoncimin e Ristanit dhe shko kallezoje ate penalisht. Nese je i menderosur, ik jep doreheqjen, dhe duhet qendruar deri penalisht per ata te cilet te dorezuan çelesat e zyres, pa te verifikuar.
    Po ne e duam Rilindjen. Ne rradhe te pare termin, me pas zbatuesit. Por nuk duam nje Rilindje me metoda Saliste. Nuk duam nje Rilindje qe nuk ka fuqi ti thote jo emrave te dyshimte, qe vendos partia e programuar per te qene antare e çdo koalicioni, me te vetmin qellim, te zhvase, çte zhvase, nga xhepi i rreckosur i shqipetarit.

    Reply to this comment
  15. fat man May 18, 17:17

    Kelmend leri pallavrat por drejtohu ne gjykate per shpifjen dhe uljen e figures, qe PD nepermjet pijanecit ordiner Ristani te kane vene damken e nje burgaxhiu dhe narkotrafikanti. Po te jesh burre mos prit sa te behet gjyqi por bej hakmarrje personale ndaj te droguarit Ristani, si pjese e skuadres se degjeneruar, imorale, kriminale te PD, e cila e ka katandisur veten ne nje seksion kuadri qe merret me biografite e te tjereve si ne kohen e “arte” kur ishte Sekretar Partie i PPSH xhelati Sali Ver Llapa.

    Reply to this comment
  16. edi May 18, 17:26

    Po.. o RISTANI po… je bythe e zgjuar ti. Nese eshte e vertete ajo qe thua, si ka mundesi qe BALILI paraqet dokument pastertie me ligjin datuar ne mos gaboj tetor 2013 ku ishit JU. Apo i morret leke kur e kapet, leke kur e gjykuat dhe leke kur i hoqet “njgjollen”. Dhe tani akuzoni RAMEN qe kontrollon dokumentin e pastertise leshuar nga JU dhe i beson.Kujt jua shisni keto tangerlleqe JU, more kopila.

    Reply to this comment
  17. Arben May 18, 17:34

    OR MIK TI JE MARRE ME DROGE DHE BEN PORDHE

    Reply to this comment
  18. P.A.B May 18, 17:45

    z. Ristani ne akuze – eshte Arrestuar.
    z. Balili mbrohet me – s’ jam Denuar

    Lexuesi Aldo – jep link qe provon arrestin [vec nese eshte tjeter K-B]

    Prandaj keshtu flasin te gjithe njeri mbi tjetrin e fantazia nuk mbaron … . Fare thjeshte mund te merret ngjarja e 2006-tes dhe sqarohen punet. Me beri pershtypje – tek linku – se z. Balili jepej si drejtues kompleksi biznesi, e me biznesi te tjera private; di kush te thote neqoftese dhe sot eshte Biznesmen? Nese po, pse drejton dhe Transportin per Shtetin ne Sarande?

    PD-ja e ka shume gabim me deklarata gjithe-perfshirese, dhe kur jane ne rregull, nuk gjindet cdo rast Lokal [tropoje/velipoje/ durres/ sarande] per te dale ne konkluzione te tilla. Po ashtu ne asnje rast nuk i sheh te botojne dokumente dhe fakte. Kjo Opozite e dobet eshte fatkeqesi per Demokracine, veprojne ne te njejten forme si dje kur ishin ne Pushtet … zhurme-zhurme e aspak pune e rezultate. Qeveria e Koalicionit ka 100 probleme per tu pergjigjur ne nivel Shteteror.

    ***

    @ Ristani, ja nje … kerkoni llogari per PARANE.

    a) z. Rama mori Konsultues Britanike – Crown Agents – me kontrate Euro 8.500.000 per 2vjet. Me efekt “ndryshim imazhi te Doganes Shqiptare, tranjime, efektivitet”

    b) z. Rama a ne kohen “kur ai eshte roje i ketij procesi” emeron nje ish-Ekzekutiv te BelleAir, qe vjen nga Bota e Falimentit.

    Tani pse Qeveria shperdoron parane Publike duke paguar per Permiresim Imazhi e ne ane tjeter e Perbalt Imazhin? Si prishet Paraja Publike ne kete forme a askush nuk Shqetesohet? Me 9.000.000 Euro – qe ta dime – mund te hapen ne 4 biznese mesatare me 50-180 punetore, duke punesuar 2-3-700 persona ne varesi te produktit/ sherbimit/ cmimeve. Me keto ke ndikuar 3-4.000 familje. Nje numer i tille eshte i konsiderueshem per Shqiperine, ose nje qytet i vogel i dale nga varferia. Thuaj Laci, Maliqi apo Kopliku; nese investimi behet me mend.

    Sa Kushtojne 9.000.000 Euro? Le te pergjigjet z Ristani.

    1) Sa oficere Policie shtese, me baze llogjistike paguhet nga kjo shume?
    2) Sa arsimtare apo shkolla lokale mund te hapen me keto para?
    3) Sa ekstra infermiere dhe mjeke paguhen me ~ Euro 9.000.000?

    ” O Beno” …si arrite deri ne kete pike…”or burre i dheut” C’ndodhi me ty?

    ***

    “Ristan” Politika ne Boten Normale, gjithshka bie dhe fitohet (ne Politike) tek sherbimet:

    Rend-Arsim-Shendetesi, gjithmone me numra esktra a kush ben shkurtime ne to. Me deklarata shtypi, salihe-e-ilire dhe Pa Laps; nuk behet SHTET. Genjeni veten. Kaq.
    Jeni Diletante.
    Dilentante dhe Delirante.
    Delirante dhe Destruktive;
    Se keni idene se cfare beni e as cfare duhet bere.

    NUK E KENI PROBLEM FARE per Popullin e Qeverisjen e Tij!
    Fare-Fare.

    Reply to this comment
  19. Toni i Madh... May 18, 17:50

    Mos’ ja vini renè ketij fityr mushkès se sot ka veshur fundin e Laurès.

    Reply to this comment
  20. Emigrant May 18, 18:24

    Nuk e di nje gje nuk kam mare vesh tamam ky Ristani ka qene apo jo i denuar ndonjehere ne kohen e Sales

    Reply to this comment
  21. Jozi May 18, 20:13

    DELETED.

    Reply to this comment
  22. alfa May 18, 20:13

    Shkurt ! Shikojeni ne fotografi fytyrdhjerin Ristani ! Nje bajge e vertete e Saliqenit !

    Reply to this comment
  23. Longari May 18, 20:36

    Mos ia vini re Ristanit se porsa ka bere shiringen dhe eshte akoma nen ethet e droges.

    Reply to this comment
  24. zeni May 19, 00:31

    Po flet Ristani qe u denua nga Sala per mitmarrje dhe me vone u be kryetar KQZ-je dhe zv,minister i rendit.

    Reply to this comment
  25. Hulk May 19, 08:05

    Balili i LSI, sot eshte funksionar i qeverise. Dhe nuk ka pse te thote Ristani ti drejtohet Metes, por ben mire qe i drejtohet Rames qe mori Meten ne qeveri me gjith llumin e tij pas. Sa per ate qe eshte arrestuar e pastaj qenka liruar, kjo tregon arsyen e shtimit te trafikut te droges, se lirohen trafikantet dhe gjejne strehe ne politike e mbrohen kot ne shtyp.

    Reply to this comment
    • tema May 19, 08:56

      Shume e sakte ” Hulk”, LSI- ja ka mbledhur dhe vazhdon te mbledhe te gjithe llumin e shoqerise shqiptare.
      Zoti Rama beri gabimin me te madh te jetes se tij qe bashkepunoi me LSI perpara se te dilti rezultati i zgjedhjeve 2013.
      Kjo gje ndodhi mbase populli yne ka nje shprehje: “Nga dy te keqija, zgjidh te keqen me te vogel”. (e keqja ma e madhe dihej se kush ishte ..SAL KRIMINELI).
      LSI -ja nuk e ka per turp qe te fuse ne gjirin e saj dhe te bashkepunoje me cdo kriminel, hajdut, drogaxhi, e lloj dredharakesh, MJAFTON qe te behet votues i saj.
      KY ESHTE SOT REALITETI SHQIPTAR……..TURP,,, TURP,,,,,SHUM TURP…..

      Reply to this comment
  26. banushi May 19, 09:04

    E po asgje qe thote PD me Ristanet nuk eshte e vertete, shpejt a vone te gjitha po dalin nul.

    Reply to this comment
  27. marinari May 19, 09:43

    U desh Rama te dalin ne shesh te gjitha maskaralleqet dhe maskarenjte.

    Reply to this comment
  28. ALBANO May 19, 10:54

    tallni b ::::more politikane se shqiptaret jane lope ::berisha basha :::meta rama jane me vila po vjedhin ::: e bene shqiperine pisellike dhe ju ziheni me njeri tjetrin e lagu se lagu ::nuk e shikoni se jane hajduta apo jeni debila ::::tirana eshte qyteti me i pise :me polucion ne europe perse :::sepse rama basha bejne pallate se marrin perqindje dhe populli e lejne ne merde ::::pershendetje ::::shahuni :::dhe hani buke me kos si ne kohen e enverit :::

    Reply to this comment
  29. tema May 19, 12:14

    Po pse nuk thoni qysh me heret…… se keto paskan qene shoke (Ben Hajduti dhe ky Kelmendi), paskan vjedhur dhe ndare para bashke.
    Hajde LSI, hajde,,,,,,,, nje dore ne bakllava ,,,,,,,, nje dore ne revani…….

    Reply to this comment
  30. VLORA, VLORA May 19, 12:22

    E po kot nuk te ka takuar Ristani, o z. Balili! Sepse nuk duhet te jesh burre i mire, Pse nuk takoj nje tjeter Ristani, po te ofroi ty para. Sepse e dinte se ti vdes per pak lek.
    Tani, per deshmine qe ke bere prokuroria duhet te therrase menjehere dhe qeveria duhet te shkarkoje menjehere nga detyra.

    Reply to this comment
  31. Gjiri i rrumpalles. May 19, 12:55

    Balili eshte burre i ndershem.!!

    10 mije Eurot e Ristanit, i refuzoi. Deri ketu, jemi ne rregull me Belulin. Aty, ku historia fillon e behet problematike, ka te beje me faktin se cfare u pagua nga LSI dhe Ilir Blloku, per te marre “sherbimet” e Balilit dhe kalimin e tij tek LSI.
    Apo ishin “bindjet politike”,,,arsyet e anetaresimit ne LSI???

    Kryeministri Rama, donte te na sillte RILINDJE. Me Balila dhe kopila, nuk nderton dot nje nevojtore dhe jo me administrate te nje shteti europian. Ristani dhe Balili,,,,jane tipat e “shqiptareve europiane” qe ka prodhuar kjo demokracia jone. Jane perfaqesuesit e dallkaukllekut dhe ordinerizmit.
    Sa me shpejt ky kryeminister, shkeputet nga gropa e fekaleve te Ilir Metes,,,aq me prane, arritjes se qellimeve te tij politike, do jete ai vte, por edhe ky vend. Nese cmimi qe duhet te paguhet per nje gje te tille,,,do ishin zgjedhjet e parakohshme,,,atehere nuk ka arsye per te nguruar. Ky popull, e din mire se ku jane shpellat e kacakeve.!!

    Reply to this comment
  32. ### May 19, 14:15

    Mirë ishe avokat z ristani..vendose të ndrrosh profesion?!ste dilnin paratë??!ke të drejtë…tu hap oreksi dhe ti..ik mblidhu në kasolle more kryehajdut..se profesioni yt i vërtetë është të vjedhesh vota..votat e shqiptarve të ndershëm o njeri i pabesë..turp..

    Reply to this comment
  33. P.A.B May 19, 14:47

    Ka dicka shume domethenese ne “formim e sjellje te figurave Publike ne Shqiperi; lexo: Ato qe Paguhen nga Taksat e Shqiptarit te Varfer. (a) e duan vemendjen e Opinionit Publik (b) gjithmone e genjejne Opinionin Publik. Ristani te cilin nuk i intereson per akuzat, as per drogen e as per Demokracine e shtetin; bile as nuk sqaron se vete vjen nga Penaliteti e Burgu, dhe si e ka marre/ apo eshte fshire ky denim, arsyet nje-mbi-nje; te jemi korrekte: Nuk that qe z. Balili ka denim pernal, por eshte Arrestuar.

    Dje dhe sot, ne kete interviste te gjate po ashtu; zoteria vazhdon me kam Deshmi te Paster; “more z. Balil” ajo eshte mire por pergjigjuni nje akuze direkte: “Jeni Arrestuar apo Jo? Nese jo per cfare, dhe si jeni liruar? ” Standartet per figurat publike, qofte dhe ne nivel lokal, jane pak me te “holla se ato te qytetarit te thjeshte” Sic e kane thene te gjithe pasi lexuan kete interviste/ z.K.B kur denonconi Ristanin tani, pasi jeni vete i akuzuar nga ai, kjo mban ere. Por te del ky problem ligjor, pervec anes morale:

    Kodi Penal / Neni 300 – Moskallëzimi i krimit
    ___________________________________

    “Moskallëzimi në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet e rendit publik, të pushtetit ose të administratës, i një krimi që është duke u kryer apo që është kryer, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.”

    Prandaj ne Shqiperine tone te varfer ka akuza/ kunder-akuza, e asnjeri nuk pergjigjet per fjale, veprime, krime apo moskallezim Krimi. Z.K-B, duke mos denoncuar Ristanin, atehere ne nje Krim te Hapur ne orientim te manipulimit te PROCESIT Zgjedhor, ato te “dy deshmitaret” ne nje Shtet Normalo te fundosnin ty. Me vetedije keni fshehur nje tentative kriminale dhe korruptive. Duhet te dorezoni Postin publik; me a pakta. Kur nje Zyrtar i Shtetit, nuk arrin te mbaje figuren morale e s’denoncon korrupsionin ai s’duhet te punoje ne nen Rrogen e Taksa-Paguesit Shqiptar. Me kete deklarate, sot, Prokuroria e Republikes ka Material te mjaftueshem t’ju arrestoje, precendete te tille juridike per arreste ne deklarime Publike, ka ne te gjithe Boten.

    Reply to this comment
  34. Zeqo Vora May 19, 17:14

    perse shteti nuk vepron ta arrestoj Ristanin pas ketij denoncimi, apo meqe eshte dhender i ri?

    Reply to this comment
  35. I drejti May 19, 17:26

    Dje e komentuam denoncimin e bere nga Ristani ne adrese te ketij Balilit.
    Por intervista e sotme perforcoi konkluzionet e dala ne komentet e disa komentuesve te nderuar te gazetes DITA. Ky Balili i perzjere ne afera votash, droge, biznesi, e se fundmi ne aferen e sigurimit te nje vendi pune me leke, jo vetem qe nuk e sqaroi pozicionin e tij, ne kete interviste te fundit, por vertetoi se eshte i te njejtes kulture kriminale me ate te denoncuesit te tij, Ristanit.
    Zoti Balili duhej te sqaronte nese eshte arrestuar ndonjehere per droge, apo jo.
    Kjo eshte e thjeshte. Te gjithe e dime se mund te te behen akuza te padrejta, sepse ketu jetojme, dhe akozat behen per shkaqe politike. Gjithashtu te gjithe e dime se kur tund deshmine e penalitetit, dhe nuk je denuar nga nje vendim i formes se prere te gjykates, jemi para prezumimit te pafajsise. Por zoti Balili po akuzohet per trafik droge, dhe kjo nuk eshte nje akuze qe mund te behet kollaj, se me pas duhet te vertetohet.
    Dje i sygjerova Balilit qe te kallezonte Ristanin ne Prokurori.
    Sot pas intervistes nuk ka dyshim qe Balili eshte nje kontigjent kriminal, dhe e pakta eshte nje person i korruptuar. Me pak ngacmim ai hodhi ne tavoline fakte te reja ku vetimplikohet, por qe implikon rende edhe kriminelin e vjeter Ristani. Tani nuk ka me vlere kallzimi. Tani Prokuroria duhet te filloje hetimin e te dy kontigjenteve kriminale Ristani e Balili, kryesisht.
    Por fillimisht ky Balili, qe qytetaret e Delvines e Sarandes duhet ta njohin mire, jo vetem nuk duhet te mbrohet publikisht nga Qeveria, por menjehere duhet te shkarkohet, ne menyre qe prokuroria te kryeje nje hetim te plote, objektiv e te gjithanshem si per Balilin edhe per Ristanin.
    Deshmia e penaliteit e kuadrit te LSI-se Balili, i ngjan deshmise se kryetarit te LSI-se Ilir Meta. Sado ta tundi Iliri deshmine e penalitetit, shqiptaret nuk mund te harojne se dora qe tund deshmine e tij, ishte dora qe tundte bllokun e vjedhjes e korrupsionit. Ilir meta i dredhoi drejtesise por nuk u be i pafajshem. Po keshtu dhe keta kuadrot alla LSI e alla Balili.
    E perseris, jemi per Rilindjen, por ne rradhe te pare jemi per drejtesine dhe shtetin ligjor. Jo me deklarata e guret ne trasten e publikut, por me fakte konkrete.
    Koha vrapon, pritshmeria e publikut shtohet, shtohet protesta, me pas penalizimi.

    Reply to this comment
  36. Jozi May 19, 18:53

    CFAR I KA RISTANI DHJJET MIJ EURO SE JA KA NXJER E SHOQA NE XHADE DHE CA JA KA DHEN LULUSHI QE E BERI KRYETAR BASHKIJE

    Reply to this comment
  37. Arben May 20, 05:48

    PO TI JA DHE ILIR M SEPSE TE OFROI 20,000 APO SI ESHTE PUNA????!!!!!

    Reply to this comment
    • Ajo atje May 23, 00:42

      Kush jeni ju dhe me cte drejte gjykoni…. Nga momenti qe ai publikon vertetimun e pafajesise tregon q eshte i pafajshem. Dhe arsyeja q ristani i eshte drejtuar atij ka qene se n qytet esht nga t vetmit tipa qe i degjohet xeti… Po keshtu jan satandjotet

      Reply to this comment
  38. ### May 20, 13:29

    DELETED

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*